Tutorial për konfigurimin e internetit
Tashmë ju mund të konfiguroni telefonin tuaj me shërbimin e Internetit apo MMS-së shumë thjesht dhe online.
Në mënyrë që të përdorni shërbimin e Internetit apo MMS-ve ju duhet të keni:
1. një aparat celular që mundëson shërbimet Internet/MMS
2. numrin Vodafone të aktivizuar për shërbimin përkatës (Internet/MMS)
3. aparatin celular të konfiguruar për shërbimin përkatës (Internet/MMS)
Udhëzim: Konfigurimi duhet të bëhet sa herë qe ju ndryshoni modelin tuaj të telefonit ose në rast se fshini konfigurimet përkatëse të këtyre shërbimeve (Internet/MMS).
Hapat e konfigurimit online
Për të konfiguruar telefonin tuaj për shërbimin e Internetit apo MMS ju lutem ndiqni hapat e mëposhtme:
1. Vendosni numrin Vodafone në fushën e kërkuar
2. Vendosni në fushën e kërkuar kodin PIN që ju vjen me SMS në telefonin tuaj
3. Zgjidhni markën dhe modelin e aparatit që ju dëshironi të konfiguroni
4. Te fusha "Konfigurimet" zgjidhni shërbimin që dëshironi të aktivizoni
5. Zgjidhni "OK" për të konfirmuar të gjitha veprimet e mësipërme
Pasi të keni ndjekur këto hapa ju do të merrni një SMS konfigurimi në celularin tuaj ,të cilin duhet ta ruani dhe të vendosni kodin 5555.
Tashmë ju mund të eksploroni faqet tuaja të preferuara, direkt nga celulari juaj kudo ndodheni, apo të ndani momentet më të bukura me MMS.
A ju ndihmoi ky informacion?