VoLTE
Cilësi maksimale dhe lidhje më e shpejtë e telefonatës në rrjetin Vodafone GigaBit Net 4G. 
VoLTE (Voice over Long Term Evolution) është faza tjetër e teknologjisë VoIP (Voice over Internet Protocol), që mundëson kryerjen e telefonatave tradicionale në rrjetin 4G. 

Më shumë për VoLTE
Cilësi absolute e telefonatës audio dhe video
Cilësi maksimale HD e zërit 
Lidhje e shpejtë e telefonatës
Internet me shpejtësi maksimale edhe gjatë kohës qe jeni duke kryer një telefonatë në VoLTE

Çfarë është VoLTE?
Nëse je duke lundruar në internet në rrjetin 4G dhe kryen apo merr një telefonatë, ti vazhdon të qëndrosh i pashkëputur në rrjetin 4G. Gjithashtu përfiton cilësi maksimale, lidhje më të shpejtë të telefonatës pa asnjë aplikacion specifik dhe pa shpenzuar internet nga paketa jote. Ky është një avantazh krahasuar me aplikimet të cilët përdorin trafikun tuaj të internetit për telefonata. 

Përparësitë e VoLTE
Për kryerjen e telefonatave VoLTE përdoret direkt rrjeti 4G, gjë e cila do të thotë që shpejtësia është më e lartë se ajo e një telefonate VoIP. Kjo gjë mundëson një cilësi më të lartë të zërit gjatë telefonatave tuaja dhe ka probabilitet më të vogël për shkëputjen e një telefonate.  

VoLTE gjithashtu nuk do të përdorë trafikun e internetit të planit tënd tarifor por do të përdorë minutat që ke në dispozicion. 

Pyetje të shpeshta

Çfarë më nevojitet për të kryer një telefonatë VoLTE?

  • Një telefon që suporton VoLTE dhe software i duhur.
  • Karta SIM e provizionuar për shërbimin VoLTE.  
Për të kërkuar këtë shërbim telefono 140 ose pyet një nga perfaqësuesit tonë të shitjes.

Sa kushton një telefonatë VoLTE?

Nuk do të paguash cmim extra për këto telefonata sepse ato do të kushtojnë njesoj sa një telefonatë normale.Gjithashtu ti nuk do të konsumosh balancën e paketës së internetit për kryerjen e telefonatës. 

Kë mund të telefonoj VoLTE?

Ti mund të telefonosh këdo në rrjetin Vodafone apo në rrjetin e një operatori tjetër. 

Çfarë do të ndodhi nëse nuk ka mbulim 4G?

Telefonata nuk do të shkëputet dhe  do të tranferohesh te rrjeti më i përshtatshëm për të vazhduar telefonatën.   

Çfarë telefonash e suportojnë VoLTE?

Telefon     VoLTE 
Samsung S9     
Samsung S9+     
Samsung A10
Samsung A20e
Samsung A50
Samsung A51
Samsung A70
Samsung A71
Samsung S10e
Samsung S10
Samsung S10+
Samsung S20
Samsung S20+
Samsung S20 Ultra
Samsung Note 10
Samsung Note 10+

 
Please wait