Fakte dhe Kuriozitete

Çfarë përfitoj nëse sjell bateritë në koshat që gjendën tek dyqanet Vodafone?

Bateritë e hedhura direkt në natyrë do të bëjnë që këto elementë kimikë të përzihen dhe të ndotin mjedisin, ndikojnë në dëmtimin e lëkurës apo organizmit si dhe helmojnë zinxhirin tonë ushqimor. Përveç kësaj, është edhe humbje ekonomike pasi brenda tyre ndodhet material i mjaftueshëm për të bërë bateri të tjera të reja. Në fakt nëse ne zgjedhim t’i riciklojmë bateritë, mund ta bëjmë këtë në masë 100%.

Pse janë të dëmshme bateritë e konsumuara?

Bateritë njëpërdorimshme, kanë përmbajtje të kimi-kateve të ndryshme dhe elementëve si plumb, kadmium, zink dhe litium (ndonjëherë edhe mërkur). Bateritë alkaline mund edhe të hidhen në koshin e mbeturinave sapo ato ta përfundojnë funksionin e tyre, por kjo nuk është mënyra e duhur për shkatërrimin e tyre. Prandaj duhet të sigurohemi që t’i mbledhim bateritë në vende të posaçme të dedikuara për grumbullimin e tyre.

Çfarë thotë BE?

Sipas BE, rekomandohet që të mos hidhen bateritë e konsumuara në koshat e e zakoshem të mbeturinave. Duke ricikluar bateritë e zbrazëta ne përmbushim standardet e Bashkimit Evropian dhe e bëjmë vendin tonë një ambient të shëndoshë për ne dhe brezat e ardhshëm. 

Përse duhen ricikluar bateritë?

  • Kursejmë pasuritë natyrore 
  • Kursejme energji
  • Reduktojmë ndotjen e ambientit dhe ekosistemit
  • Zvogëlojmë volumin e mbetjeve në landfill dhe lehtësojmë menaxhimin e tyre
  • Rrisim ndergjëgjesimin e qytëtareve për të bërë kategorizimin e mbetjeve duke filluar që nga ambjeti i tyre familjar.

Sa bateri konsumohen në Shqipëri për një vit?

Sipas një informacioni nga Ministria e Mjedisit dhe e Turizmit, sasia e mbetjeve për bateri e raportuar nga NJQV për vitin 2018 është 808,500 kg, rreth 800ton*
Please wait