Mbështetja e Vodafone për të perballuar koston në rritje të jetesës
Vodafone Albania shpreh keqardhje për rritjen e kostos së jetesës për qytetarët shqiptarë. Në këtë periudhë të gjithë jemi të prekur nga rritja e inflacionit, të cilin aktualisht, Banka e Shqipërisë, e cilëson në nivelin 9%. Rritja e çmimit të energjisë ka ndikuar edhe në zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit në mbarë botën, duke bërë që produktet e konsumit të shportës të rriten me 30%.
Vodafone Albania nuk mund të jetë imun ndaj këtyre ndryshimeve. Ky fakt, i shoqëruar me rritjen e normës së inflacionit, rezulton në rritje të ndjeshme të kostove operative dhe të mirëmbajtjes dhe menaxhimit të rrjetit mbështetës për ofrimin e shërbimeve tona.
Në Vodafone, ne kërkojmë të ofrojmë zgjidhjet më të mira për klientët tanë që gjenden në një situatë të veçantë ekonomike, por që dëshirojnë të vazhdojnë të përdorin shërbimet tona me një çmim që i përshtatet më shumë situatave të tyre specifike.
 
Pajtimtaret me aftesi te kufizuara

Pajtimtarët me aftësi të kufizuara

Vodafone është maksimalisht i angazhuar për të ofruar akses dhe trajtim të barabartë nëpërmjet produkteve dhe shërbimeve të dizenjuara dhe përshtatura sipas nevojave tuaja.
Vodafone ofron 50% ulje në të gjitha ofertat mujore për pajtimtarët me aftësi të kufizuara. Për më shumë informacion kliko këtu.

Paketa sociale

Paketë e dedikuar klientëve me të ardhura të ulëta.
Tek klientët me të ardhura të ulëta përfshihen të gjithë individët me asistencë sociale dhe personat me probleme të degjimit dhe shikimit.
Vodafone Basic
600 ALL/5 Euro
(100 Minuta Kombëtare, 600 Minuta drejt rrjeteve fikse, 200 SMS, 300 MB) për 1 muaj.

Paketa Sociale

Kontributi i Vodafone në reduktimin e konsumit të energjisë

  • arrow-down
    Reduktimi i temperaturës së ambientit të punës
     
  • rank_lith_icn_Connected
    Rritja e pikave të ajrit të kondicionuar
     
  • clock-hi
    Reduktimi i kohës së përdorimit të kondicionerëve
     
  • admin
    Fikja e ndriçimit në përfundim të orarit të punës
     
  • market_icn_Environment
    Mënyra hibride e të punuarit, 60% në zyrë dhe 40% remote
     
  • lithium_icn_Idea_or_Innovation
    Zëvendësimi i llambave ndriçuese me teknologjinë LED
Please wait