Linja të dedikuara

Vodafone Albania është e përkushtuar në krijimin dhe zhvillimin e një infrastrukture transmetimi që ofron shërbime të cilësisë së lartë dhe të besueshme për klientët e saj në të gjithë vendin. Vodafone përdor mjete të provuara dhe të sofistikuara në planifikimin e rrjetit të transmetimit dhe është e angazhuar për të siguruar një shërbim me kapacitete të garantuara dhe disponueshmëri të lartë. Investimet kolosale për ndërtimin e një infrastrukture backbone në të gjithë vendin, që mundëson jo vetëm ofrimin e kapaciteteve gigabit, por edhe një rrjet të modernizuar të bazuar në teknologjinë IP-MPLS në më shumë se 250 pika të bazuara në teknologjinë Coriant dhe të lidhura ne një rrjet me fiber optike dhe mikrovalë. Çdo nyje e rrjetit ka dy lidhje paralele komunikimi me nyjet qëndrore të rrjetit, për të ofruar një disponueshmëri maksimale. Gjithashtu, me tri burime interneti upstream, synojmë të ofrojme një rrjet me siguri maksimale.

Ne mund të ofrojmë linja komunikimi të sigurta dhe të besueshme për organizatën tuaj - që punonjësit tuaj të mund të punojnë pa ndërprerje dhe me shpejtësi të lartë. Shërbimet tona të dedikuara të internetit, Linjave Data dhe zgjidhjet e APN Private, janë ideale për lidhjen zyrave me vendodhje të qendërzuar ose shpërndare në pika të ndryshme.

Linja të dedikuara

Të lutem prit