Microsoft 365 

Microsoft 365 

Bashkëpunimi nuk ka qenë kurrë më i lehtë!

Microsoft 365 nga Vodafone ju jep të gjithë aplikacionet tuaja të preferuara të Microsoft, si Word, Excel dhe PowerPoint në të gjitha pajisjet tuaja, si dhe mundësinë e ruajtjes së dokumentave në Cloud për ti aksesuar ato kudo që të jeni. Me Exchange email, Teams, SharePoint dhe OneDrive, kjo është më shumë sesa zyra juaj, është zgjidhja juaj e plotë IT. Stafi juaj mund të punojë në një ambient pune dixhital në një mënyrë më efikase dhe produktive që t’i japë më tepër vlerë biznesit tuaj.
 
Ne ju ofrojmë produktet e Microsoft, së bashku me komunikimin e besueshëm dhe të sigurt, në mënyrë që të punoni në mënyrë fleksibël në çdo pajisje dhe ngado. Me një faturë të vetme mujore për të gjitha shërbimet, me një pikë të vetme kontakti dhe fleksibilitet në llojin e paketave të përzgjedhura, ju do të keni një zgjidhje të thjeshtë dhe efektive për biznesin tuaj.
 

Karakteristikat kryesore të Office 365 të ofruara nga Vodafone

  • Office Versionet më të fundit të paketës Office, duke përfshirë versionet në desktop dhe web
  • Exchange Kutia postare, arkivimi, kalendarët dhe kontaktet me siguri të nivelit premium
  • Sharepoint Të punuarit me lehtësi me ekipet, partnerët dhe klientët tuaj duke krijuar faqe dhe ndarë informacionin në mënyrë të sigurt.
  • Teams Kolegët tuaj janë vetëm një klik larg! Mesazhe të castit, thirrje ose takimeve online me një klik të një butoni

 
Please wait