eBiznes
eBiznes
Me eBiznes nga Vodafone, biznesi yt nuk do të ketë më nevojë për kase fiskale tradicionale! Tani me një tarife mujore shumë të ulët, do mund të bëni deklarimin e shitjeve edhe fiskalizimin e faturave tatimore nëpërmjet aplikacionit eBiznes direkt nga telefoni juaj në kohë reale tek Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në përputhje me Ligjin nr. 87/2019 datë 18.12.2019, “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”.
Avantazhet e zgjidhjes
Avantazhe të tjera të eBiznes nga Vodafone:
- Menaxhon listen e produkteve dhe sherbimeve direkt nga aplikacioni
- Monitoron punën në distancë
- Anullon faturat direkt nga aplikacioni
- Aplikon ulje në produkte/shërbime sipas nevojës
- Dërgon faturën e klientit elekronikisht me email
- Ndërprerja e shërbimit pa penalitet
Pyetje te shpeshta
Si funksionon eBiznes?
- Regjistrohesh në dyqanet Vodafone dhe merr paisjen Bluetooth Printer dhe kredencialet per login.
- Shkarko aplikacionin eBiznes nga App Store ose Play Store
- Hyr ne llogarinë tende nga aplikacioni
Çfarë më duhet për tu regjistruar?
- Aplikacioni eBiznes
- Aparati yt smartphone, tablet ose një pajisje që të mundëson Vodafone
- Lidhje me internetin
- Çertifikatë elektronike nga AKSHI (Çertifikatën elektronike të biznesit tënd mund ta shkarkosh këtu)
- Dokumentacion si kopje e QKR dhe Karte ID
Unë e kam një kasë fiskale, më këtë kasë mund të lidh aplikacionin eBiznes?
Jo, me aplikacionin eBiznes nuk ke më nevojë për kasë fiskale. Pasi regjistrohesh dhe hap llogarinë e biznesit, deklarimi bëhet automatikisht dhe në kohë reale nga aplikacioni. Me aplikacionin lidh vetëm Bluetooth Printer për të printuar faturat tatimore.
Me çfare paisje mund ta përdor eBiznes?
Me çdo smartphone apo tablet Android ose iOS.