Wireless Broadband

Wireless Broadband

Në përgjigje të kërkesave të bizneseve të vogla dhe të mëdha për akses në Internet me shpejtësi të lartë, ne ofrojmë Wireless Broadband. Wireless Broadband është një shërbim me besueshmëri dhe performancë të lartë si dhe garantim të bandwidth-it sipas kërkesave të klientit. Mbështetur në Standartin IEEE 802.11b/g, ajo ofron shpejtësi deri në 54Mbps.
Teknologjia Wireless aplikohet në ato zona ku infrastruktura kabllore akoma nuk ka arritur. Kjo teknologji është shumë thjesht e përshtatshme sipas kërkesave specifike të klientëve. Transmetimi i të dhënave realizohet me anë të valëve të radios. Kushti i vetëm për realizimin e këtij shërbimi është se duhet të sigurohet vendi dhe pozicioni ku do të vendoset antena, pasi për të pasur sinjal të pastër duhet që fushëpamja të jetë e orientuar drejt një prej pikave tona të shpërndarjes.
Teknologjia që ne përdorim është teknologjia më moderne, Motorola Canopy.

 
Please wait