Vodafone Smart Fleet
Vodafone Smart Fleet
Vodafone Smart Fleet është një zgjidhje telematike IoT, përshtatur veçanërisht për kompani të cilat menaxhojnë në distancë grupe automjetesh. Ajo u siguron përdoruesëve, përmes një ndërfaqe interneti profesionale dhe të lehtë, lokalizimin e lëvizjeve dhe vendodhjet e gjithë mjetëve dhe shoferëve.
Smart Fleet ofron një zgjidhje efikase dhe të plotë, pajisje telematike dhe sensorë standart dhe premium, konektivitetin tonë përmes APN-së private për një siguri të shtuar, platformën menaxhuese dhe asistencë 24/7 përmes operatorëve tanë telefonik.
Si një menaxher i flotës së kompanisë, ne jemi të ndërgjegjshëm për shqetësimin tuaj në lidhje me sigurinë rrugore të shoferëve, përgjegjësinë shoqërore dhe mjedisore, reputacionin e emrit tuaj në treg si dhe kujdesin për vlerën e automjeteve. Me Smart Fleet ju përfitoni raporte mbi mënyren e drejtimit të mjetëve nga shoferët tuaj në mënyrë që ju të këshilloni dhe ndihmoni ata të përmirësohen. Kjo mund të reduktojë konsumin e karburantit të flotës suaj dhe ndotjen mjedisore me 30%, të përmiresojë sigurinë dhe potencialisht të ndikojë në policinë e sigurimeve.
Avantazhet e zgjidhjes
- Gjurmim në kohë reale të vendodhjes së gjithë flotës së automjeteve
- Pamje të detajuara për udhëtimet dhe historik të raporteve
- Menaxhim dhe raporte mbi konsumin e karburantit
- Statistika mbi mënyrën e drejtimit të automjeteve
- Menaxhim i Gjeozonave dhe Pikave të Interesit
- Njoftim të menjëhershëm dhe raporte administrative
- Opsione shtesë me anë të sensorëve modern
- Për më tepër rreth Shërbimit Smart Fleet klikoni këtu: