GigaFiber Pro
Vodafone Giga Fiber Pro, e ndërtuar për bizneset e vogla, ofron një gamë paketash pavarësisht nëse vendodhja e biznesit është në zona rezidenciale apo tregtare.
Bota e sotme është shumë dinamike dhe bizneset po ndryshojnë shpejt. Nevojat për shpejtësi, fleksibilitet dhe akses vazhdojnë të qëndrojnë akoma aktuale. Koha e përmbushjes së kërkesave të bizneseve dhe zgjidhjet për të rritur efektivitetin e punonjësve janë gjithashtu nevoja të momentit.
Portofoli ynë i komunikimeve fikse ofron zgjidhje përfundimtare dhe të personalizuara në një rrjet të gjerë komunikimi Internet, kudo që të jetë nevoja. Me zgjidhjet tona ne i ndihmojmë bizneset të digjitalizohen.
Ne jemi të përkushtuar në krijimin dhe zhvillimin e një infrastrukture transmetimi që ofron shërbime të cilësisë së lartë dhe të besueshme për klientët tane në të gjithë vendin.
Biznesi yt përfiton dyfish me ofertën GigaBusiness!
Telefonia fikse është një mënyrë komunikimi e thjeshtë dhe e shpejtë për bizneset. Me shërbimin e telefonisë fikse për bizneset nga Vodafone, mund të komunikosh me këdo anë e mbanë botës, garantuar nga rrjeti ynë fiks ultra i shpejtë.