Bonuset e rimbushjes

Si tarifohem nëse përfundoj minutat e paketës time?

Në rast se jeni gjatë një telefonate dhe minutat e paketës mujore të aktivizuar kanë përfunduar, do të tarifoheni me çmimet standarde të parapagesës.

Pse nuk arrij ta blej paketen 30 ditore?

Në rast se nuk arrini ta blini paketën 30 ditore :

  • Mund të keni arritur limitin prej 3 paketash brënda afatit prej 30 ditëve
  • Keni të aktivizuar një paketë javore. Duhet të prisni të përfundojnë të gjitha njësitë e paketës javore .
  • Sigurohuni se e keni të mbyllur sesionin e intenetit. Për të mbyllur sesionin e internetit shkoni tek menu e aparatit dhe zgjidhni Data Off.

Në rast se nuk keni kredit të mjaftueshëm dhe provoni të mbivendosni një paketë të re, paketa ekzistuese nuk çaktivizohet .

Pse nuk arrij ta blej paketën javore?

Në rast se nuk arrini të blini paketën javore:

  • Mund të keni arritur limitin prej 6 paketash brënda afatit prej 30 ditëve
  • Keni të aktivizuar një paketë mujore . Duhet të prisni të përfundojnë të gjitha njësitë e paketës mujore
  • Sigurohuni se e keni të mbyllur sesionin e intenetit. Për të mbyllur sesionin e internetit shkoni tek menu e aparatit dhe zgjidhni Data Off.

Në rast se nuk keni kredit të mjaftueshëm dhe provoni të mbivendosni një paketë të re, paketa ekzistuese nuk çaktivizohet .

Te paketa javore që kam të aktivizuar më kanë mbetur edhe 50 MB , mund të blej një paketë të re ?

Po, ju mund të blini një paketë të re javore edhe nëse paketa javore aktuale nuk ka skaduar apo ka ende njësi të mbetura.

Ju mund të blini një paketë të re javore duke:

  • telefonuar numrin 131 dhe shtypni 1
  • telefonuar #123# dhe shtypni 3
  • vizituar një dyqan Vodafone

Kam përfunduar të gjitha njësitë e paketës 30 ditore, a mund të blej një paketë të re javore?

Po, ju mund të blini një paketë të re javore edhe në rast se paketa 30 ditore nuk ka skaduar ende dhe anasjelltas. Mjafton që të kenë përfunduar të gjitha njësitë që përmban paketa ekzistuese.

Sa paketa ditore mund të aktivizoj brenda 24 orëve?

Ju mund të blini një paketë të re ditore sa herë të dëshironi, edhe nëse njësitë e paketës aktuale nuk kanë përfunduar ende.

Mund të blej një paketë javore ose 30 ditore nëse kam një paketë ditore aktive?

Ju mund të blini një paketë të re 30 ditore apo javore edhe nëse paketa aktuale ditore nuk ju ka skaduar apo përfunduar plotësisht. Në këtë rast, njësitë e paketës ditore konsumohen të parat.

Pse nuk arrij ta aktivizoj paketën Roaming All Inclusive?

Aktivizimi i paketës Roaming All Inclusive nuk është i mundur nëse ju jeni i regjistruar në paketën Vodafone 4 Roaming dhe anasjelltas.

Për të aktivizuar secilën prej paketave, ju duhet të çaktivizoni me parë paketën ekzistuese.

Kujdes!

Pavarësisht se keni dërguar një SMS tek 139 , aktizimi real i paketës bëhet kur ju kryeni një aktivitet në shtetin që vizitoni .Sigurohuni të keni kredit mjaftueshëm për blerjen përfundimtare të paketës përpara se të udhëtoni

Në rast se kam përfituar bonus nga rimbushja elektronike dhe kam aktive edhe paketën 30 ditore, cila paketë më konsumohet e para?

Bonusi 3GB i përfituar nga rimbushja ka prioritet ndaj paketave standarte 30 ditore, paketave ditore dhe atyre javore.

Nëse kam një paketë të blerë dhe një tjetër dhuratë nga Vodafone, cila prej paketave konsumohet e para?

Paketat e blera kanë prioritet në konsumim ndaj paketave dhuratë.

Përjashtim bën bonusi në lekë i përfituar nga rimbushja elektronike konsumohet gjithmonë i pari 

Përse nuk më erdhi SMS për përfundimin e ofertës?

Paketa juaj mund të ketë përfunduar ndërkohë që keni qënë duke folur apo duke dërguar një SMS. Në këtë rast ju mund ta shikoni SMS vetëm kur të keni mbyllur telefonatën, pavarësisht se nga sistemi ynë është gjeneruar sapo paketa ka përfunduar.

 

Mos harroni që mund ta mbani nën kontroll paketën tuaj duke dërguar SMS falas drejt 131 apo nëpërrmjet My Vodafone, ku ju shfaqet dhe ora e skadencës së paketës.

Përse nuk kam përfituar edhe unë nga oferta që është bërë për qytetin tim?

Përzgjedhja bëhet në bazë të qytetit ku ju kryeni trafikun e shërbimit telefonik, jo ku banoni. Pra, nëse ushtroni aktivitetin tuaj në një qytet tjetër, ju nuk mund të përfitoni nga oferta. 

Ekzistojne edhe raste  kur përzgjedhja është e rastësishme. Në çdo rast, ju njoftoheni me SMS ose nga përfaqësuesi i shitjes ku kryeni rimbushjen.

Më konsumohen shumë shpejt MB e paketës, çfarë mund të bëj?

Ju sugjerojmë të kontrolloni Automatic Updates nga aparati juaj celular dhe të siguroheni që opsioni të jetë OFF, ose të përzgjidhni opsionin ‘Wi-Fi only’.
Në këtë mënyrë aplikacionet tuaja do të rifreskohen vetëm kur të jeni me rrjet Wi-Fi, pa ju shpenzuar MB nga paketa.

Përse nuk arrij të blej kombinime të caktuara nga "Krijo Paketën tënde"?

Paketat me të njëjtin numër njësish mund të aktivizohen vetëm nëse paketa e mëparshme ka përfunduar.
Please wait