Paketa Roaming

Përse duhet të zgjedh Vodafone Roaming?

  • main_icn_Roaming
    Udhëto i qetë me paketat e reja Roaming 
  • my-vodafone
    Sasia e policave falas të sigurimit të Shëndetit në Udhëtim është e limituar. 
    Pas përfundimit të sasisë, ju do të përfitoni 40% ulje në policën e sigurimit të Shëndetit
  • internet
    Shërbim në më shumë se 140 rrjete 
  • network-signal
    Komunikim i pandërprerë
  • main_icn_Location
    Merr planin tënd tarifor edhe jashtë Shqipërisë 
  • 4g
    Përjeto eksperiencën 4G 

Paketa Roaming

FAQ's

Cilat paketa Roaming mund të përdor në Europë dhe SHBA & Kanada?

Për udhëtimet në këto vende mund të përdorësh paketën Roaming Daily Trip, Travel Days, Travel Data dhe Travel Pack. Për të parë komponentët respektivë të këtyre paketave,kliko link per paketat roaming.

Si e përdor shërbimin Roaming për planet me parapagesë?

Mjafton të kryesh një rimbushje dhe të aktivizosh një nga paketat Roaming nëpërmjet aplikacionit My Vodafone ose në cdo dyqan Vodafone për të shijuar udhëtimin me komunikim të pandërprerë kur je jashtë Shqipërisë. 

Si e përdor shërbimin Roaming për planet Hybrid/Next+?

Duke patur aktive një paketë Next+, ti mund të aktivizosh një paketë Roaming me balancë ose duke e paguar në faturën e ardhshme mujore nëpërmjet aplikacionit My Vodafone, për të shijuar udhëtimin me komunikim të pandërprerë kur je jashtë Shqipërisë. 

Si e përdor shërbimin Roaming për planet Unlimited?

Nëse je pjesë e planit tarifor Unlimited / Unlimited +, ke mundësinë të përdorësh planin tend tarifor njësoj si në Shqipëri nëpërmjet tarifës ditore Roaming 400L (Europë + SHBA & Kanada) ose 1000L (Roaming World).

Cilat janë shtetet ku mund të përdor paketat Roaming Daily Trip, Travel Days, Travel Data dhe Travel Pack?

Paketat e sipërpërmendura Roaming mund të përdoren në: 

Greqi, Mal i Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi, Itali, Francë, Spanjë, Portugali, Gjermani, Rumani, Turqi, Mbretëri e Bashkuar, Çeki, Hungari, Hollandë, Irlandë, Austri, Maltë, Belgjikë, Bullgari, Bosnje & Hercegovinë, Kroaci, Qipro, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Islandë, Lituani, Letoni, Luksemburg, Slloveni, Suedi, Zvicër, Ukrainë, SHBA, Kanada, Lihtenshtajn, Sllovaki, Monako, Norvegji, Poloni.

A mund të kem njëkohësisht aktive paketën Travel Data dhe një paketë tjetër Roaming?

Po, paketa Travel Data mund të qëndrojë njëkohësisht aktive me një paketë tjetër Roaming.

Si mund të kontrolloj shpenzimin në Roaming?

1-    Mund të kontrollosh balancën në cdo kohë në aplikacionin My Vodafone
2-    Duke dërguar SMS bosh në numrin 131 (për numrat me parapagesë dhe hybrid/ Next+)
3-    Duke dërguar SMS me tekst A në numrin 145 (për numrat me paspagesë dhe Unlimited)

Sa paketa mund të aktivizoj në muaj nga paketat Roaming?

Limiti i paketave që mund të aktivizohen në muaj është 10.

 Si mund të njoftohem për konsumin e komponentëve të paketës?

Do të njoftohesh me SMS në momentin që konsumon 80% të minutave ose MB të përfshira në paketë ose në planin tënd tarifor, si edhe për konsumin e të gjitha njësive.
Please wait