Linja Data

Linja Data

Rrjeti ynë i sigurt, me shpejtësi të lartë, ju jep lidhje me kosto efektive përkundrejt gjithë pikave tuaja fundore
Shërbimet e Linjave Data të Vodafone ju lejojnë të merrni shërbime të shumëfishta të të dhënave, komunime zanore dhe video në të njëjtën lidhje aksesi - ideale për zgjerimin e rrjetit tuaj lokal (LAN) të zyrës qëndrore në degët e tjera të shpërndara në nivel kombëtar.
Portofoli ynë i shërbimeve të Linjave Data mund të përmbushë nevojat e organizatës suaj për kapacitete transmetimi të përshatura me nevojat tuaj, ofrimin e një shërbimi te besueshëm dhe të sigurt dhe me një suport shumë të mirë në rast nevoje. Ne mund të ofrojmë një zgjidhje të dedikuar pikë-,më-pikë, ose mund t’ju lidhim me rrjetin tonë global IP të gjeneratës së re, duke ofruar një shërbim të fund më fund.
Me ofrimin e Linjave Data përmes fibrave optike ose përmes teknologjisë së licensuar me mikrovalë, me kapacitete transmetimi nga Mbps deri në Gbps, ne mund të mundësojme shërbimin e duhur për ju, pavarësisht madhësisë ose shtrirjes së biznesit  tuaj.

 
Please wait