Kushtet e përdorimit të shërbimit Vodafone Live Chat 

Vodafone Live Chat Kushte dhe Afate

Vodafone Live Chat është një shërbim që ofrohet nga Vodafone Albania si një mënyrë alternative për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave të klientëve të Vodafone lidhur me produktet dhe shërbimet e Vodafone Albania në një kohë sa më të shpejtë, duke mundësuar një komunikim në kohë reale, me shkrim midis tyre dhe punonjësve tanë të shërbimit të Kujdesit ndaj klientit. Ky shërbim ofrohet në faqen zyrtare të Vodafone Albania: www.vodafone.al
•    Shërbimet që ofrohen nëpërmjet Vodafone Live Chat janë të njëjta me ato që ofrohen në numrat pa pagesë 140 dhe 149. 
•    Vodafone Live Chat mund të përdoret nga klientët me kontratë dhe/ose parapagesë të Vodafone si edhe çdo person tjetër i interesuar duke aksesuar faqen zyrtare të Vodafone Albania në internet www.vodafone.al
•    Shërbimi Vodafone Live Chat ofrohet pa pagesë. Ju do të tarifoheni sipas tarifave të planit tuaj tarifor vetëm për MB e konsumuar përgjatë navigimit në www.vodafone.al
•    Me përdorimin e Vodafone Live Chat dhe pranimin e këtyre kushteve, ju pranoni përdorimin nga Vodafone të të dhënave tuaja personale si më poshtë përmendur:
a.    Në mënyrë që Vodafone të mund t’ju shërbejë përmes Vodafone Live Chat, ju, duhet të plotësoni në mënyrë të detyrueshme kutizën “Pranoj Kushtet & Afatet”. Ju mund të vendosni sipas dëshirës që të jepni informacionin në lidhje me numrin tuaj të celularit, si dhe të dhëna të tjera personale që mund të lidhen me kërkesën apo ankesën tuaj të vetë-deklaruar përmes Vodafone Live Chat.   
b.    Me përdorimin e Vodafone Live Chat, ju, jeni në dijeni dhe pranoni se Vodafone do të regjistrojë e mbledhë transkriptin e bisedës suaj me punonjësit tanë të shërbimit të kujdesit ndaj klientit, si dhe do të mbledhë informacionin e deklaruar prej jush dhe informacionin mbi historikun e përdorimit nga ana juaj të Vodafone Live Chat.
c.    Vodafone Albania mbledh dhe përpunon të dhënat personale për qëllim të: ofrimit të shërbimit të kërkuar, adresimit dhe dokumentimit të kërkesave dhe ankesave të ngritura përmes Vodafone Live Chat, monitorimit dhe përmirësimit të shërbimit përkundrejt klientëve të saj dhe përmbushjes së detyrimeve ligjore të Vodafone Albania. Vodafone Albania e ruan informacionin e mbledhur në mënyrë të sigurtë në përputhje me legjislacionin shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale dhe e fshin atë pasi qëllimi i përdorimit ka përfunduar. Vodafone mund të ndajë të dhënat tuaja personale me palë të treta, të cilët, janë të përfshirë në këtë proçes për të bërë të mundur dhënien e këtij shërbimi. Përpunimi I të dhënave personale dhe mbrojtja e tyre kryhet në përputhje me parashikimet e Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar, Ligjit nr. 9918 datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike dhe Postare” i ndryshuar si dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tyre. Për më tepër informacion në lidhje me mënyrën se si Vodafone përpunon të dhënat tuaja personale, ju lutem, vizitoni Rregulloren e Privatesise te Vodafone Albania http://www.vodafone.al/informacion-ligjor/informacion-i-pergjithshem-ligjor/ dhe Politiken e Cookies www.vodafone.al/cookies

•    As ju dhe as punonjësit tanë të shërbimit të kujdesit ndaj klientit nuk mund të dërgojnë foto dhe video gjatë përdorimit të Vodafone Live Chat.
•    Ju nuk mund ta përdorni Vodafone Live Chat:

a)    për të shpërndarë, marrë, aksesuar apo komunikuar përmbajtje fyese, pornografike, kërcënuese, rraciste, të papërshtatshme, shpifëse, në shkelje të privatësisë, në shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale (duke përfshirë të drejtat e autorit) apo të paligjshme në ndonjë mënyrë tjetër, ose që Vodafone e gjykon të kundërshtueshme;
b)    për të shpërndarë përmbajtje elektronike (duke përfshirë viruset) që shkaktojnë ose mund të shkaktojnë dëm, në çfarëdo shkallë, në sistemet kompjuterike apo për të postuar informacion, URL, ose adresa faqesh web apo server me përmbajtje të tillë.
c)    për të kopjuar, zbuluar, modifikuar, shfaqur, liçensuar, transmetuar, performuar, publikuar apo për të vënë në dispozicion të një mënyrë tjetër përmbajtje apo informacion që ju e keni marrë gjatë përdorimit apo aksesimit nga ana juaj të Vodafone Live Chat.

•    Vodafone Albania rezervon të drejtën për të mos i kthyer përgjigje komunikimeve të natyrave të mësipërme si edhe për t’i fshirë dhe/ose raportuar ato në çdo kohë të organet zyrtare përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi. 
•    Vodafone Albania rezervon të drejtën për të mos kthyer përgjigje përmes kanalit Vodafone Live Chat, në lidhje me informacionet që: përmbajnë/përbëjnë të dhëna personale të klientit Vodafone Albania, në rastin kur Vodafone Albania gjykon se nuk mund të vërtetohet identiteti i përdoruesit të Vodafone Live Chat si subjekti i të dhënave personale që kërkohen, kur kjo është e ndaluar nga legjislacioni në fuqi, dhe në çdo rast kur sipas politikave e proçedurave të brendshme të Vodafone Albania komunikimi i informacionit të kërkuar duhet bërë në formë shkresore.
•    Në fund të komunikimit me punonjësit tanë të shërbimit të kujdesit ndaj klientit me Vodafone Live Chat, juve, do t’ju shfaqet një pyetësor me 4 pyetje. Nëpërmjet këtij pyetësori, ju, mund të shprehni përshtypjet tuaja për Vodafone Live Chat duke na ndihmuar në përmirësimin e punës sonë. Ky pyetësor nuk është i detyrueshëm dhe mund të refuzoni plotësimin e tij. 
•    Vodafone Live Chat do të jetë i disponueshëm për ju 24\7. Vodafone rezervon të drejtën të modifikojë ose heqë mjetin Vodafone Live Chat nga www.vodafone.al në çdo kohë dhe pa ndonjë njoftim paraprak.
•    Në rastin kur ju dëshironi të përfundoni bisedën duhet të klikoni në butonin “X” të dritares së Live Chat në mënyrë që historiku I mesazheve të dërguara nga ju dhe agjenti I Vodafone të fshihen automatikisht.
•    Në rastin kur ju mbyllni dritaren e faqes Vodafone.al pa përfunduar si fillim bisedën në Live Chat si me sipër, historiku I mesazheve të dërguara nga ju dhe agjenti I Vodafone do të fshihen pas 60 sekondash.

Për më shumë informacion rreth Rregullores së Privatesisë kliko këtu.
Please wait