Rregullore e Privatësisë
Rregullore e Privatësisë
“Vodafone Albania” sha është e ndërgjegjshme që klientët e saj kanë nevojë të kenë informacion se si trajtohen të dhënat e tyre personale. Ndaj dhe objekti i kësaj rregullore është për t’ju informuar se si Vodafone Albania administron të dhënat tuaja personale.
Informacion rreth nesh
Kush jemi
“Vodafone Albania” sha, (më poshtë do të quhet ‘Vodafone’ ose ‘ne’), është person juridik shqipëtar, pjesë e grupit “Vodafone Group” Plc, me adresë kryesore të ushtrimit të aktivitetit në: Autostrada Tiranë-Durres, Rr. “Pavarësia”, Nr. 61, Kashar, Tiranë, Shqipëri, regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, idenfitikuar me numër NIPT K11715005L. Vodafone është gjithashtu i regjistruar si subjekt kontrollues pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (IDP) në përputhje me kërkesat e Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar. Vodafone është një operator që në zbatim të teknologjisë moderne, përpiqet gjithmonë të ofrojë shërbime dhe risi në fushën e telekomunikacioneve dhe internetit, me qëllim përmbushjen e nevojave të sotme dhe të ardhme të klientëve të saj.
Si të na kontaktoni
Për të na kontaktuar na shkruani në adresën postare: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. “Pavarësia”, Nr. 61, Kashar, Tiranë, Shqipëri; ose na shkruani në adresën e email: alfunc.askprivacy@vodafone.com.
Parimet tona
Vodafone e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave tuaja personale si çështje të një rëndësie të veçantë ndaj është e përkushtuar cdo ditë të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, ashtu siç edhe përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji Nr 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar, Ligji nr 9918 datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike dhe Postare” i ndryshuar si dhe aktet e tjera nënligjore të dala në zbatim të tyre
Mbrojtja e të dhënave përsonale bazohet: a) në përpunimin në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme; b) në grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë, e legjitime dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime; c) në mjaftueshmërinë e të dhënave, të cilat duhet të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim; ç) në saktësinë që të dhënat duhet të kenë dhe, kur është e nevojshme, duhet të përditësohen; duhet ndërmarrë çdo hap i arsyeshëm për të fshirë apo korrigjuar të dhëna të pasakta apo të paplota, në lidhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur apo për të cilin përpunohen më tej; d) në mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar ose përpunuar më tej.
ÇFARË TË DHËNASH PËRPUNON VODAFONE?
Të Dhëna Personale
Vodafone përpunon të dhënat personale të përdoruesve të shërbimeve të saja të komunikimeve elektronike, që përfshijnë emër, mbiemër, nr. personal identifikimi, datëlindja, gjinia, kopje e mjetit të identifikimit, adresë, numër celular, adresë emaili dhe çfarëdolloj të dhëne tjetër kontakti. Të dhëna e identifikimit tuaj janë të detyrueshme për të mundësuar lidhjen tuaj në rrjet sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 9918/2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Të dhënat e tjera të kontaktit janë të dhëna vullnetare për të përfituar nga shërbimet e kujdesit ndaj klientit.
Të Dhënat e Trafikut Telefonik
Vodafone përpunon të dhënat e trafikut telefonik që janë të nevojshme për të mundësuar ofrimin e shërbimit të komunikimeve elektronike. Këto të dhëna janë një nënkategori e të dhënave personale të lartpërmendura. Të dhënat e trafikut telefonik përfshijnë të dhënat si koha e thirrjes, kohëzgjatja, numri i thirrur, tarifimi për shërbimin përkatës, etj.
Gjatë procesit të shërbimit, Vodafone mund të krijojë dijeni se kur, me kë, sa shpesh dhe respektivisht sa kanë zgjatur thirrjet tuaja telefonike. Vodafone i përpunon këto të dhëna për të mundësuar tabelën analitike të thirrjeve telefonike mujore si dhe për të mundësuar administrimin e debitorëve për faturat e papaguara. Në të njëjtën mënyrë, Vodafone mbledh dhe përpunon të dhënat tuaja të thirrjeve dhe trafikut në internet. Historiku i siteve të vizituara nga ju mund të ruhet në mënyrë që herën tjetër të mundësohet lidhja më e lehtë me këto site. Në një numër të caktuar rastesh Vodafone mund të mbledhë të dhëna nga ju edhe nëpërmjet formularëve të ndryshëm të plotësuar me përfaqësuesit e Vodafone.
PËRPUNIMI I TË DHËNAVE DHE PËRHAPJA E TYRE
Vodafone mbledh të dhëna të dala nga trafiku telefonik, në mënyrë që të ofrojë një shërbim sa më cilësor për klientët dhe t’u përgjigjet sa më mirë kërkesave të tyre. Këto të dhëna na japin mundësinë që të zhvillojmë më tej shërbimet tona, t’i përmirësojmë ato dhe t’ju ofrojmë infomacion që është përgatitur sipas kërkesave tuaja, si për shembull me SMS, MMS, e-mail, telemarketing, etj. Në të njëjtën mënyrë, Vodafone mbledh dhe përpunon të dhënat tuaja të thirrjeve dhe trafikut në internet. Historiku i siteve të vizituara nga ju mund të ruhet në mënyrë që herën tjetër të mundësohet lidhja më e lehtë me këto site.
Të dhënat personale që Vodafone mbledh nga klientët e saj, përdoren gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Të dhënat personale përpunohen vetëm për atë periudhë kohe që është në përputhje me qëllimet specifike për të cilat këto të dhëna janë mbledhur nga Vodafone.
Të gjitha metodat e mbledhjes së të dhënave personale, (si p.sh. Formularët e aplikimit të klientëve apo mbledhja nëpërmjet pjesëmarrjes në konkurse të ndryshme, apo nga përdorimi i aplikacioneve Vodafone) do të kenë bashkëngjitur informacion të plotë sqarues mbi qëllimin e mbledhjes, qoftë edhe nëse ai është dytësor dhe jo lehtësisht i kuptueshëm nga ana juaj (si p.sh. në rastet e konkurseve të ndryshëm, nëse mbledhja e të dhënave personale është për qëllim marketingu, atëherë kjo do t’ju bëhet e qartë dhe do t’ju jepet mundësia për të refuzuar ofrimin e të dhënave).
Ruajtja e të dhënave
Të dhënat personale do të ruhen për aq kohë sa është e nevojshme sipas qëllimit kryesor të mbledhjes së tyre. Afatet e ruajtjes së të dhënave do të jenë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi
Në disa raste, disa prej të dhënave që parimisht nuk ruhen nga Vodafone, mund të ruhen për shkak të rrethanave të veçanta, si p.sh. hetim gjyqësor.
Afatet e ruajtjes së të dhënave janë si më poshtë vijon:
Të dhënat e trafikut telefonik ruhen për aq sa është e nevojshme për të garantuar ofrimin e shërbimit.
Të dhënat e trafikut telefonik ruhen edhe për qëllimet e veprimtarisë së organeve të prokurorisë dhe gjykatave për cështje penale, sipas legjislacionit në fjalë.
Të dhënat e trafikut telefonik përfshijnë kohën e thirrjes, kohëzgjatjen, numrin e thirrur. Këto të dhëna së bashku më të dhënat e cituara më sipër që shërbejnë për identifikimin tuaj do të ruhen për një afat 2 vjecar në përputhje me parashikimet e Ligjit 9918/2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Në rastin e klientëve me paspagesë, të dhënat e mbledhura nëpërmjet kontratës së Pajtimit dhe të dhënat rreth shumës së faturuar, jemi të detyruar ligjërisht (në mënyrë që të menaxhojmë sa më mirë çdo mosmarrëveshje që mund të krijohet) që t’i ruajmë për një afat 10 vjecar nga përfundimi i kontratës (afati i parashikimit për detyrimet kontraktuale sipas Kodit Civil).
Përhapja e të dhënave personale te të tretët
Përhapja e të dhënave personale te të tretët do të bëhet vetëm nëse këto palë janë agjentë apo në shërbim të Vodafone dhe veprojnë në përputhje me udhëzimet tona. Prsh. Vodafone bashkëpunon me palë të treta, si shoqëria “Marketing & Distribution” shpk me qëllim përfitimin e shërbimit të arkivimit të dokumentacionit ose me shoqërinë “TNT Express Albania” shpk për ofrimin e shërbimit të dërgimit të faturës me postë. Në çdo rast Vodafone sigurohet që këto palë të treta përmbushin detyrimet e konfidencialitetit të informacionit dhe të të gjitha kushteve të nevojshme të ruajtjes, sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave. Vodafone nuk i transmeton të dhënat tuaja personale palëve të treta që nuk janë agjentë apo ofrues shërbimi për Vodafone, me përjashtim të rasteve kur është dhënë pëlqimi juaj shprehimisht për një gjë të tillë.
Nëse ju i keni dhënë pëlqimin tuaj një pale të tretë, me qëllim marrjen e të dhënave tuaja personale nga Vodafone, atëherë Vodafone nuk mban përgjegjësi për kalimin e këtyre të dhënave.
Gjithashtu, Vodafone është i detyruar që në mbështetje të kuadrit ligjor apo në zbatim të urdhërit të gjykatës kompetente, t’i përcjellë të dhënat tuaja personale organeve të specializuara të shtetit, për shembull në rast të një hetimi penal. Po ashtu, Vodafone është i detyruar që të bashkëpunojë në rastin e përgjimit të telefonatave dhe të përdorimit të internetit dhe t’i vendosë këto të dhëna në dispozicion të autoriteteve kompetente vetëm në zbatim të Ligjit nr 9157 datë 04.12.2003 për ‘Përgjimin e Telekomunikimeve’ dhe ndryshimeve përkatëse.
Përdorimi i të dhënave të thirrjeve dhe internetit për analizë tregu, aktivitete shitjesh dhe marketing direkt të Vodafone
Vodafone përpiqet në mënyrë të vazhdueshme që shërbimet e saj të telefonisë së lëvizsshme të përshtaten me kërkesat e klientëve të saj dhe mundësisht të përmirësohen në mënyrë të vazhdueshme. Për këtë arsye, Vodafone bën kërkim tregu ku përpiqemi të kuptojmë dëshirat e klientëve tanë. Të dhënat tuaja telefonike dhe të përdorimit të internetit e ndihmojnë Vodafone që të zhvillojë prodhime dhe shërbime të reja.
Vetëm me pëlqimin tuaj, Vodafone mund të përdorë të dhënat tuaja personale për qëllime tregtare, promocionale apo bamirësie dhe t’ua vendosë këtë infomacion në dispozicion dhe palëve të treta. Vodafone mund të ketë marrë të dhënat tuaja edhe nga ndërmarrje të tjera që e kanë pjesë të veprimtarisë së tyre tregtare grumbullimin dhe shitjen e të dhënave. Njëkohësisht, Vodafone ka nevojë të përdorë të dhënat tuaja për të mundësuar këshillimet rreth përdorimit të shërbimeve dhe produkteve të Vodafone.
Për t’ju mundësuar shërbime sa më të mira, Vodafone, vetëm me pëlqimin tuaj, do të përdorë të dhënat personale për qëllime të marketingut direkt. Ju mund të zgjidhni që të mos kontaktoheni për të gjithë fushën e marketingut direkt ose edhe për kategori të veçanta të tij. Kështu, ju mund të bëni ankesë të veçantë rreth: direct mail; bulk SMS; e-mail; outbound telemarketing; dhe pjesëmarrjes në kërkim tregu.
Siti i Internetit i Vodafone dhe të dhënat personale
Serveri i Vodafone njeh adresën-IP të vizitorit dhe në këtë mënyrë regjistron të dhënat rreth përdorimit të sitit të Vodafone. Të dhënat tuaja personale që mblidhen nëpërmjet sitit të internetit të Vodafone Albania, përpunohen për qëllimin që ato mblidhen dhe në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe këtë deklaratë të privatësisë. Asnjë e dhënë personale nuk do të mblidhet nga Vodafone Albania pa pëlqimin e vizitorëve të sitit.
Të dhënat për numëratorët telefonikë dhe numrat e shërbimeve
Në mbështetje të Ligjit nr 9918 datë 19.05.2008 ‘Për Komunikimet Elektronike dhe Postare’ dhe akteve të tjera nënligjore në plotësim, Vodafone është i detyruar që të bashkëpunojë me instancat e njohura nga ligji për krijimin e numëratorëve telefonikë. Këto të dhëna mund t’u jepen shoqërive që merren me krijimin e këtyre numëratorëve vetëm me pëlqimin tuaj. Kur ju të lidhni një abonim me Vodafone, do t’ju kërkohet pëlqimi për pjesëmarrjen në numëratorin telefonik dhe përfshirjen e të dhënave personale që ju dëshironi, çka do të mundësojë Vodafone të transmetojë të dhënat tuaja për krijimin e numëratorëve telefonikë të përgjithshëm, gjithmonë në bazë të udhëzimeve të Autoritetit Rregullator dhe në respektim të mbrojtjes së të dhënave personale.
Të dhënat e thirrjeve dhe internetit të palëve të treta
Nëse ju bëni një abonim pranë Vodafone dhe mundësoni të tretët që të përdorin këto shërbime, Vodafone nuk ka mundësi që të dallojë se kush është përdoruesi i këtyre shërbimeve. Vetëm personi që ka një kontratë me Vodafone njihet ligjërisht nga Vodafone çka do të thotë se Vodafone i jep të dhëna rreth thirrjeve telefonike dhe përdorimit të internetit vetëm personit me të cilin është lidhur kontrata e shërbimit. Ky person ngelet përgjegjës për pagimin e faturave mujore. Nëse palët dëshirojnë një gjë të tillë, përdoruesi i shërbimit dhe personi që ka lidhur kontratën e abonimit mund të bien dakord mes tyre për përdorimin e të dhënave personale që jepen nga Vodafone në bazë të kontratës së abonimit.
Nëse keni pyetje, vërejtje, kërkesa apo ankesa në lidhje me përdorimin e këtyre të dhënave për qëllimet e mësipërme nga ana e Vodafone, atëherë lutemi të na drejtoheni me shkrim në adresën e mëposhtme:
Oficeri i Privatësisë
Vodafone Albania
Autostrada Tiranë-Durrës,
Rr: ‘Pavarësia’, Nr.61,
Kashar,Tiranë, Shqipëri
Ose me email ne adresen:
alfunc.askprivacy@vodafone.com
Lutemi që, bashkëngjitur kërkesës, të citoni emrin tuaj, adresën dhe numrin e celularit. Vodafone do të marrë të gjithë masat e nevojshme për të identifkuar identitetin tuaj para se të lëshojmë një kopje të informacionit.
Ne do t’ju përgjigjemi brenda një afati 30 ditor.
TRANSFERIMI NDËRKOMBËTAR I TË DHËNAVE
Për qëllime të ofrimit dhe mirëmbajtjës së shërbimit VODAFONE si shoqëri pjesë e VODAFONE Group Plc ka të drejtë të ndajë baza të dhënash e platforma shërbimesh ku mbahen të dhëna të Pajtimtarit me shoqëri të tjera të VODAFONE Group Plc, dhe këto baza të dhënash e platforma shërbimesh mund të ndodhen fizikisht në vende të tjera në botë ku vepron VODAFONE Group Plc. Gjithashtu Vodafone, për qëllime të ofrimit të shërbimit, mund të kryejë transferime ndërkombëtare të të dhënave personale drejt shteteve që ofrojnë nivel të mjaftueshëm të sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale sipas listës së miratuar me Vendimin nr. 8, datë 31.10.2016 të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale ose në vende të tjera në përputhje me kërkesat e Ligjit nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Në çdo rast Vodafone sigurohet që të ketë një kontratë që përcakton qartë detyrimet e palëve gjatë transferimit të të dhënave.
Transferime ndërkombëtare mund të ketë drejt shoqërive me të cilat Vodafone mund të bashkëpunojë për të bërë të mundur ofrimin e shërbimeve të ndryshme konform standarteve ndërkombëtare. Prsh., në rastet kur ju kontaktoni shërbimin e kujdesit ndaj klientit nëpërmjet platformës WhatsApp të dhënat tuaja personale ndahen me shoqërine “LivePerson Netherland BV”, e cila ofron shërbimin e mbrojtjes dhe sigurisë së komunikimit me ju nëpërmjet kësaj platforme.
TË DREJTAT TUAJA
Në zbatim të Ligjit Nr 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’ i ndryshuar në lidhje me të dhënat personale që Vodafone përpunon, ju keni të drejtat si mëposhtë:
a) E drejta për akses – keni të drejtë të kërkoni në çdo kohë informacion mbi të dhënat tuaja personale që zotërohen nga Vodafone si dhe të kërkoni një kopje të të dhënave që përpunohen;
b) E drejta për të kërkuar bllokimin, korrigjimin ose fshirjen – në rast se informoheni që të dhënat tuaja nuk janë të rregullta, të vërteta ose të sakta ose janë mbledhur dhe përpunuar në kundërshtim me ligjin, keni të drejtë të kërkoni korrigjimin ose fshirjen e mundshme të të dhënave personale si dhe ndalimin e menjëhershëm të përpunimit;
c) Vendimarrja automatike – ju keni të drejtë të kërkoni të mos jeni subjekt i vendimeve që shkaktojnë efekte ligjore mbi ju ose ndikojnë në mënyrë të rëndësishme tek ju kur vendimi është i bazuar në përpunimin automatik të të dhënave;
d) E drejta për të kundërshtuar – ju keni të drejtë, në rrethana të caktuara, të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale;
e) E drejta për t’u ankuar – nëse mendoni se ju janë shkelur të drejtat, liritë ose interest e ligjshme për të dhënat personale ju mund të ankoheni me shkrim.
Të gjitha kërkesat/ankesat si më sipër duhet të dërgohet me shkrim në adresën që vijon:
Oficeri i Privatësisë
Vodafone Albania
Autostrada Tiranë-Durrës,
Rr: ‘Pavarësia’, Nr.61,
Kashar,Tiranë, Shqipëri
Ose me email në adresën:
alfunc.askprivacy@vodafone.com
Lutemi që, bashkëngjitur kërkesës, të citoni emrin tuaj, adresën dhe numrin e celularit. Në disa raste mund jetë e nevojshme që kërkesës me shkrim t’i bashkëngjitet një kopje e një dokumenti të vlefshëm identifikimi. Vodafone do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të identifkuar identitetin tuaj para se të lëshojmë një kopje të informacionit.
Brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës/ankesës, ne do t’ju dërgojmë infromacionin e kërkuar ose arsyen e mosdhënies ose mosekzekutimit të kërkesës tuaj.
MASAT E SIGURISË NË LIDHJE ME TË DHËNAT PERSONALE
Vodafone Albania, i ndërgjegjshëm për rëndësinë dhe sensitivitetin e të dhënave personale, respekton në mënyrë rigoroze masat për sigurinë që parashikohen në Ligjin Nr 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’. Kjo arrihet nëpërmjet përdorimit të teknikave të avancuara dhe moderne për të ruajtur bazat e të dhënave dhe sistemet e saj kompjuterike. Po ashtu, Vodafone kujdeset që transferimi dhe regjistrimi i të dhënave të bëhet me masa të plota sigurie në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës.
Sidoqoftë, siti i internetit të Vodafone mund të ketë link te ndonjë sit tjetër interneti. Vodafone nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e këtyre siteve dhe ju këshillon që të lexoni deklaratat përkatëse të privatësisë për këto site. Kushtet e këtyre siteve mund të ndryshojnë nga ato të Vodafone.
PYETJE DHE VËREJTJE: NA KONTAKTONI
Me anë të shpjegimit të mësipërm, Vodafone shpreson t’ju ketë informuar saktësisht dhe në mënyrë të plotë rreth çështjeve të privatësisë suaj në funksion të shërbimeve të ofruara nga Vodafone. Si një shoqëri telekomunikacionesh që sjell gjithmonë risi, Vodafone do t’u paraprijë shërbimeve të reja, por gjithmonë aktiv dhe i përgjegjshëm në lidhje me shqetësimet e mundshme rreth mbrojtjes së të dhënave tuaja personale.
Nëse keni pyetje, ankesa/kërkesa, ose vërejtje rreth këtyre çështjeve, mos hezitoni që të na kontaktoni në adresën e mëposhtme:
Oficeri i Privatësisë
Vodafone Albania
Autostrada Tiranë-Durrës,
Rr: ‘Pavarësia’, Nr.61,
Kashar,Tiranë, Shqipëri
Ose me email ne adresen:
alfunc.askprivacy@vodafone.com
Lutemi që, bashkëngjitur kërkesës, të citoni emrin tuaj, adresën dhe numrin e celularit. Vodafone do të marrë të gjithë masat e nevojshme për të identifkuar identitetin tuaj para se të lëshojmë një kopje të informacionit.
Ne do t’ju përgjigjemi brenda një afati 30 ditor.
Në rast pakënaqësie nga trajtimi i kërkesave nga ana e Vodafone ju keni të drejtë gjithmonë ti drejtoheni Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në adresën Rr. “Abdi Toptani”, nd. 5, Tiranë. Për më tepër informacion vizitoni faqen web të Komisionerit www.idp.al .
TË TJERA
Kjo rregullore duhet kuptuar në përputhshmëri me Kushtet e Përgjithshme të këtij siti dhe Kushtet e Përgjithshme që aplikon Vodafone Albania për klientët e saj.
Vodafone Albania rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këtë rregullore në çdo moment, në zbatim të çdo ndryshimi të mundshëm të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.
Vodafone mund të faturojë një shumë të vogël për të mbuluar shpenzimet administrative, shumë e cila përcaktohet nga kuadri rregullator përkatës kohë pas kohe.
Politika e Privatësise Net Perform
Mbledhja e informacionit bazë dhe fakte
Ky funksionalitet mbledh informacion për mënyrën sesi telefoni juaj ndërvepron me rrjetin tonë dhe me shërbimet si më poshtë vijon. Ju mund të kontrolloni shpejtësinë e rrjetit si dhe shpejtësinë e përdorimit të tij nga telefoni juaj. Ne do t'ju ofrojmë suport dhe rekomandime të përshtatshme bazuar në cilësinë dhe përdorimin e lidhjes së internetit.
Kontrolli i shpejtësisë së rrjetit nëpërmjet Netperform është falas për të gjithë klientët e Vodafone Albania, sikurse dhe vetë përdorimi i aplikacionit My Vodafone në rrjetin Vodafone Albania.
Mbulimi, Lidhja dhe Përdorimi i Internetit
Ky aplikacion jep statistika rreth lidhjes tuaj me rrjetin për telefonata apo mbulimin me internet ose data (WiFi, 2G, 3G dhe 4G). Kjo na lejon ne që të analizojmë lidhjen apo problematikat e lidhjes dhe të kryejmë përmirësimet e rrjetit tonë në zonën tuaj: Ne ruajmë:
- ID e qelizës dhe vendndodhjen e kullave të telefonisë të përdorura dhe mënyrën se si ju lëvizni ndërmjet tyre, gjatë kohës kur telefoni juaj është në gjendje aktive
- fuqinë e sinjalit
- zonat me shërbim të limituar apo me mungesë shërbimi
- cilësia e mbulimit (2G, 3G, 4G)
- shpejtësinë e ngarkimit dhe shkarkimit
- sa kohë zgjat vendosja e lidhjes me internetin
- cilësia e lidhjes Wi-Fi
Aparati celular
Në mënyrë qe ne të vlerësojmë performancën e aparateve të ndryshme celularë në rrjetin tonë dhe të përcaktojmë problematikat në lidhje me këto aparate si dhe gjendjen e përgjithshme të tyre, ne ruajmë informacione teknike si:
- marka dhe modeli i aparatit celular
- sistemin e operimit
- versionin e firmware
- kapacitetet e hardware
Vendndodhja
Nëse ju nuk e keni çaktivizuar mbledhjen e të dhënave nëpërmjet konfigurimeve të aplikacionit, ne mbledhim të dhëna mbi vendondodhjen tuaj kur kryejmë matjet e njësive si më lartë. P.sh.: ne njohim përafërsisht vendndodhjen tuaj nëpërmjet kullës së telefonisë dhe pikës WiFi që përdor telefoni juaj. Nëse telefoni juaj apo një nga aplikacionet tuaja është duke përdorur të dhënat GPS të vendndodhjes, ne i përdorim këto të dhëna për të përcaktuar saktësisht vendndodhjen tuaj dhe ndonjëherë shpejtësine dhe drejtimin e lëvizjes suaj nëse është i mundur nëpërmjet informacionit GPS. Të dhënat mund të mblidhen dhe në qoftë se nuk po e përdorni aplikacionin.
Të dhënat anonime / Informacionet sensitive që nuk mblidhen
Rrjeti dhe përmirësimet e aparatit celular për të cilat është dizenjuar ky aplikacion, nuk kërkojnë informacion personal. Kjo do të thotë që ne nuk regjistrojmë informacione personale pasi të gjitha të dhënat e rrjetit janë anonimizuar nga aplikacioni përpara se t'i dërgohen rrjetit Vodafone.
- Ky aplikacion nuk ruan numrat që ju telefononi apo që ju telefonojnë
- Ky aplikacion nuk ruan asnjë përmbajtje të komunikimeve tuaja
- Ky aplikacion nuk ruan përmbajtje, informacion të tekstit të mesazheve të dërguesit apo marrësit në aparatin tuaj
Në çdo kohë ju mund të manaxhoni Kontrolluesin e Shpejtësisë nëpërmjet menusë 'Konfigurime'
Mbrojtja e të dhënave dhe Kontrolli
Përpunimi i informacionit të kërkuar për ofrimin e shërbimit nëpërmjet aplikacionit është kryer në përputhje me Ligjin nr. 9918, datë 19.05.2008 'Per Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë' dhe Ligjin nr. 9887 datë 10.03.2008 'Per Mbrojtjen e të Dhënave Personale' dhe kuadrin rregullator sipas përditësimeve të herë pas hershme të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Për informacion më të detajuar mbi përpunimin e të dhënave nga Vodafone dhe të drejtat e subjektit te të dhënave, ju lutemi të vizitoni Rregulloren tonë të Privatësisë ne www.vodafone.al.
Mbrojtja e të dhënave tuaja
Vodafone e njeh rëndësinë e sigurisë së të dhënave tuaja personale dhe të shkëmbimeve tuaja elektronike. Për këtë arsye Vodafone ka marrë të gjitha masat e duhura teknike dhe organizative për të siguruar nivelin maksimal të sigurisë në përputhje me ligjet shqiptare në fuqi mbi mbrojtjen e të dhënave personale. I gjithë informacioni në lidhje me të dhënat tuaja personale është i sigurtë dhe konfidencial.
- Siguria
- Enkriptimi i Emrit të Përdoruesit (Numrit të telefonit) dhe Fjalëkalimit
Kohëzgjatja e ruajtjes së të dhënave tuaja
Informacioni i detajuar mbi cilësinë dhe përdorimin e shërbimeve të lidhjes suaj me internetin, vendndodhja dhe aplikacionet, ruhet jo më gjatë se 14 muaj mbas mbledhjes së tij.
Vodafone mund të mbajë për një periudhe më të gjatë raporte statistikore të përmbledhura që janë prodhuar duke përdorur informacionet e listuara më lartë, por këto raporte nuk ju identifikojnë ju si përdorues dhe përdorimi i tyre nuk do të ndikojë në privatësinë tuaj.
Për informacion në lidhje me mbajtjen e të dhënave të tjera të Vodafone, ju lutemi referojuni politikës sonë të përgjithshme të privatësisë.
Kontrolluesi i Shpejtësisë
Ky funksionalitet ju jep mundësinë të kontrolloni sa shpejt ju merrni informacion nga interneti dhe dërgoni informacion nga aparati juaj në internet. Në mënyrë që ky funksionalitet të kontrollojë shpejtësinë e internetit, do t'ju kërkohet që t'i jepni akses në vendndodhjen tuaj aplikacionit My Vodafone nëpërmjet menusë së konfigurimeve në telefonin tuaj. Për të kontrolluar shpejtësinë e rrjetit aktivizoni optimizimin e rrjetit në konfigurimet e aplikacionit My Vodafone; kështu na ndihmoni që të përmirësojmë eksperiencën tuaj duke testuar cilësinë dhe përdorimin e shërbimeve të lidhura nëpërmjet internetit.