Discover Vodafone, Graduate Program

Mundësia më e mirë për tu përfshirë në dinamikën e Teknologjisë dhe Telekomunikacionit, është ky momenti për ti dhënë formë të ardhmes.

Proçesi i aplikimit

Intervista Online

Pas aplikimit, kandidati merr ftesë me email ku përshkruhen qartë hapat që duhen ndjekur për një intervistë të sukseshme, si dhe jepen udhëzime të ndryshme në lidhje me intervistën.

Testimi Online

Është hartuar për të testuar aftësitë tuaja në zgjidhjen e problemeve. Faza e testimeve online për programin Discover Vodafone për të sapodiplomuarit përfshin dy testime:

  • Testi i gjykimit të situatave, i cili ju njeh me situata nga jeta e përditshme, me të cilat mund të përballeni edhe gjatë programit Discover në Vodafone. Nuk ju duhen njohuri teknike për t’iu përgjigjur pyetjeve të këtij testimi;
  • Testi i arsyetimit abstrakt. Ky test shërben për të matur aftësinë tuaj logjike, të gjetjes së rregullave logjikë dhe praktikimin e tyre në testim.

Qendra e vlerësimit

Qendrat tona të vlerësimit ju japin mundësinë për të na takuar dhe për të zbuluar si është në të vërtetë jeta në Vodafone.
Dita e vlerësimit do të përfshijë tre faza:

  • Ushtrimi në grup. Qëllimi i kësaj faze është matja e aftësisë tuaj për të bashkëvepruar me kolegët;
  • Prezantim individual. Nëpërmjet një rasti studimor që do duhet të prezantoni, mund të tregoni aftësitë tuaja për të punuar individualisht;
  • Intervista në formë paneli- Pjesë e këtij paneli do të jenë drejtues të Vodafone Albania.

Oferta

Nuk do prisni gjatë për t’u informuar rreth rezultateve, pasi brenda ditës shpallim të përzgjedhurit dhe ju prezantojmë me ofertën zyrtare.


Sfido veten nëpërmjet programit Discover Vodafone dhe bëhu pjesë e një eksperience sfiduese dhe plot mundësi për një të ardhme emocionuese.

Gati të bëhesh pjesë e programit, njihu me kriteret

  • Sapo jeni diplomuar ne Bachelor apo Master?

  • Ready për një rrugëtim interesant dhe emocionues në botën e teknologjisë dhe telekomunikacionit?

  • Jeni ambicioz, kreativ, plot energji dhe me ide inovatore?

  • Ju interesojnë teknologjitë e reja dhe trendet digjitale?

  • Dëshironi të jeni lider i ekipit tuaj në të ardhmen?

  • Gati për të sfiduar veten?

    Apliko tani

Njihuni me Graduates tё edicioneve tё mёparshme

Ina Zekaj : Në Tetor të 2015, nëpërmjet Discover Vodafone, Graduate Program u bëra pjesë e skuadrës Vodafone. Fillimisht u pozicionova në Departamentin e Burimeve Njerëzore si Learning & Developing specialist dhe më pas në Departamentin Komercial, në rolin Customer Value Analyst. Gjatë dy viteve të fundit mu dha mundësia të mësoja shumë në prespektiva të ndryshme të kompanisë. Si fillim brenda për brenda kompanisë, duke kuptuar rëndësinë e secilit punonjës dhe sesi ata përshtaten me njeri tjetrin për të arritur një qëllim të caktuar. Në përfundim të Discover Vodafone Program, mora pjesë në Programin Vodafone Columbus, nëpërmjët të cilit fitova mundësinë për tu transferuar në Afrikën e Jugut.

Anri Rrëmbeci: Edhe unë jam një ndër fituesit e Discover Vodafone Graduate Program. Fillimet e mia i nisën në Vodafone Albania në Departamentn e Marketingut. Aktualisht jetoj në Londër dhe jam i pozicionuar si Senior Internal Audit në VF Group. Si pjesë e këtij roli kam menaxhuar delivrimin e disa projekteve në 7 shtete të ndryshme në të cilat Vodafone operon. Si rezultat i këtyre projekteve kemi përmiresuar proceset në fusha si Business Continuity dhe Dealer Commissions.

Eni Hamza: Kam nisur karrierën time nëpërmjet Discover Vodafone, Graduate Program. Fillimisht jam pozicionuar në Departamentin e Financës, Vodafone Albania. Aktualisht punoj në Vodafone Italia në skuadrën e Management Accounting si analiste e segmentit Enterprise Mobile - merrem me përgatitjen e P&L dhe indikatorëve jo financiar të kësaj njësie. Në këtë pozicion kam shkurtuar kohen e raportimit të rezultateve financiare të njësisë si dhe përmiresuar cilësinë e raportimit të përformancës së produkteve inovative.

Ardit Curri: Unë i përkas brezit të tretë të Discover Vodafone, Graduate Program. Eksperienca ime në Vodafone ka qenë gjithmon në zhvillim dhe plot me mundësi për të eksploruar departamente të ndryshme. Fillimisht e kam nisur karrierën në Departamentin e Shitjeve në të cilin kam marrë eksperiencën e parë me produktetet dhe shërbimet e Vodafone. Më pas kam qenë pjesë e ekipit të Inteligjencës së Biznesit nga ku u njoha me drejtuesit kryesorë të biznesit dhe treguesit kryesorë të performancës të dobishme për vendimet e menaxhimit. Aktualisht, jam pozicionuar në Departamentin e Financës në rolin e Analistit Financiar.