Çfarë do të bëhesh në të ardhmen?

A je përballur me pyetjen "Çfarë do të bëhesh kur të rritesh"?
Nuk është kaq e thjeshtë për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje... edhe pse e ardhmja është emocionuese, nuk është gjithmonë shumë e qartë.
Për këtë arsye kemi krijuar Future Jobs Finder për t’ju ndihmuar e për t’ju pregatitur më mirë për të ardhmen në një botë dixhitale që po zhvillohet me hapa shumë të shpejtë.

Përse? Arsyeja është shumë e thjeshtë. Kërkimet kanë identifikuar një hendek në rritje të aftësive dhe njohurive dixhitale dhe si një prej kompanive më të mëdha në fushën e teknologjisë, ne kemi dëshirën për të ndihmuar. Ne duam të sigurohemi që ju i keni aftësitë dhe mund t’i vini ato në përdorim, mund t’i përmirësoni apo zhvilloni më tej për të patur një karrierë që vërtet meritoni.

Por si funksionon kjo platformë? Vodafonë është bashkuar me disa psikologë punësimi për të dizenjuar pesë module që testojnë aftësitë tuaja si dhe ju ndihmojnë si t’i përdorni ato më së miri. Momentalisht, ata realizojnë rreth 30 milionë teste në më shumë se 90 vende duke ndihmuar njerëzit të gjejnë punën e duhur për ta. Kjo funksionon duke njohur aftësitë e kërkuara për pozicione të ndryshme pune, për shembull një shkencëtar të dhënash [data scientist] duhet të jetë shumë i mirë me shifrat, dhe një marketer dixhital duhet të jetë shumë i mirë me fjalët. Ky është vetëm një variant i thjeshtë, por nëse dëshironi të kuptoni më shumë zbulojini nëpërmjet pyetjeve dhe përgjigjeve më të shpeshta këtu

Vizitoni portalin Future Jobs Finder për të zbuluar se cilat role digjitale i përputhen më shumë aftësive dhe preferencave tuaja

Vizitoni portalin Future Jobs Finder për të zbuluar se cilat role digjitale i përputhen më shumë aftësive dhe preferencave tuaja