Punonjësit e Vodafone Albania në ndihmë të fëmijëve në nevojë
Vodafone Care & Share është nisma që përgjatë muajit Dhjetor 2017, bashkoi zemrat për t’u përkujdesur dhe për të gëzuar fëmijët në nevojë! Rreth 400 punonjës të Vodafone Albania iu përgjigjën thirrjes së Fondacionit Vodafone Albania për të bërë të lumtur me dhuratat e tyre fëmijët në nevojë anembanë Shqipërisë.
Turi nisi me spitalin pediatrik të Qendrës Rajonale Spitalore Elbasan dhe vijoi më tej me festat në Shtëpinë e Foshnjës e të Fëmijës në qytetin e Shkodrës, Durrësit, Sarandës, Vlorës, Korçës. Një grup animatorësh shoqëroi punonjësit e Vodafone gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Pjesë e këtij turi ishin edhe festat me fëmijët jetim të Bulqizës e Kukësit, takimet me fëmijët e nënave që trajtohen në Qendrën Kombëtare të Mbrojtjes së viktimave të Dhunës, e fëmijët e policëve të rënë në detyrë. Plot 1000 fëmijë jetuan me gëzim të veçantë festat e këtij fundviti.
Turi u përmbyll me një tjetër nismë, ku punonjësve Vodafone iu bashkua mbështetja e partnerëve tanë të biznesit dhe sëbashku dhuruan 500 pako ushqimore dhuratë tek familjet më në nevojë në veri të vendit.
Po ndajmë me ju disa foto nga momentet më emocionuese të këtij fundviti me nismën Vodafone Care and Share.