Fito me Vodafone

Fito me Vodafone


Edhe ti fiton me Vodafone.Duke filluar nga data 27 Nëntor dhe për 21 ditët në vazhdim, hyr në aplikacionin My Vodafone ose JUTH, merr dhuratat e tua menjëherë çdo ditë dhe mblidh biletat për të fituar më shumë ! 

Sa më shumë vite me ne, aq më te larta janë mundësitë për të fituar! Këto festa mund të kesh gjithçka që dëshiron dhe akoma më shumë, sepse e meriton!

 

Kalendari 21 ditor i dhuratave
Kalendari 21 ditor i dhuratave

Çdo ditë, në aplikacionin My Vodafone ose JUTH, do të kesh mundësinë të marrësh dhurata për 21 ditë rresht si dhe të mbledhësh bileta. Kalendari gjendet në faqen kryesore të aplikacioneve My Vodafone dhe Juth. Për të marrë dhuratën, kliko mbi ditën përkatëse në menunë Fito me Vodafone. Do të njoftohesh për dhuratën e ditës që ke përfituar si dhe për biletat që ke mbledhur. Në momentin që mbledh dhuratat e ditës ke mundësinë të blesh dhe bileta shtesë për të rritur mundësitë gjatë shorteut final.

Dhuratat ditore janë: Kupona, VCoins, GB, Minuta, SMS. 

•    Kuponat e fituar do të shfaqen në menunë e veçantë në Vodafone More Fito me Vodafone, dhe mund të tërhiqen duke paraqitur kuponin në partnerin përkatës.
•    VCoins, GB, Minutat, SMS e fituara, jepen automatikisht dhe shfaqen në kohë reale në balancën tënde.

Kalendari hapet në datë 27 Nëntor 00.00AM dhe mbyllet në datë 17 Dhjetor 23.59 PM

Lista e Fituesve
 

Lista e Fituesve
 

 

  "35569***5005", Skoda Karoq
  "35569***3944", Skoda Scala
  "35569***9000", Skoda Scala
  "35569***7293", Skoda Scala
  "35569***0666", iphone 15 pro max
  "35569***5686", iphone 15 pro max
  "35569***9333", iphone 15 pro max
  "35569***1376", iphone 15 pro max
  "35569***5401", iphone 15 pro max
  "35569***2761", iphone 15 pro max
  "35569***1043", iphone 15 pro max
  "35569***1649", iphone 15 pro max
  "35569***2672", iphone 15 pro max
  "35569***0352", iphone 15 pro max
  "35569***1405", samsung galaxy s23 ultra
  "35568***3607", samsung galaxy s23 ultra
  "35569***6383", samsung galaxy s23 ultra
  "35567***3869", samsung galaxy s23 ultra
  "35569***2003", samsung galaxy s23 ultra
  "35569***4904", samsung galaxy s23 ultra
  "35569***0305", samsung galaxy s23 ultra
  "35568***4273", samsung galaxy s23 ultra
  "35569***5071", samsung galaxy s23 ultra
  "35569***5533", samsung galaxy s23 ultra
  "35569***5333", playstation 5
  "35569***4182", playstation 5
  "35569***4922", playstation 5
  "35569***0281", playstation 5
  "35569***2692", playstation 5
  "35569***3656", playstation 5
  "35569***9915", playstation 5
  "35569***7135", playstation 5
  "35569***1510", playstation 5
  "35569***2481" playstation 5 
Shorteu Final Gjatë kalendarit dhe mbledhjes së dhuratave ditore,ti do të mbledhësh edhe bileta. Sasia e biletave të mbledhura është në varësi të viteve me Vodafone si edhe planit tënd tarifor.

FAQ's
 

Detajet e Shorteut Final
 



Shorteu Final
  

 Gjatë kalendarit dhe mbledhjes së dhuratave ditore, ti do të mbledhësh edhe bileta. Sasia e biletave të mbledhura është në varësi të viteve me Vodafone si edhe planit tënd tarifor.

 

  1. Plan tarifor me parapagesë
  • Pa paketë mujore – mbledh 1 biletë në ditë
  • Me njerën nga paketat mujore të mëposhtme – mbledh 5 bileta në ditë 

Vodafone Basic 

Vodafone Easy

Vodafone Advance

Vodafone Max

 

            2. Me paspagesë/kontratë

•            Plani NEXT dhe kontratë normale – mbledh 10 bileta në ditë

•            Planet Pa Limit – mbledh 15 bileta në ditë

 

  1. Klientë jo-Vodafone - mbledh 1 biletë në ditë
  2. Klientë vetëm Fix Vodafone – mbledh 5 bileta në ditë
  3. Klientë Fix&Mobile Vodafone – mbledh 20 bileta në ditë

 Sasia e biletave të mbledhura pasi fitohet, shumëzohet me koefiçentin e besnikërisë, i cili përcaktohet sipas tabelës së mëposhtme:

 

 

 

 

Vite

Koeficenti

0-5 vite

X2

6 - 10 vite

X5

11+ 

X10

 

 Klient Jo Vodafone - X100 në momentin që bashkohen me Vodafone. 

Për të qënë pjesë e shorteut,klientët jo Vodafone duhet të bashkohen me anë të portabilitetit përpara mbylljes së shorteut.

 

 Sa më shumë bileta të mbledhësh, aq më e madhe është mundësia të fitosh në shorteun final I cili do të zhvillohet në datë 20 Dhjetor 2023 në orën xx:xx AM, live në faqen zyrtare të Vodafone Albania në Facebook. 

 

 Dhuratat e Shorteut :

 

Dhurata

Sasia Totale

Skoda Karoq

1

Skoda Scala

3

Iphone 15 Pro Max

10

Samsung Galaxy S23 Ultra

10

PS5

10

 

 

 Regulloren e shorteut mund ta gjeni më poshtë.

 

 Download My Vodafone dhe JUTH

 

Rregullore e lojës së fatit promocionale
 

RREGULLORE E LOJËS SË FATIT PROMOCIONALE

“Promo e Fundvitit 2023”

 

Sipas kërkesave të Ligjit nr. 155/2015 “Për Lojrat e Fatit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 196/2017 “Për Përcaktimin e Mënyrave, Formave, Kritereve dhe Rregullave për Organizimin e Lojërave të Fatit Promocionale”

 

 

Neni 1
 ORGANIZATORI I LOJËS PROMOCIONALE 

 

  1. Organizatori i Lojës Promocionale “Promo e Fundvitit 2023” është: Shoqëria “Vodafone Albania” SH. A (referuar këtu më poshtë si “Vodafone”), person juridik shqipëtar, themeluar dhe rregulluar sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë, regjistruar pranë Qëndrës Kombëtare të Biznesit me NIPT K11715005L, me seli në  Autostradën Tiranë-Durrës, Rr. "Pavarësia", Nr.61, Kashar, Tiranë, Shqipëri, e përfaqësuar ligjërisht nga Administratori Z. Balazs ReveszVodafone është i regjistruar si subjekt tatimpagues në Drejtorinë Rajonale Tatimore të Tatimpaguesve të Mëdhenj, Tiranë.

 

  1. Me anë të kësaj Loje Promocionale, Vodafone ka për qëllim të promovojë produktet e saj me parapagesë, hibrid (më tej referuar si “NEXT”), me paspagesë dhe Unlimited të disponueshme për Pajtimtarët që përdorin shërbimet e telefonisë së lëvizshme (më tej referuar si “Pajtimtarët mobile”).

 

Neni 2 

AFATI

 

  1. Loja Promocionale do të zhvillohet në një periudhë kohore prej 21 (njëzet e një) ditësh kalendarike. Loja promocionale do të fillojë në datë 27.11.2023 dhe do të përfundojë në datën 17.12.2023 në orën 23:59.

 

  1. Në datë 20.12.2023 do të hidhet shorteu për përzgjedhjen e fituesëve të lojës.

 

Neni 3

MEKANIZMI I LOJËS PROMOCIONALE

 

  1. Vodafone ka në treg një seri produktesh me parapagesë, NEXT, me paspagesë, internet fiks dhe Unlimited të disponueshme për të gjithë Pajtimtarët Vodafone. Të gjithë Pajtimtarët mobile dhe fiks Vodafone kanë mundësi të shkarkojnë në aparatin e tyre smartphone aplikacionet MyVodafone dhe JUTH app. Duke hyrë cdo ditë në njërin prej këtyre aplikacioneve, për 21 ditë rresht, këta pajtimtarë do të përfitojnë krahas një produkti që ofrohet falas si: Minuta, SMS, MB, Vcoins ose Kupona Vodafone More (“dhurata ditore”) edhe bileta për të marrë pjesë në Lojën  e Fatit Promocionale “Promo e fundvitit 2023”.

 

  1. Pajtimtarët mobile me parapagesë që dëshirojnë të përfitojnë bileta për të marrë pjesë në këtë Lojë Promocionale duhet të ndjekin hapat e mëposhtme:

 

 

  • Së pari,  të kenë ose jo një paketë mujore me parapagesë aktive.

 

  • Së dyti, të hyjnë në aplikacionin MyVodafone ose JUTH app. 

 

 

  1. Pajtimtarët mobile NEXT, me paspagesë dhe Unlimited që dëshirojnë të përfitojnë bileta për të marrë pjesë në këtë Lojë Promocionale duhet vetëm të hyjnë në aplikacionin MyVodafone ose JUTH app.

 

  1. Pajtimtarët e internetit fiks Vodafone që dëshirojnë të përfitojnë bileta për të marrë pjesë në këtë Lojë Promocionale duhet të hyjnë në aplikacionin MyVodafone ose JUTH app dhe të përfitojnë bileta.

 

 

  1. Biletat mund të përfitohen vetëm 1 (një) herë gjatë 1 (një) dite vetëm nga aplikacioni që akesohet i pari gjatë ditës. Nuk mund të përfitohen bileta nga të dyja aplikacionet brenda 1 (një) dite. 

 

 

  1. Gjithashtu pajtimtarët në aplikacionin MyVodafone ose JUTH app do të kenë mundësi të përfitojnë 50 bileta shtesë me cdo blerje të paketës “Christmas 1GB”. Klientët do të kenë mundësi ta blejnë këtë paketë cdo ditë; 5 herë në ditë.

 

 

  1. Në momentin që mbyllet Loja Promocionale, automatikisht do të gjenerohet lista e të gjithë numrave celularë pjesëmarrës në shorte. Numri i pjesëmarrjes për 1 pajtimtar do të replikohet në këtë listë në varësi të numrit të biletave të përfituara gjatë gjithë periudhës 21 ditore sipas nenit 4.1 më poshtë. 

 

 

  1. Lista e numrave celularë pjesëmarrës në shorte do të ngarkohet në zgjidhjen software-ike të krijuar nga Vodafone që mundëson përzgjedhjen dhe renditjen në mënyrë rastësore të numrave celularë të cilët do të shpallen fitues. Sa më shumë bileta ka përfituar Pajtimtari mobile aq më e lartë është mundësia për të fituar. 

 

 

  1. Për cdo numër celulari të përzgjedhur, fitues do të konsiderohet personi i cili ka në përdorim numrin celular, që do të përcaktohet nga të dhënat që fituesi do të deklarojë kur të kontaktohet nëpërmjet telefonit gjatë shorteut si dhe nga verifikimi që do të kryhet në momentin që do të paraqitet për tërheqjen e cmimit.

 

 

  1. Shorteu dhe shpallja e numrave fitues do të zhvillohet në praninë e një përfaqësuesi të Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit pranë Ministrisë së Financave dhe përfaqësuesve të Degës Rajonale të Njësisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë, të cilët do të njoftohen nga Vodafone 20 (njëzet) ditë përpara sipas kërkesave të VKM Nr.196/2017, si edhe në prani të Komisionit të Lojës së Fatit Promocionale të ngritur me këtë rast nga ana e Vodafone Albania Sh.A. 

 

 

  1. Shorteu dhe shpallja e numrave fitues do të bëhet pranë zyrave qëndrore të Vodafone Albania me vendndodhje në: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. “Pavarësia”, Nr.61, Kashar, Tiranë, Shqipëri, në datë 20.12.2023, në oren 11.00. Cdo ndryshim i datës dhe orës do të komunikohen në zbatim dhe përputhje me pikën 3.10 më lart.

 

 

  1. Numri i Pajtimtarëve mobile Vodafone që parashikohet të marrin pjesë në këtë Lojë Promocionale, mund të jetë rreth 500’000 (pesëqind mijë). 

 

 

NENI 4

PJESËMARRJA 

 

  1. Pjesëmarrës në këtë Lojë Fati Promocionale kanë të drejtë të jenë:

 

  1. Të gjithë Pajtimtarët mobile Vodafone pa kufizim të cilët kanë një numër celulari Vodafone në përdorim dhe kanë të shkarkuar në telefon aplikacionin MyVodafone dhe/ose JUTH app. Të gjithë do të kenë mundësi të përfitojnë bileta për të marrë pjesë në shorte cdo ditë për 21 ditë nëse aksesojnë 1 herë në ditë aplikacionin My Vodafone App ose Juth App. 

 

  1. Pajtimtarët mobile me parapagesë duhet të kenë patjetër një paketë mujore aktive për të patur mundësi që të përfitojnë bileta për pjesëmarrje në lojë. Këto paketa ofrohen sipas cmimit të shitjes dhe janë si vijojnë:

 

  • Vodafone Basic – 600 lekë me TVSH (500 lekë pa TVSH)
  • Vodafone Easy –1000 lekë me TVSH (833.3 lekë pa TVSH)
  • Vodafone Advance – 1’500 lekë me TVSH (1’250 lekë pa TVSH)
  • Vodafone Max -2’000 lekë me TVSH (1,666.66 lekë pa TVSH)

 

  1. Për të gjithë Pajtimtarët e tjerë mobile me kontratë NEXT, me paspagesë dhe Unlimited nuk kërkohet blerja e një paketë shtesë dhe/ose kyerja e një shpenzimi shtesë për pjesëmarrjen në Lojën Promocionale por vetëm aksesimi i njërit prej aplikacioneve. Për nga vetë natyra e produkteve, këta Pajtimtarë, në bazë të kontratës, paguajnë vlerën e planit tarifor fiks mujor të zgjedhur dhe/ose vlerën e konsumit mujor. Planet tarifore të cilat i japin mundësinë e përfitimit të biletave të pjesëmarrjes në lojë Pajtimtarëve mobile NEXT, me paspagesë dhe Unlimited janë, por pa u kufizuar vetëm në: 

 

  • Vodafone Next X+ – pajtim mujor 1’000 lekë me TVSH (833.3 lekë pa TVSH)
  • Vodafone Next S+ - pajtim mujor 1’500 lekë me TVSH (1’250 lekë pa TVSH)
  • Vodafone Next X+ Promo – pajtim mujor 1’000 lekë me TVSH (833.3 lekë pa TVSH)
  • Vodafone Next S+ Promo – pajtim mujor 1’500 lekë me TVSH (1’250 lekë pa TVSH)
  • Vodafone Next Easy – pajtim mujor 900 lekë me TVSH (750 lekë pa TVSH)
  • Vodafone Next Advance – pajtim mujor 1’400 lekë me TVSH (1’166.66 lekë pa TVSH)
  • Vodafone Net Max – pajtim mujor 1’900 lekë me TVSH (1’583.33 lekë pa TVSH)
  • Business Red – pajtim mujor 3’000 lekë me TVSH (2’500 lekë pa TVSH)
  • Business Red Pro – pajtim mujor 4’800 lekë me TVSH (4’000 lekë pa TVSH)
  • Business Red Prime – pajtim mujor 8’500 lekë me TVSH (7’083.33 lekë pa TVSH)
  • Business Black – pajtim mujor 12’500 lekë me TVSH (10’416.67 lekë pa TVSH)
  • Vodafone Unlimited – 2’200 lekë me TVSH (1’833.33 lekë pa TVSH)
  • Vodafone Unlimited+ - 2’500 lekë me TVSH (2,083.33 lekë pa TVSH)

 

  1. Kanë mundësi të përfitojnë bileta dhe të marrin pjesë në këtë Lojë Promocionale edhe të gjithë Pajtimtarët e tjerë që kanë një kontratë me paspagim dhe nuk kanë një nga planet tarifore me pagesë fikse mujore të sipërcituara dhe faturohen në bazë të konsumit mujor.

 

  1. Pajtimtarët mobile Vodafone do të kenë mundësinë që gjatë gjithë periudhës 21 ditore të përfitojnë bileta për pjesëmarrje në shorte maksimalisht 1 (një) herë në ditë dhe vetëm nga aplikacioni që aksesohet i pari gjatë ditës. Numri i biletave që përfitojnë përllogaritet në varësi të llojit të kontratës së pajtimtarit dhe konkretisht:

 

 

  • Pajtimtarët mobile me parapagesë me paketë mujore aktive përfitojnë 5 bileta cdo ditë që hyjnë në aplikacion;
  • Pajtimtarët mobile me parapagesë pa paketë mujore aktive përfitojnë 1 biletë cdo ditë që hyjnë në aplikacion;
  • Pajtimtarët mobile NEXT dhe me Paspagesë përfitojnë 10 bileta cdo ditë që hyjnë në aplikacion;
  • Pajtimtarët mobile Unlimited përfitojnë 15 bileta cdo ditë që hyjnë në aplikacion;
  • Pajtimtarët fix por jo mobile përfitojnë 5 bileta cdo ditë që hyjnë në aplikacion;
  • Pajtimtarët fix dhe mobile (Converged) përfitojnë 20 bileta cdo ditë që hyjnë në aplikacion;
  •  Klientët që nuk kanë asnjë shërbim Vodafone, përfitojnë 1 biletë cdo ditë që hyjnë në aplikacion, në momentin që kalojnë numrin në rrjetin Vodafone numri i biletave do të shumëzohet me x100.

 

  1. Faktor tjetër që do të ndikojë në rritjen e numrit të biletave të përfituara dhe për rrjedhojë rritjen e shanseve për të fituar në shorte është edhe vjetërsia e pjesëmarrësit si pajtimtar mobile i Vodafone. Numri total i biletave do të shumëfishohet në varësi të vjetërsisë së pjesëmarrësit si pajtimtar i Vodafone si vijon: 

 

  • Nga 0 deri në 5 vjet – numri total i biletave 2-fishohet.
  • Nga 6 deri në 10 vjet – numri total i biletave 5-fishohet.
  • Mbi 11 vjet – numri total i biletave 10-fishohet.
    1. Gjithashtu pajtimtarët mund të përfitojnë 50 bileta shtesë për pjesëmarrjen në shorte me cdo blerje/aktivizim të paketës “Christmas 1GB” nëpërmjet aplikacionit MyVodafone ose JUTH app. Kjo paketë mund të aktivizohet cdo ditë; 5 herë në ditë përgjatë kohëzgjajtes së shorteut. Paketa ka karakteristikat si vijojnë:

 

  • 1GB për 24orë – cmimi 200 lekë me TVSH (166.66 lekë pa TVSH)

 

  1. Të gjithë pjesëmarrësit kanë mundësinë të kontrollojnë në cdo kohë numrin e biletave të përfituara nëpërmjet aplikacionit MyVodafone dhe/ose JUTH app.

 

  1. Në ditën e fundit klientët pjesëmarrës do të kenë mundësi të dyfishojnë biletat që kanë mbledhur përgjatë periudhës promocionale duke blerë: 

 

100GB me validitet 14 ditë dhe cmim: 1000Lekë

 

  1. Pjesëmarrësit në Lojën Promocionale duhet të jenë mbi 18 vjeç. Nëse numri i përzgjedhur është në përdorim të një të mituri (nën 18 vjeç) atëherë çmimi do të tërhiqet prej prindit/kujdestarit ligjor. Vodafone nuk do të promovojë pjesëmarrjen e personave të mitur.

 

  1. Nuk mund të marrin pjesë në këtë Lojë Fati Promocionale:
  1. Punonjësit e Vodafone Albania Sh.A.
  2. Përdoruesit e planeve tarifore me parapagesë dhe/ose kontratë Vodafone Mobile Broadband.
  3. Përdoruesit e produkteve dhe shërbimeve IoT, M2M, telemetric SIM.
    1. Në rastin e Pajtimtarëve mobile që janë shoqëri ose institucione publike/private, përdoruesit që përdorin numrat e këtyre pajtimtarëve do të përjashtohen nga Loja e Fatit Promocionale, nëse ka një kërkese paraprake të depozituar në Vodafone nga ana e këtyre pajtimtarëve për mos lejimin e pjesëmarrjes në Lojën Promocionale.

 

Neni 5

TERRITORI

 

5.1 Loja promocionale “Promo e Fundvitit 2023” do të zhvillohet në territorin e Republikës së Shqipërisë. 

 

Neni 6

ÇMIMET

 

6.1  Pas gjenerimit të listës së fituesve nga platforma e përdorur për hedhjen e Shorteut (në datë 20.12.2023) do të shpallen në total 34 (tridhjetë e katër) fitues të cilët do të kenë mundësinë të përfitojne një nga cmimet si mëposhtë vijojnë:

  • Autoveturë “Skoda Scala” – vlera monetare 1,826,531 lekë me Tvsh;
  • Autoveture “Karoq”- vlera monetare 3,061,815 lekë me Tvsh;
  • Iphone 15 Pro Max – vlera monetare 125,277 lekë me Tvsh;
  • Samsung Galaxy S23 Ultra – vlera monetare 116,965 lekë me Tvsh;
  • PS5 – vlera monetare 49,731 lekë me Tvsh

 

 

  1. Fituesit do të alokohen paralelisht me secilin çmim në bazë të renditjes rastësore që do të gjenerojë zgjidhja software-ike që do të përdoret për hedhjen e shorteut. (Psh: numri i parë fitues në listën e gjeneruar do të marrë çmimin e parë që ka respektivisht vlerën më të madhe e me rradhë).

 

6.3 Cmimet do të shpërndahen sic paraqitet në mënyrë të detajuar më poshtë:

 

 

Renditja e fituesit

Cmimi

Sasia totale

Vlera totale monetare (me tvsh)

1

Autoveturë “Karoq”

1

3,061,815 Lek

Nga 2 deri në 4

Autoveturë “Scoda Scala”

3

5,479,611 Lek

Nga 5 deri ne 14

Iphone 14 Pro Max

10

1,252,770 Lek

 

Nga 15 deri ne 24

Samsung Galaxy S23 Ultra

10

1,169,650 Lek

Nga 25 deri në 34

PS5

10

497,310Lek

 

 

  1. Në total Vodafone do të ofrojë 34 çmime përgjatë gjithë kohëzgjajtes së kësaj Loje Promocionale. Vlera totale monetare e çmimeve që do të shpërndahen sipas tabelave më sipër do të jetë rreth 11,461,156 Lekë me Tvsh. 

 

  1. Cmimet e Lojës së Fatit Promocionale janë të patransferueshme pavarësisht çdo rrethane apo situate. 

 

  1. Vodafone mund të refuzojë dhënien e çmimit/çmimeve në rast se ajo konstaton se nuk janë respektuar kushtet e kësaj Rregulloreje, apo në rast se fituesit rezultojnë të tillë si rezultat i ndonjë parregullsie apo mashtrimi. 

 

Neni 7

NJOFTIMI I FITUESVE DHE TËRHEQJA E CMIMIT

 

  1. Numrat fitues do të telefonohen ditën e shorteut (20.12.2023) në praninë e përfaqësuesve ligjor të Autoritetit të Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit, të Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj të një Noteri Publik dhe të të fturave të tjerë të Vodafone Albania dhe punonjësve të saj, në zbatim të pikës 3.10 më lart. Nëse nuk përgjigjet pas 2 tentativave, do të telefonohet numri vijues në rradhë i cili automatikisht do të përfitojë   atë cmimin sipas renditjes se cmimeve të përcaktuara ne piken 6.3 më lart. Palët do të nënshkruajnë një Procesverbal mbi Shorteun e hedhur.

 

  1. Pas gjenerimit të listës së fituesve nga platforma e përdorur për hedhjen e shorteut, numrat e telefonit fitues do të lajmërohen gjithashtu me anë të një mesazhi (SMS) ku do të informohen që janë fitues të Lojës Promocionale “Promo e Fundvitit 2023”. Fituesit do të kontaktohen edhe me telefon nga agjentët e Contact Center të Vodafone ku do të kërkohen edhe detajet identifikuese të përdoruesit të numrit për identifikimin e qartë dhe trasnparent të fituesit, përfshirë të dhënat personale sipas pikës 7.3 në vijim.

 

  1. Në momentin e paraqitjes për tërheqjen e çmimit, fituesit do t’ju kërkohet të japin përsëri dhe të konfirmojnë të dhënat e tyre të cilat janë: Emër, Atësi, Mbiemër, Datëlindje, kopje e kartës së identitetit dhe/ose i pasaportës si dhe adresa e banimit. Fituesi duhet të jetë i pajisur edhe me numrin e telefonit aktiv me të cilin është shpallur fitues dhe të paraqesë mesazhin (SMS) sipas pikës 7.2 më lart. Fituesi do të nënshkruajë një procesverbal pranimi të dhuratës së fituar dhe/ose kontratë sipas legjislacionit në fuqi.

 

  1. Nëse fituesi nuk paraqitet në eventin e ndarjes së çmimeve për të tërhequr dhuratën do të ketë mundësi ta tërheqë në dyqanin më të afërt në zonën e banimit. Kjo është e vlefshme vetëm për Iphone 15 Pro Max, S23 Ultra dhe PS5.

 

 

Neni 8

TË DHËNAT E PJESËMARRËSVE

 

  1. Cdo pjesëmarrës në këtë Lojë Fati Promocionale pranon shprehimisht se Vodafone mund të përpunojë të dhënat e tyre personale, të kërkuara sipas Nenit 7.2 të kësaj Rregulloreje, për qëllime të kësaj Loje Fati Promocionale dhe për çdo qëllim tjetër të ligjshëm të Vodafone në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 9887/2008, “Per Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar. Të gjitha të dhënat personale lidhur me fituesit dhe të dhënat për mënyrën e organizimit të Lojës së Fatit Promocionale do të ruhen për një periudhe jo më pak se 6 vjet sipas kërkesave të VKM nr. 168/2017. 

 

Neni 9

                                                                              TAKSA DHE TATIMET

 

  1. Fituesi nuk do të jetë subjekt detyrimesh, tarifash apo garancish që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me çmimin përvec atyre të cilat mund të kerkohen detyrimisht për fituesin nga legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë. 

 

Neni 10

PUBLICITETI

 

  1. Komunikimi i Lojës Promocionale do të bëhet nëpërmjet një spoti televiziv, reklamimit në radio, reklamimit në gazeta, reklamimit me banera në qytet dhe reklamime në faqe interneti. Gjithashtu per këtë qëllim do të ketë deklarata për shtyp dhe artikuj të ngjashëm.

 

  1. Me pranimin e cmimit, fituesit kanë dhënë miratimin që emri dhe imazhi i tyre të publikohet në faqen zyrtare të internetit të Vodafone Albania www.vodafone.al dhe në faqet zyrtare që Vodafone ka në rrjetet sociale si: Facebook, Instagram, Linkedin. Gjithashtu, fituesit i japin Vodafone të drejta të plota lidhur më përdorimin e të drejtave të imazhit të tyre në fotografitë, videot (ose cdo version të tyre që ka prezencën e tyre) të cilat do të shfaqen në publik në kuadrin e fushatave promocionale aktuale apo të ardhshme të Vodafone Albania Sh.A. 

 

 

 

Neni 11

FORCA MADHORE
 

  1. Loja Promocionale mund të ndërpritet vetëm në rastin e rrethanave per të cilat Vodafone nuk është përgjegjëse, dmth: që nuk mund parandalohen, riparohen apo shmangen dhe në rast të ndonjë urdhërimi sipas ligjeve në fuqi nga autoritetet shtetërore. Njoftimi për ndërprerjen edhe cdo njoftim tjetër i rëndësishëm në lidhje me Lojën e Fatit Promocionale, do të publikohet në http://www.vodafone.al

 

Neni 12

ZGJIDHJA E MOSMARREVESHJEVE

 

12.1 Me pjesëmarrjen në këtë Lojë Promocionale pajtimtarët Vodafone kanë dhënë miratimin e tyre duke pranuar automatikisht rregullat dhe mekanizmin e Lojës Promocionale. Në rast të kërkesave të klientëve për të mos u përfshirë në këtë Lojë Promocionale, Vodafone Albania Sh.A nuk do t’i përfshijë ata në shorteun që do të hidhet për shpalljen e fituesve. Në rast mosmarreveshjesh, organi kompetent për zgjidhjen e tyre do të jetë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

Neni 13

TE NDRYSHME


 13.1 Rregullorja e Lojes Promocionale do të publikohet edhe në faqen në internet të Vodafone, http://www.vodafone.al. Informacioni mbi Lojën Promocionale mund të merret gjithashtu prej Shërbimit për Kujdesin e  Klientit duke telefonuar falas në numrin 140.

 

 

 

Tiranë, më 06.11.2023

 

Dua të jem pjesë e shorteut, çfarë duhet të bëj?

Ti mund të bëhesh pjesë e shorteut nëse je një klient Vodafone me parapagesë,me ose pa një paketë mujore aktive ose thjesht të jesh pjesë e një prej planeve me kontratë Next, Unlimited apo Red. Mjafton të hysh në një nga aplikacionet; Juth ose My Vodafone, dhe të mbledhësh bileta për shorteun e madh të 20 Dhjetorit në Kalendarin festiv. Nëse je klient jo Vodafone ti mund të mbledhësh bileta çdo ditë por për të marr pjesë në shorteun final ti duhet të bashkohesh me rrjetin Vodafone me anë të portabilitetit.

Jam klient jo Vodafone, si mund të bëhem pjesë e shorteut? 

Edhe ti fito me Vodafone duke mbledhur bileta çdo ditë por, për tu bërë pjesë e shorteut të madh ti duhet të bashkohesh me rrjetin Vodafone me anë të një kërkese portabiliteti e cila duhet të jetë e suksesshme. Biletat e mbledhura deri në ditën e kalimit të numrit në Vodafone do të shumëzohen me 100. 

Sa është minimumi i biletave që më duhen për tu bërë pjesë e Shorteut?

Për tu bërë pjesë e shorteut mjafton të kesh minimumi 5 bileta, të cilat i përfiton duke patur një paketë mujore me parapagesë aktive dhe duke hyrë një herë në një nga aplikacionet Juth ose My Vodafone për ti mbledhur. Mos harro, nëse bëhesh Next ose Unlimited përfiton më shumë dhurata dhe bileta, duke rritur automatikisht mundësitë për të qënë një nga fituesit e shorteut. Gjithashtu, nëse je klient jo Vodafone ti duhet të bashkohesh me rrjetin Vodafone për tu bërë pjesë e shorteut final.

A mund ti transferoj GB e fituara?

Dhuratat e ditës që përfitohen në aplikacion, sic mund të jenë GB, Kupona, VCoins, Minuta apo SMS, janë vetëm për përdorim individual nga fituesi dhe nuk mund të transferohen në një numër tjetër.

Nëse kam disa numra në pronësi, a mund të bëhem pjesë e Shorteut me të gjithë numrat?

Po patjetër, mjafton të logohesh në një nga aplikacionet Juth ose My Vodafone respektivisht me secilin numër që ke në pronësi dhe të mbledhësh bileta, në këtë mënyrë bëhesh automatikisht pjesë e Shorteut me çdo numër që dëshiron.

Kur dhe si do të zhvillohet Shorteu?

Shorteu do të zhvillohet në 20 Dhjetor 2023, nëpërmjet një mekanizmi software të krijuar nga Vodafone që mundëson përzgjedhjen dhe renditjen në mënyrë rastësore të numrave celularë të cilët do të shpallen fitues.

Si do të njoftohem nëse jam një prej fituesve?

Të gjithë fituesit e dhuratave të shorteut do të njoftohen me SMS dhe do të telefonohen nga Vodafone per të shpjeguar te gjitha detajet e nevojshme për tërheqjen e tyre, duke marrë gjithashtu të dhënat personale të përdoruesit të numrit dhe duke e njohur atë si fitues; Emër, Mbiemër, Atësinë, Ditëlindjen, dhe Numrin Personal të mjetit të identifikimit.

Nëse skam mundësi të paraqitem, mund ti terheqi dikush tjetër dhuratat në emrin tim?

Në pamundësi të paraqitjes tuaj në ambjentet e zyrave qëndrore të Vodafone, mund të paraqitet personi që ju keni autorizuar, së bashku me dy mjetet e identifikimit dhe me numrin celular fitues.

Pse unë kam një koefiçent ndryshe nga miku apo i afërmi im? Si funksionon kjo?

Ne ju shpërblejmë për çdo vit me ne. Më poshtë mund të gjeni koefiçentët për vitet me ne:

 

Vite

Koefiçenti total

0-5 vite

X2

6-10 vite

X5

11+

X10

Si mund ti rris shanset për të mbledhur sa më shumë bileta?

Ti mund të rritësh shanset për të mbledhur sa më shumë bileta duke u futur çdo ditë në aplikacionin My Vodafone apo Juth. Gjithashtu ne ju japim mundësinë për të blerë bileta shtesë çdo ditë për të rritur shanset e të qenurit fitues. 

Sa fitues janë gjithsej dhe cilat janë çmimet e Shorteut?

Në total do të jepen 34 dhurata të paraqitura në tabelën më poshtë:

 

Dhurata

Sasia Totale

Skoda Karoq

1

Skoda Scala

3

Iphone 15 Pro Max

10

Samsung Galaxy S23 Ultra

10

PS5

10

Please wait