17 Dhjetor 2008
 
Vodafone prezanton aparatet e rinj celularë,  në shtatë ngjyra tërheqëse, të cilët shënojnë angazhimin e kompanisë per të hedhur në tregun e telefonisë celulare produkte të markës Vodafone.

Karakteristikat, dizeniot dhe funksionaliteti i aparateve celularë Vodafone 527 (Rainbow) , janë specifikuar dhe zhvilluar nga kompania Vodafone për t’iu përshtatur më së miri përdorimit të klientëve tanë. 

Si lider në tregun vendas të telekomunikacionit, skuadra Vodafone bashkoi forcat për t’i ofruar të gjithë klientëve aparate celularë të veçantë, të lehtë-përdorshëm dhe  të përballueshëm nga klientët.

Vodafone 527 (Rainbow), ofron akses në multimedia, kërkim, muzikë, video, mesazhe. Me shpejtësinë, dhe besueshmërinë e rrjetit Vodafone, si dhe me kompletin ekskluziv të aparateve të rinj celularë, nuk do kishte moment më të mirë për të qenë afër Vodafone.

Me elegancën dhe shtatë ngjyrat në dizenjot, Vodafone 527 ofron shumë shërbime si SMS, MMS, Blutooth, Radio, Micro SD  deri ne 2 GB, dhe kërkim në internet.

Ky aparat ka manualin e përdorimit në shqip dhe klientët tanë mund të zgjedhin një nga shtatë gjuhët evropiane, duke përfshirë dhe gjuhën shqipe, për të vendosur në aparatin e tyre.

 
Për më shumë informacion, ju lutemi të kontaktoni:
Tel: +355 4 223 83 247
Fax: +355 4 223 83 31
e-mail: media.al@vodafone.com