28 Shkurt 2006
 
Kompania Vodafone Albania njofton se Zj. Violeta Xhakaj, banuese në qytetin bregdetar të Vlorës, është fituesja e makinës Ford Fiesta për muajin Shkurt 2006.
 
Aktiviteti promocional do të bëjë fitues të makinave Ford Fiesta edhe tre klientë te tjerë me parapagesë të kompanisë Vodafone Albania, në datat 21 Mars, 21 Prill dhe 21 Maj 2006.
 
Gjithashtu, deri më datë 27 Shkurt 2006, nga ky aktivitet promocional kanë dalë:
* 815 fitues të seteve promocionale
* 37 fitues të 100 mesazheve SMS falas
* 5 fitues të celularëve Nokia 6600
 
Fituesit e përmendur më sipër kanë dalë nga aktiviteti promocional që kompania Vodafone Albania ka filluar në datë 22 Janar 2006, nëpërmjet të cilit klientët me parapagesë të kompanisë mund të bëhen fitues të shumë dhuratave, thjesht duke dërguar një SMS me 12 numrat e kartës së tyre rimbushëse në numrin 15199.
Ky aktivitet promocional do të vazhdojë deri në datën 21 Maj 2006.
 
Përzgjedhja e fituesve të dhuratave të ndryshme behët në mënyrë automatike nga sistemi çdo orë (set promocional), çdo ditë (100 SMS falas brenda rrjetit Vodafone), çdo javë (celular Nokia 6600) dhe çdo muaj (Ford Fiesta).
 
 
Për më shumë informacion, lutemi kontaktoni:
Tel: ++355 4 23 83 091
Fax: ++355 4 23 83 31
e-mail: media.al@vodafone.com
/