23 Dhjetor 2008
 
A keni menduar ndonjëherë t’u  dërgoni urimet me te mira per Vitin e Ri njerëzve tuaj më të dashur me anë të një mesazhi zanor ?

Është koha që të mendoni për një shërbim të tillë inovativ.

Në këtë prag fundviti, Vodafone Albania bëhet i pari operator celular që do ti mundësojë të gjithë klientëve të saj shërbimin e ri Vodafone Mini Call. Përmes këtij shërbimi të gjithë klientët tanë do të kenë mundësi të krijojnë një mesazh zanor dhe t’ia dërgojnë atë palës marrëse . Është e lehtë, duhet vetëm të telefonosh duke shtuar një yll "*”para numrit të cilit do i dërgoni mesazhin tuaj zanor p.sh. *069xxxxxxx

Duke shtypur "*" numrin e abonentit, dhe duke rregjistruar mesazhin tuaj zanor, klientët kanë mundësi ta dërgojnë këtë mesazh zanor numrit të preferuar.  Marrësi (Pala B) do të njoftohet me një mesazh të shkurtër (SMS) për çdo mesazh zanor të ri që do te mbërrijë në inbox-in e tij.

Shërbimi i ri lancohet në përputhje me strategjinë e Vodafone dhe synon t’ju ofrojë një numër të gjerë shërbimesh plotësuese klientëve të saj. Pa dyshim që klientët Vodafone do të mund të përfitojnë nga ky shërbim i ri, i cili ofrohet me po të njëjtën tarifë dërgimi si një sms normale me  20 Lekë (me TVSH).

Ky shërbim do të jetë në avantazhin e klientëve me parapagesë dhe me kontratë, dhe vetëm brenda rrjetit Vodafone. Filozofia e Vodafone dhe angazhimet e tij ndaj klientëve bazohet në konceptin se si një shërbim i ri do tu mundësojë klientëve Vodafone dërgimin e mesazheve jo vetëm me fjalë por si emocione të shprehuara me zë, drejtuar miqve, familjeve dhe të dashurve.

Le të festojmë së bashku!

Për më shumë informacion, ju lutemi të kontaktoni:
Tel: +355 4 223 83 247
Fax: +355 4 223 83 31
e-mail: media.al@vodafone.com