17 Shtator 2007
 
Me përkushtim ndaj edukimit të fëmijëve, Vodafone Albania vazhdon traditën e saj për t'i qëndruar pranë fëmijëve në vigjilje të vitit të ri shkollor. Këtë rradhë dhuratat, përshëndetjet dhe urimet e shumta të Vodafone shkuan për fëmijët e shkollës "Halit Coka" në Bathore/Kamëz.
 
Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania Z. Thomas Papaspyrou së bashku me Znj. Liri Berisha, i uruan një fillim viti të mbarë shkollor, 800 nxënësve te ciklit të ulët të shkollës “Halit Coka”.
Qëllimi i kësaj vizite ishte për të shprehur edhe një herë përkrahjen që Vodafone i jep jo vetëm edukimit, por edhe të gjithë atyre që kanë nevojë për mbështetje.
 
Z.Papaspyrou u shpreh se Vodafone Albania është fokusuar dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen të fokusohet në aktivitete dhe nisma që synojnë përmirësimin dhe zhvillimin e kushteve për komunitetin, e veçanërisht për grupe dhe individë më në nevojë të shoqërisë shqiptare, duke pasur prioritet të axhendës sonë arsimimin cilësor për të gjithë komunitetin.
 
Përfaqësuesit e Vodafone Albania, theksuan se kompania gjithmonë ka treguar dhe do të tregojë mbështetjen e saj për problemet sociale të vendit. Angazhimi maksimal i Vodafone Albania për të qenë sa më pranë fëmijëve në festën e tyre të fillimit të shkollës, dukej në mini dekorin e përgatitur, në pjesëmarrjen e stafit te Vodafone Albania, grupit “West Side Family”, të cilët së bashku me fëmijët kënduan himnin kombëtar dhe i mirëpritën ata në klasat respektive me shumë dhurata të përgatitura eksluzivisht për këtë grupmoshë.
 
Z.Ilir Bodini, N/Drejtor i shkollës “Halit Coka”, falenderoi Vodafone Albania, jo vetëm për mbështetjen materiale, por edhe për praninë e punonjësve të saj, të cilët u angazhuan që ky fillim viti shkollor të ishte ndryshe për fëmijët e komunitetit të Bathores.
 
Për më shumë informacion, lutemi kontaktoni:
Tel: +355 4 223 83 247
Fax: +355 4 223 83 31
e-mail: anisa.kaltanji@vodafone.com
/