6 Shtator 2005
 
Në vijim të promovimit e mbështetjes së aktiviteteve të ndryshme kulturore e sportive në vend, si dhe duke marrë në konsideratë përpjekjet e shumta për zhvillimin e Karatesë si sport i rrallë për Shqipërinë, Vodafone Albania kësaj here i vjen në ndihmë Federatës Shqiptare të Karatesë në organizimin e Kampionatit të 10-të Ballkanik të Karatesë për të Rinjtë.
 
Kampionati Ballkanik do të zhvillohet në datat 10 dhe 11 shtator 2005 në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.  Kjo është hera e parë që një aktivitet me të tilla përmasa organizohet në Shqipëri. Në këtë eveniment do të marrin pjesë 8 shtete Ballkanike, me rreth 200 përfaqësues, meshkuj e femra të moshave nga 16-20 vjeç.
 
Duke u frymëzuar nga një prej vlerave bazë të biznesit të saj - “Pasionin për botën që na rrethon”, Vodafone Albania tashmë ka krijuar një traditë të konsoliduar në mbështetjen e projekteve të ndryshme kulturore, sportive e sociale. "Duke përshëndetur e uruar ekipin përfaqësues shqiptar për sukses të plotë në garat e këtij kampionatij, kemi kënaqësinë të shprehim e të konfirmojmë përkushtimin e kompanisë Vodafone Albania ndaj komunitetit dhe mjedisit ku operojmë" - tha zj. Amalinda Bediava, Drejtoreshë e Marketingut në Vodafone Albania në vigjilje të kësaj feste ndërkombëtare sportive.
 
Për më shumë informacion kontaktoni:
Tel: +355 4 223 83 247
Fax: +355 4 223 83 31
e-mail: anisa.kaltanji@vodafone.com
 
Vodafone Albania
 
Vodafone Albania, shoqëri pjesë e Vodafone Group Plc, u licensua më 9 Qershor 2001 si operatori i dytë i shërbimit celular GSM në Shqipëri, duke bërë ofertën më të lartë në tenderin ndërkombëtar.
 
Vodafone International Holdings B.V. zotëron 51% të kapitalit të Vodafone Albania, ndërsa Vodafone Panafon International Holdings B.V. zotëron 49% (kjo e fundit zotërohet në mënyre direkte dhe indirekte në 99.4% nga Vodafone Group).
 
Në 3 Gusht 2001, Vodafone Albania lançoi shërbimet e saj GSM në Shqipëri, të cilat i përkasin njërit prej rrjeteve më të shpejtë GSM në botë të mbështetur në përvojën e partnerëve të saj dhe në eksperiencën e rrjeteve të tjera operuese kudo në botë.  Operatori më i ri i telefonisë celulare në Shqipëri po e ndërton rrjetin e tij në një kohë rekord.
 
Vodafone Albania, që nga fillimi i shërbimeve të saj  komerciale në Gusht 2001 ka vënë në punë tashmë mbi 300 stacione bazë, duke mbuluar kështu të gjithë territorin shqiptar. Vodafone Albania u ofron klientëve të saj shërbime të plota roaming falë 234 marrëveshjeve roaming në 118 shtete të shtrira në të gjitha kontinentet.