24 Mars 2005
 
Për herë të parë një katalog udhëzues mbi Galerinë Kombëtare të Arteve do t’i prezantohet publikut dhe audiencës në mbarë botën në vitin 2005.
 
Vodafone Albania dhe Galeria Kombëtare e Arteve konfirmojnë edhe një herë bashkëpunimin e tyre të suksesshëm në promovimin e vlerave të arteve vizuale në Shqipëri. Viti 2005 do të prezantojë për herë të parë një katalog udhëzues mbi Galerinë Kombëtare duke patur si qëllim promovimin e artit shqiptar në listën e galerive të tjera nëpër botë, prezantimin e vlerave të artit shqiptar në një audiencë akoma më të gjerë, duke përfshirë paraqitjen e vlerave të pasura të koleksionit të kësaj galerie.  Ekspertët e Galerisë Kombëtare të Arteve do të japin kontributin e tyre në realzimin e udhëzuesit në një nivel cilësie të lartë.
 
Ky projekt është pjesë e një liste të gjatë veprimtarish, aktivitetesh, dhe publikimesh të Galerisë Kombëtare të Arteve, të realizuara me mbështetjen e kompanisë Vodafone Albania, ku mes të tjerave mund të përmendet: “Marubi” 2002, 2003; “Onufri” 2002, 2003 dhe 2004; Ekspozita e piktorit Ibrahim Kodra 2004; Bibliografia e Arteve Vizuale (I, II) si dhe shumë aktivitete të tjera.  Gjatë periudhës 2002 - 2005, Vodafone Albania i ka dhuruar Galerisë Kombëtare të Arteve përballimin e sukseshëm të këre aktiviteteve një shumë prej 5,292,000 Lekë.
 
“Eshtë hera e parë që Galeria Kombëtare e Arteve arrin të përgatitë dhe prezantojë një katalog  udhëzues të tillë dhe ne gjejmë rastin të vlerësojmë shumë mbështetjen e partnerit tonë, Vodafone Albania, në promovimin e vlerave të artit e kulturës në Shqipëri”, theksoi z. Abaz Hado, Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve në vigjilje të njoftimit të këtij projekti të ri.
 
“Ne duam të ndajmë me komunitetin tonë jo vetëm shërbimet dhe produktet tona, por gjithashtu të konfirmojmë përkushtimin tonë në mbështetjen e promovimit të vlerave kombëtare, e sidomos trashëgimisë së artit e kulturës.  Nisma të tilla gjejnë frymëzimin në një prej vlerave të çmuara të filozofisë së Kompanisë Vodafone: “Pasioni për Botën që na rrethon” – shtoi z. Thomas Papaspyrou, Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania.
 
Për më shumë informacion, kontaktoni:
Tel: +355 4 223 83 247
Fax: +355 4 223 83 31
e-mail: anisa.kaltanji@vodafone.com