Vodafone Red për klientët me kontratë: revolucion në tregun shqiptar të komunikimeve elektronike

Vodafone Red do të thotë:

· Telefonata dhe SMS pa limit, brenda Vodafone apo drejt rrjeteve kombëtare

· Shërbimet Vodafone Cloud, Vodafone Protect, Vodafone Contact dhe Data Sharing

· Shërbimi Vodafone Roaming me tarifa të ulëta

· Interneti i shpejtë 3G me mbulimin më të gjerë në Shqipëri

· Përvoja e shkëlqyer e kujdesit ndaj klientit


Tirane 19 prill 2013: Duke filluar nga sot të gjithë pajtimtarët me kontratë të Vodafone Albania do të kenë mundësinë të shijojnë për herë të parë në Shqipëri komunikimin e vërtetë pa limit sipas specifikave të katër planeve tarifore Vodafone Red. Vodafone Red është një koncept i ri global i Vodafone që vjen si përgjigje ndaj kërkesës për komunikim të shpenguar, duke garantuar përvojën më të mirë për klientin. Prezantimi i Vodafone Red në Shqipëri përkon me hedhjen e këtij produkti në mënyrë të suksesshme në shumë tregje Evropiane ku operon Vodafone. 

“Ne duam të zhvendosim çdo barrierë që mund t’i privojë klientët tanë nga marrja e kënaqësisë totale të përfitimeve që sjell teknologjia e fundit. Sot, ne sjellim në Shqipëri një koncept tërësisht të ri të komunikimit, i zhvilluar duke marrë në konsideratë atë çka kërkojnë klientët tanë: komunikim të shpenguar dhe pa limit, fleksibilitet, çmime të qarta, transparente e të përballueshme, cilësi e shërbimit dhe eksperiencë e shkëlqyer në kujdesin ndaj klientit. Këto janë dhe shtyllat mbi të cilat është ngritur Vodafone Red” – thotë Dietlof Mare, Vodafone Albania CEO. 

Vodafone Red sjell për herë të parë në Shqipëri telefonata dhe SMS pa limit, brenda rrjetit apo drejt rrjeteve kombëtare sipas zgjedhjes se klienteve; akses të shpejtë në internet; roaming të përballueshëm dhe kujdes të pakrahasueshëm për klientin, por jo vetëm kaq: Vodafone Red sjell një sërë shërbimesh risi që ofrojnë vlerë unike: shërbimi i ruajtjes së të dhënave Vodafone Cloud, mbrojtjen e pajisjes dhe të përmbajtjeve personale, Vodafone Protect dhe mundësinë për të përdorur kapacitetin e të dhënave data në më shumë se një pajisje (sherbimi Vodafone Data Sharing).

Fleksibiliteti është në qendër të konceptit të Vodafone Red. Me tarifa të pajtimit mujor duke filluar nga 4800 lekë (me TVSH) dhe katër plane të ndryshme tarifore, klientët mund të zgjedhin ndërmjet komunikimit të vërtetë pa limit brenda rrjetit Vodafone ose kundrejt të gjitha rrjeteve kombetare; deri 4 GB përdorim internet të shpejtë 3G që mund të ndahet për t’u përdorur mes 3 pajisjesh të ndryshme (telefona, tablete); shërbim roaming me çmime të ulëta në të gjithë Evropën dhe shumë minuta ndërkombëtare.

“Ne po e bëjmë të thjeshtë për klientët që të zgjedhin atë çka dëshirojnë dhe të kuptojmë qartë se çfarë shërbimi janë duke marrë. Ata do të ndihen mirë që të përdorin telefonin për të komunikuar pa u shqetësuar për ndonjë surprizë në faturën e tyre të komunikimit”. – thotë Z. Mare.

Vodafone Red ju sjell klientëve dhe aplikimin unik të inkorporuar Vodafone Protect që sjell siguri për pajisjen dhe përmbajtjet brenda saj ndërkohë që ofrohet falas edhe 5GB hapësirë për ruajtje të dhënash në formën virtuale “Cloud” (kapacitet që mund të shtohet nëse dëshirohet – kundrejt një pagese); për të ruajtur kontaktet, dokumentet dhe përmbajtjet media kështu që gjithkush mund të jetë i sigurt se “jeta” e tij digjitale është e organizuar dhe e sigurt.
 
Cilësitë unike s’do të ishin të mjaftueshme për Vodafone Red pa u shoqëruar me përvojën më të mirë të kujdesit për klientin dhe rrjetin e shpejte 3G me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri. Klientët do të kenë asistencën e shpejtë nga ekspertët tanë në dyqanet Vodafone për të kryer aktivizimet përkatëse në aparatin cellular si dhe për transferimin e të dhënave nga një pajisje në tjetrën, pa asnjë kosto.

Informacion i mëtejshëm për planet tarifore specifike të Vodafone Red dhe shërbimet e tjera shoqëruese mund të gjenden në faqen zyrtare të Vodafone Albania, duke klikuar: www.vodafone.al/red