Ndërsa rrjeti 3G është tashmë operativ në shumicën e qyteteve të mëdha të vendit, Vodafone Albania konfirmon se një sërë qytetesh dhe zonash të  tjera të vendit janë tashmë nën mbulimin e rrjetit 3G. Gjatë ditëve të fundit, rrjeti 3G është prezent edhe në zonën e Rivierës,  konkretisht në Llogara, Dhërmi, Himarë, Porto Palermo, Borsh e Shën Vasil, si dhe në Sarandë, Delvinë, Ksamil, Gjirokastër, Tepelenë dhe Memaliaj.

Ndërkohë, në pjesën lindore të vendit sinjali 3G ka mbërritur edhe në Pogradec, Korçë, Maliq dhe Bilisht. Brenda Qershorit 2011 pritet të jenë të mbuluar me sinjal 3G  edhe Kruja, Mati, Mirdita, Puka, Kukësi, Peshkopia, Tropoja si dhe Librazhdi, Gramshi,  Erseka dhe Përmeti.

Ashtu siç  u premtua në ditën e parë të lëshimit të sinjalit 3G nga Vodafone, Shqipëria po mbulohet me rrjetin 3G me një shpejtësi marramendëse sepse kompania Vodafone mendon gjithnjë e më  shumë për t'iu përgjigjur kërkesave  të klientëve të saj . Përmes rrjetit 3G përdoruesit mund të përdorin internet të shpejtë në aparatet celulare apo kompjuterat e tyre kudo që ata gjenden, mund të përdorin shërbimin e video-thirrjeve dhe shumë  aplikime të tjera që kërkojnë internet të shpejtësisë së lartë.