31 Tetor 2005
 
Vodafone njofton se në datën 31 Tetor ka rënë dakort t’i shesë 100% të interesave të saj në Vodafone Sweden kompanisë Telenor, operatorit pan-Nordik të telekomunikacionit. Vodafone Sweden shitet për një Vlerë Totale prej 1,035 milionë Euro (704 milionë £), e cila nënkupton 11 herë Vlerën Totale të EBITDA (të ardhura para zbritjes së interesave, taksave, zhvlerësimit dhe amortizimit) të realizuar për vitin financiar që përfundon në 31 Mars 2006. Vlera “cash” neto që do t’i kalojë Vodafone pas llogaritjes së borxhit neto të Telenor do të jetë afërsisht 970 milionë Euro (660 milionë £).
 
Arun Sarin, Drejtori Ekzekutiv i Vodafone komentoi rreth transaksionit:“Biznesi ynë në Suedi ka qenë i mirë, por për shkak të strukturës së veçantë të industrisë si dhe mjedisit rregullator është më mirë për punonjësit dhe aksionerët tanë që pronësinë mbi kompaninë ta ketë një operator pan-Nordik si Telenor. Jam i sigurtë që Telenor do të mund t’i shërbejë mirë klientëve tanë, veçanërisht në sektorin e korporatës, duke marrë në konsideratë prezencën e kompanisë në rajonin Nordik.”
 
Vodafone dhe Telenor kanë rënë dakort për kushtet e një Marrëveshjeje për Rrjetet Partnere në Suedi, duke lejuar kështu që Vodafone Sweden dhe klientët e Vodafone të vazhdojnë të përfitojnë nga produktet dhe shërbimet e Vodafone në Suedi. Si rezultat i transaksionit, Vodafone do të regjistrojë një ulje prej rreth 0.5 miliardë £ në rezultatet e saj për gjashtë-mujorin e periudhës që përfundon në 30 Shtator 2005.  
Shitja pritet të përfundojë në fund të vitit kalendarik 2005, në varësi të aprovimit rregullator të BE.

Për më shumë informacion vizitoni faqen e internetit të Vodafone Group: www.vodafone.com
 
Shënime për Redaktorët:

Rreth Vodafone
Vodafone është grupi kryesues në botë në fushën e telekomunikacionit celular, i cili operon në 27 vende në 5 kontinente, ka mbi 165 milionë klientë në të gjithë botën deri në datën 30 Qershor 2005 dhe 14 rrjete partnere. Për informacion të mëtejshëm, ju lutemi të vizitoni faqen e internetit: www.vodafone.com.

Rreth Vodafone Sweden
Vodafone Sweden, është përcaktuar si Europolitan Vodafone AB, me filialet dhe investimet, përfshirë këtu dhe interesat në infrastrukturën e rrjetit 3GIS, në partneritet me Hi3G Access AB. Deri në 31 mars 2005, Vodafone Sweden numëron rreth 1.5 milionë klientë.  Për vitin deri në 31 Mars 2005, Vodafone Sweden realizoi përafërsisht 703 milionë Euro të ardhura dhe përafërsisht 141 milionë Euro EBITDA (të ardhura para zbritjes të interesave, taksave, zhvlerësimit dhe amortizimit).

Rreth Telenor
Telenor është ofruesi më i madh i shërbimeve të telekomunikacionit në Norvegji dhe ushtron aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar në shërbimet e telefonisë fikse dhe celulare. Për informacion të mëtejshëm, ju lutemi të vizitoni faqen e internetit: www.telenor.com.
Për arsye ilustrimi, janë përdorur kurset e mëposhtme të këmbimit: SEK9.53:€1 dhe £0.68:€1.