- Planet tarifore
- Produkte & shërbime
- Oferta & paketa
- Suport
Vodafone ju ofron mundësinë të kryeni telefonata me video, duke parë personin që ju telefonon apo telefononi live ndërsa flisni. Ky shërbim mund të përdoret nga të gjithë klientët Vodafone, me parapagesë dhe kontratë, të cilët kanë një aparat celular të përshtatshëm për rrjetin 3G dhe që ndodhen në zonë me mbulim 3G.
Ju do të jeni më pranë miqve tuaj duke ndarë në kohë reale emocionet dhe momentet më të bukura.
Kujdes:
Ky shërbim mund të përdoret vetëm në vendet ku ka mbulim të rrjetit 3G, i cili është tashmë i pranishëm në Tiranë dhe shumë shpejt do të mbulojë të gjithë Shqipërinë.
Për të bërë telefonata me video duhet që ju dhe personi që telefononi të keni aparate celularë të përshtatshëm për rrjetin 3G, të cilët mundësojnë shërbimin video call dhe janë të pajisur me kamera ne pjesën ballore. Telefonatat me video (Video Call) kryhen po aq thjesht sa edhe telefonatat e zakonshme. Ndryshimi i vetëm është që pasi keni zgjedhur apo formuar numrin, ju duhet të shtypni butonin Video Call në vend të butonit për telefonata normale. Mbajeni aparatin celular përpara jush dhe shikoni në ekran.
Shërbimi video call (telefonatë me video) kushton sa një telefonatë normale drejt rrjetit Vodafone, sipas listës përkatëse të çmimeve të planit tarifor që ju i përkisni.
Telefonatat me video nuk janë pjesë e paketave me minuta që ju përfitoni nëpërmjet ofertave apo planit tuaj tarifor.
Për më shumë informacion mbi çmimet e këtij shërbimi ju lutem referojuni listës së çmimeve të planit tarifor që ju i përkisni.