14 Mars 2009
 
Në një nga festimet më të bukura shqiptare të vitit, Vodafone nuk mund të mos ishte pjesë e tij, duke dhuruar momente të vecanta kënaqësie dhe argëtimi për qytetarët e Tiranës.

Në 14 Mars, Vodafone Albania mirëpriti ditën e verës, me një shfaqje spektakolare organizuar në qëndër të qytetit, në urën e madhe të Bulevardit ”Dëshmorët e Kombit”, ku këngëtarët më të njohur shqiptarë të momentit entuziazmuan turmën duke i’u rikujtuar emocionet e verës!

Tradita e festimit të ditës së verës me njerëzit më të dashur në rrugët e Tiranës, duke ofruar dhurata të thjeshta por të perzgjedhura të afërmëve, është një nga gjërat që e bën këtë ditë më të bukur. Dhe cfarë mund të jetë më e perzgjedhur për të afërmit tanë sesa planet e reja tarifore, të pershtatura më së miri komunikimit, ashtu sikundër dhe idetë e vecanta që mund të gjenden pranë dyqaneve Vodafone.

Festimi i ditës së verës cdo vit , është kthyer në një festim të dashur për të gjithë ne, dhe Vodafone Albania me përkushtimin ndaj klientëve dhe mbështetjen ndaj artit, i ofroi kryeqytetasve një koncert special që do te kujtohet gjatë. Me një skenë të dizenjuar nën tapetin e kuq, dhe me qindra flutura shumngjyrëshe që lidhnin 2 pjesët e urës së madhe, Vodafone Albania mirëpriti kengetaret me te njohur shqipetare..

Asgjë nuk mund të ishte më e bukur dhe tërheqëse se sa menyra e vecantë që Vodafone Albania mendoi të festonte ditën e verës ,me qytetarët e Tiranës!
 
 
Për më shumë informacion, lutemi kontaktoni:
Tel: +355 4 223 83 247
Fax: +355 4 223 83 31
e-mail: media.al@vodafone.com
/