Fëmijët dhe telefoni

Telefoni celular mund te rrise sigurine personale te femijeve duke qene se ata jane ne gjendje te mbajne kontakte me prinderit te tyre dhe te marrin ndihme ne raste emergjence.
Disa prinder shqetesohen se shendeti i femijeve te tyre do te demtohet nga perdorimi i telefonave celulare. Ata mund te zgjedhin te marrin parasysh deklaratat e eksperteve ne lidhje me perdorimin e celularit nga femijet, si dhe perfitimet e sigurise.
Shumica e kerkimeve shkencore, te mbeshtetura dhe nga OBSH, konfirmojne se nga kerkimet e kryera deri me sot nuk ka prova te qarta se telefonat celulare apo stacionet baze te tyre perbejne rrezik per shendetin e njeriut dhe se nuk ka prova se femijet hasin ndonje rrezik te caktuar. Sidoqofte, duke qene se te rinjte ne ditet e sotme e perdorin celularin per nje periudhe te gjate, OBSH ka identifikuar si prioritare studimin e metejshme ne lidhje me perdorimin e celularit nga femije te moshave te ndryshme, si dhe po zhvillohen kerkime te metejshme ne lidhje me perdorimin e celularit nga femijet dhe perdorimin per nje kohe te gjate. Vodafone i ndjek nga afer keto rezultate si dhe pikepamjet e organizatave te tilla si OBSH.
Per te ndihmuar prinderit te marrin nje vendim te mire-informuar ne lidhje me perdorimin e telefonit celular nga femijet e tyre, ne ofrojme informacion dhe keshilla nga OBSH si dhe organizatat ne lidhje me te.
Ne dokumentin e saj “Fushat elektromagnetike dhe shendeti publik; telefonat celulare” te publikuar ne Qershor 2011, OBSH deklaron se “nuk eshte percaktuar ndonje efekt negativ i shkaktuar nga perdorimi i telefonit celular”. Ky dokument ofron informacionin si me poshte ne lidhje me reduktimin e ekspozimit ndaj RF per shkak te perdorimit te celularit:
Pervec perdorimit te pajisjeve “pa duar”, te cilat i mbajne telefonat celulare larg kokes dhe trupit gjate telefonatave, ekspozimi mund te reduktohet gjithashtu duke kufizuar numrin e telefonatave dhe kohezgjatjen e tyre. Perdorimi i telefonit ne zona ku marrja e valeve eshte e mire gjithashtu e ul nivelin e ekspozimit duke qene se i lejon telefonit te transmetoje me energji te reduktuar
Ne gjithashtu ofrojme informacion nga Agjensia Nderkombetare per Kerkime ndaj Kancerit (IARC) si dhe nga Komisioni Nderkombetar per Mbrojtjen nga Rezatimi Jo-Jonizues (ICNIRP, shiko me poshte), te cilat jane te dyja pjese e OBSH.
Informacioni nga Agjensia Nderkombetare per Kerkime ndaj Kancerit (IARC)
Ne Maj te vitit 2011, IARC i klasifikoi fushat e frekuencave radio (RF) si shkaktare te mundshme te kancerit tek njerezit, dhe deklaroi se nevojitet me shume pune kerkimore ne kete fushe. Nje sere studimesh po kryhen sipas prioriteteve kerkimore te vendosura nga OBSH.
Rezultatet e nje kerkimi te tille, studimi CEFALO ne lidhje me perdorimin e celulareve nga femijet, u publikuan ne Korrik te vitit 2011. Studimi perfshinte rreth 1,000 femije ne Danimarke, Suedi, Norvegji dhe Zvicer. Studimi krahasoi perdorimin  e celularit nga femijet dhe adoleshentet e moshes 7-19 vjec, te cilet u diagnostikuan me tumore ne tru ne periudhen ndermjet viteve 2004 dhe 2008, me me femijet e nje grupi moshataresh te tyre te perzgjedhur rastesisht. Studimi nuk gjeti rezultate te plota per rritje te rrezikut per tumore ne tru, dhe doli ne perfundimin se:  “Mungesa e nje marredhenie midis ekspozimit dhe rezultatit, qofte ne lidhje me kohen e perdorimit te telefonit celular qofte ne lidhje me lokalizimin e tumorit ne tru eshte prove kunder nje lidhjeje shkakesore”.
Informacioni nga  Komisioni Nderkombetar per Mbrojtjen nga Rezatimi Jo-Jonizues (ICNIRP)
ICNIRP ofron udhezime ne lidhje me ekspozimin ndaj fushave te frekuencave radio (RF) nga aparatet celulare dhe stacionet baze dhe keto jane hartuar per te mbrojtur te gjithe popullsine, perfshire dhe femijet.  Te gjithe telefonat dhe pajisjet qe shiten nga Vodafone; dhe te gjitha stacionet baze qe Vodafone ka ne funksion jane ndertuar ne menyre te tille qe te jene ne perputhje te plote me udhezimet e ICNIRP. Ne gusht te vitit 2009, ICNIRP paraqiti nje Deklarate qe konfirmon se nuk ka prova shkencore qe te tregojne se perdorimi i nje telefoni celular perben rrezik per femijet ose te rriturit.
ICNIRP ka publikuar gjithashtu nje koment mbi provat shkencore  ne lidhje me ekspozimin ndaj RF ne vitin 2009. Ne te thuhet se: “te dhenat eksperimentale deri me tani nuk tregojne se femijet jane me te rrezikuar se te rriturit sa i takon rrezatimit ndaj RF, por pak studime jane kryer”, dhe se “Ne total nuk ka prova te mjaftueshme ne lidhje me ndonje efekt te RF te telefonave celulare qe mund te shkaktohen mbi femijet dhe adoleshentet”.
Ne Maj te vitit 2011, OBSH dhe ICNIRP mbajten nje takim nderkombetar te eksperteve te shendetesise  mbi Femijet dhe rrezatimin jo-jonizues. [http://www.icnirp.org/Kids/kids&NIRprog.htm ]  Qellimi i mbledhjes ishte: “te percaktoje nese udhezimet e ICNIRP jane te pershtatshme per mbrojtjen e femijeve – te cilet jane te ndryshem sa i takon aspektit fiziologjik, anatomik dhe menyres se tyre te jeteses”.
Pas takimit, Kryetari i ICNIRP doli me perfundimin se: “Nga rezultatet shkencore te seminarit mund te arrijme ne perfundimin se udhezimet tona jane te pershtatshme. Ne lidhje me rrezatimin UV, ne e dime qe njerezit jane te rrezikuar dhe tani kemi edhe me shume prova ne lidhje me kete qendrim. E kunderta ndodh me EMF dhe telefonat celulare ne vecanti, pra nuk ka prova qe femijet mund te perballen me ndonje rrezik te vecante. Kjo do te thote se nuk ka asnje arsye te ndryshohen udhezimet. Pavaresisht kesaj, ne do te vazhdojme t’i referohemi studimeve shkencore, dhe rezultati i ketij seminari ka kontribuar per kete.”