Me anë të shërbimit të faturës elektronike që Vodafone Albania ofron për të gjithë planet tarifore me kontratë, klientët mund të marrin çdo muaj faturën e detajuar të komunikimit të tyre celular, shumë thjesht, shpejt dhe në mënyrë të sigurt, nëpërmjet faqes së internetit të kompanisë www.vodafone.al. Teknologjia e përdorur për të krijuar shërbimin Vodafone E-Bill , ofron siguri maksimale për të dhënat e komunikimit celular të klientëve me kontratë nëpërmjet kodeve të ndryshme PIN për secilin aksesim të faturës elektronike. Nëse klienti ka pranuar, nëpërmjet formularit të aplikimit të shërbimit E-Bill ofruar vetëm në dyqanet Vodafone, të marrë faturën elektronike, kjo e fundit do të zëvendësojë pjesën analitike të faturës së detajuar që i dërgohet klientëve me kontratë nëpërmjet shërbimit postar çdo muaj. Në këtë rast, zarfi i klientit do të përmbajë vetëm faturën tatimore.
Si mund ta merrni faturën tuaj elektronike?
- Plotësoni formularin e aplikimit të shërbimit E-Bill në një nga dyqanet Vodafone duke patur me vete një dokument të vlefshëm identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti).
- Hyni në adresën www.vodafone.al dhe klikoni në seksionin e E-Bill
- Nëse kjo është hera e parë që e aksesoni këtë shërbim, regjistrohuni duke plotësuar të dhënat e kërkuara.
- Pasi të jeni regjistruar, në celularin tuaj do t’ju vijë një SMS që përmban numrin PIN që do t’ju nevojitet për të aksesuar faturën tuaj elektronike.
- Për të ofruar siguri maksimale për klientët tanë, çdo herë që ju do të kërkoni të aksesoni/kontrolloni faturën tuaj elektronike, do të merrni me SMS një numër të ri PIN.
- Ju do të njoftoheni gjithashtu nëpërmjet një SMS-je dhe emaili që fatura juaj elektronike është gati.
- Ju mund të aksesoni të gjitha faturat tuaja elektronike të 12 muajve të fundit. Fatura më e vjetër do të fshihet automatikisht me përgatitjen e faturës së re.
- Nëse keni ndonjë paqartësi në lidhje më paraqitjen e të dhënave të faturës suaj elektronike, ju mund të na kontaktoni nëpërmjet linkut që gjendet brenda faqes së faturës suaj elektronike.
Çfarë do të përmbajë fatura juaj elektronike?
- Periudhën e faturimit;
- Pagesën fikse mujore për shërbimin;
- Numrin e thirrur/datën/orën/kohëzgjatjen e bisedave të kryera numri i telefonuar;
- Pagesën përkatëse për çdo komunikim të kryer.