Përmbajtja dhe aplikacionet e GigaTV
Përmbajtja dhe aplikacionet e GigaTV
Përmbajtje kombëtare & ndërkombëtare
Të gjitha paketat që gjeni në dyqan, mund ti aksesoni edhe me dekoderin GigaTV, duke përfshirë paketat: Vodafone TV,Tring, Digitalb.
Gjithashtu pjesë e abonimit është aksesi falas tek Vodafone TV App në mobile, akses falas në katalogun VOD me filma dhe seriale, akses në aplikacionet Youtube (falas), DaVinci Kids (falas), dhe France24 (falas).
Aplikacionet
- Amazon Prime Video ( klienti duhet të ketë abonim në Amazon Prime që të logohet nga GigaTV)
Katalog i gjerë filmash & serialesh, duke përfshirë tituj origjinal & ekskluzive.
- YouTube (akses falas)
Hyr në YouTube nga dekoderi GigaTV dhe shijo videot dhe muzikën që të pëlqen.
- DaVinci Learning (akses falas)
Mijëra video & seriale edukative për fëmijë.
- France24 (akses falas)
Mbulim 24-orë i lajmeve botërore – në Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht dhe Arabisht.
Kanalet Interaktive
Regjistro, bëj Pause dhe rinis programe live ose shiko programe deri në 7 ditë në të kaluarën në çdo kohë.
Kanalet pjesë të listës GigaTV kanë funksionalitete të veçanta për programet që transmetohen. Këto janë në total 15 kanale:
- RTSH1 HD
- BOOMERANG
- RTSH FEMIJE
- CARTOON NETWORK
- CINESTAR TV ACTION
- CINESTAR TV FANTASY
- CINESTAR TV COMEDY
- CINESTAR TV PREMIERE 1
- CINESTAR TV PREMIERE 2
- RTSH FILM
- RTSH SHQIP
- LUXE.TV
- MY ZEN
- RTSH SPORT
- (nuk mund të mundësohet në GigaTV App për shkak të përmbajtjes)
Të gjitha programet e transmetuara në këto kanale kanë grupin e mëposhtëm të veçorive:
- Regjistrohen. Mund të regjistrosh një numër të pakufizuar programesh paralelisht dhe gjithsej mund të ruash 90 orë përmbajtje dhe t'i ruash ato deri në 90 ditë. Regjistrimet tuaja ruhen në cloud, të cilat mund t'i aksesosh në shtëpi nepërmjet dekoderit ose edhe kur je në lëvizje nga celulari ose tableti nga aplikacioni Vodafone TV.
- Catch Up (mund të shikohen deri në 7 ditë në të kaluarën). Për programet e 7 ditëve të fundit, një ikonë PLAY tregon se mund t'a shikosh programin me Catch Up, dhe për programet që janë duke u transmetuar tani, ikona rrethore tregon se përmbajtja mund të bëhet Play nga fillimi.
Fillo nga e para, fillo programacionin që është Live nga fillimi. Mund të shikohen në celular apo tablet.