KIDS MODE- MODALITETI PER FEMIJE

 KIDS MODE- MODALITETI PER FEMIJE

 Ka 3 mënyra për të arritur funksionalitetin e modalitetit për fëmijë: 


 1) Kliko menunë kryesore të cilësimeve;

2) Shtyp  butonin me ngjyrë të verdhë në telekomandë;

3) Në ndërfaqen kryesore, shko tek aplikacioni me logo Kids Mode.

 Më tej, prano “Kushtet e Privatësisë”.
 

• Krijo profilin e fëmijës duke përzgjedhur: imazhin, moshën dhe emrin deri në 10 shkronja. Përcaktimi i moshës është i rëndësishëm për të vleresuar dhe filtruar përmbajtjen . Mund të shtoni disa profile në varësi të moshës së fëmijëve.

• Vendosni një PIN. Fëmija mund të lëvizë lirisht në profilin e tij pa pasur nevojë të futë PIN-in prindëror. Për t’u futur në Kids Mode provoni 0000, 1111, 1234 nëse opsioni PIN është AKTIV në cilësimet. Nëse pin është i saktë, do të vazhdojë automatikisht në ekranin tjetër (nuk nevojitet OK).

• Dil nga aplikacioni: 


Për të kaluar në ndërfaqen kryesore të GigaTV përdoruesi do të ketë 3 mënyra:

  1. Opsioni i daljes në ndërfaqen e Kids Mode - shtyp EXIT (dalje).
  2. Në telekomandë butoni Home (shtëpia).
  3. Në telekomandë opsioni EXIT (dalje). 

• Në modalitetin për fëmijë , disa butona në telekomandë do të kenë veprime të ndryshme në krahasim me ndërfaqen kryesore të GigaTV.


Brenda ndërfaqes Kids Mode:


Menyja kryesore e përmbajtjes ka disa ndryshime kur krahasohet me aplikacionin kryesor të GigaTV. Menuja është me ikona (për të vegjlit që nuk dinë të lexojnë)


Të gjitha përmbajtjet që janë mbi moshën e lejuar  të fëmijës do të filtrohen nga profili i tij, si dhe përmbajtjet që nuk kanë vlerësim moshe. Shembull: Nëse fëmija është 8 vjeç, ai do të shikojë vetëm përmbajtje me vlerësimin e moshës M8 e më poshtë.


Informacioni i programit është i disponueshëm duke zgjedhur butonin e informacionit në këndin e sipërm djathtas ose duke shtypur tastin OK në telekomandë: titrat, gjuhen audio dhe përmbajtjen e programit.


Në ekranin e numërimit mbrapsht prindërit mund të përcaktojnë sasinë e kohës që fëmija lejohet të përdorë aplikacionin. Ky numërim mbrapsht zbatohet vetëm për një "sesion". Pra, sa herë që prindi dëshiron të kufizojë kohën e shikimit, ai duhet të vendosë një numërim të ri mbrapsht duke përdorur pinin e tij. Mesazhi do të shfaqet nëse numërimi mbrapsht do të anashkalojë kohën për të fjetur. 

PIN prindëror do të kërkohet për të hyrë në zonën e Cilësimeve

  • Cilësimet - prindërit do të gjejnë të gjitha opsionet e cilësimeve për të konfiguruar profilet e fëmijëve të tyre.
  • Menaxhimi i kohës - për të vendosur kohën e gjumit; 
  • Cilësimet e përmbajtjespër të vendosur preferencat e audios dhe titrave; 
  • Redakto profilin- për të  përditësuar profilin.

Ndihmë- informacione të dobishme rreth aplikacionit dhe për të parë sërish videon udhëzuese . 

Të lutem prit