QSUT mbetet qendra shëndetësore më e vizituar, me më shumë se 300.000 trajtime ambulatore në vit, duke llogaritur 27.000 operacione të shtruar në një vit - të gjithë të trajtuar përmes Njësisë së Koordinimit të Emergjencave.
Vizita në Njësinë e Emergjencës tregoi kushtet e saj krejtësisht të varfra, që shkaktonin vonesa në koordinim dhe komunikim midis seksioneve dhe spitaleve, mjekëve dhe infermierëve të disponueshëm për t’u kujdesur, për të trajtuar dhe ndërhyrë në rastet e urgjencave shëndetësore të qytetarëve. Të frymëzuar për të sjellë eksperiencën më të mirë teknologjike për një përfitim publik, Fondacioni Vodafone po e kthen atë në një qendër emergjence të koordinimit dixhital, e cila synon ta transformojë realitetin aktual në një reagim jashtëzakonisht të shpejtë, cilësor dhe të specializuar. Përveç kësaj, u dhuruan një numër pajisjesh mjekësore portative për shërbimin e urgjencës ambulatore, duke u siguruar pacientëve pajisje të frymëmarrjes që përdorin teknologjinë e ventilimit dhe algoritme unike të kontrollit të gazit.
I gjithë investimi për pajisjet, mobiljet, zgjidhjet e teknologjisë dhe implementimin e sallës së emergjencave është 66.412 Euro.
Qendra e Koordinimit të Emergjencave QSUT
Qendra e Koordinimit të Emergjencave QSUT
Qendra e Koordinimit të Emergjencave QSUT