Pajisja e sallës së onkologjisë në Spitalin Onkologjik të QSUT
Spitali më i madh onkologjik në Shqipëri sapo është pajisur me pajisje të kirurgjisë mjekësore dhe të reanimacionit dhe me shtretër kirurgjikale të cilësisë së lartë. Ata kanë lënë pas pajisjet e vjetra dhe të dëmtuara, duke ofruar sot më të mirën për pacientët, si dhe personelin mjekësor që drejton operacionet. Investimi total i realizuar arrin shumën prej 88.320 Eurosh.