Më shumë për të vegjlit në jetimoret e Vlorës dhe Sarandës
Gjatë fundit të vitit 2017, punonjësit e Vodafone Albania kontribuan dhe disa prej tyre udhëtuan për të festuar me fëmijët jetimë në mbarë vendin. Vizitat në “shtëpitë” e tyre ndihmuan në gjetjen e ideve dhe zgjidhjeve për të përmirësuar kushtet e tyre të jetesës. Kuzhinat, lavanteritë, dhomat e ndenjes dhe zonat e lojrave në jetimoret në Vlorë (0-5 vjeç) dhe Sarandë (3-18 vjeç) aktualisht po rinovohen totalisht.
Në prag të festave të ardhshme, do të dëshironim të dëshmonim ndryshimet e bëra që i bëjnë fëmijët të lumtur në shtëpitë e tyre. Investimi total: 20.569 Euro