Ëndrra që u bë realitet
Mes të rinjve, ka raste sporadike të cilat janë përballur me pengesa për arsimimin e tyre. Ëndrrat e tyre ishin thjesht të pamundura për shkak të kushteve të tyre të jetësës. Qëllimi i këtij projekti është të bëjë “të pamundurën” të mundur, duke mundësuar aksesin në arsim të viktimave të dhunës, atyre të cilëve iu është penguar aksesi në arsim për shkak të sjelljeve seksuale të ndryshme, ose madje edhe të rinj me aftësi të kufizuara që kishin vështirësi për të ndjekur studimet e tyre për shkak të mungesës së infrastrukturës. Tre përfituesit e projektit të parë pilot dëshironin dëshpërimisht të vazhdonin shkollën dhe tani, ëndrra e tyre është bërë realitet.