Statusi i Kartës SIM
Statusi i Kartës SIM
Statusi Aktiv
Ju mund të shfrytëzoni plotësisht të gjitha mundësitë që ju jep Vodafone në momentin që do të kryeni një telefonatë drejt një numri (ose drejt 131), të dërgoni SMS apo konsumoni internet.
Kujdes:
Aktiviteti dalës (telefonatë, SMS , internet) duhet të kryhet në Shqipëri.
Duke përdorur My Vodafone app, ose menunë #123# ju do të informoheni mbi datën e rimbushjes së fundit si dhe mbi datën e skadimit të këtij krediti. Data e skadimit te kreditit përcakton kohëzgjatjen e Statusit Aktiv, gjatë të cilit ju keni mundësi të perdorni të gjitha shërbimet që i përkasin planit tuaj tarifor.
Çdo rimbushje e rrit vlefshmërinë e kreditit tuaj në varësi të afatit të vlefshmërisë që ka vetë rimbushja dhe datës së skadimit të kreditit.
Afatet e vlefshmërisë së rimbushjeve janë si më poshtë:
Vlera e rimbushjes (Leke) |
Validiteti I Rimbushjeve |
100-499 |
30 Dite |
500-999 |
45 Dite |
1000-2500 |
60 Dite |
+2501 |
90 Dite |
Në çdo rast, afati më i gjatë i vlefshmërisë së kreditit i përcaktuar nga rimbushjet e kryera do të klasifikohet gjithashtu edhe si afati i skadimit të kreditit, duke ju dhënë kështu mundësi të përdorni më shumë shërbimet dhe ofertat e Vodafone.
Nëse ju nuk e rimbushni numrin tuaj Vodafone deri në datën e përmendur në mesazhin e regjistruar, numri juaj do të kalojë në Statusin Pasiv. Ju do të njoftoheni me një SMS 7 ditë përpara datës së kalimit në Statusin Pasiv, në mënyrë që të rimbushni llogarinë tuaj Vodafone dhe të qëndroni në statusin aktiv.
Statusi Pasiv
Në rast se ju nuk kryeni asnjë rimbushje edhe brenda 5 ditësh nga momenti që jeni njoftuar me SMS, numri juaj kalon automatikisht në Statusin Pasiv.
Statusi Pasiv i korrespondon një periudhe 1 mujore në të cilën ju mund të beni rrimbushje, merrni thirrje, SMS, MMS, apo trasfertë krediti nga një numër tjetër, por nuk mund të kryeni aktivitet dalëse apo të përdorni shërbimet e tjera Vodafone.
Nëse në momentin që numri juaj kalon në statusin pasiv balanca e kreditit tuaj është më e madhe se zero, krediti i mbetur do të konfiskohet përgjithmonë dhe nuk do të mund të përdoret më. Në rast se ju kryeni një rimbushje gjatë statusit pasiv apo nëse një numër tjetër do t’ ju transferojë kredit dhe numri juaj do të kalojë në Statusin Aktiv.
Çaktivizimi i numrit tuaj nga rrjeti Vodafone
Në rast se nuk kryeni asnjë rimbushje gjatë Statusit Pasiv , atëherë numri juaj çaktivizohet nga rrjeti Vodafone.
Vodafone do t’ju njoftojë me një SMS 10 ditë përpara datës së çaktivizimit të numrit tuaj, në mënyrë që të rimbushni llogarinë tuaj dhe numri juaj të kalojë në Statusin Aktiv. Në rast se numri juaj çaktivizohet nga rrjeti Vodafone, Formulari i Regjistrimit për Përdorim të Shërbimit Telefonik të Lëvizshëm për numrin tuaj konsiderohet automatikisht i zgjidhur. Pas çaktivizimit të numrit tuaj, Vodafone rezervon të drejtën për të shkeputur numrin tuaj nga rrjeti Vodafone.
Për çdo rast Vodafone do t’ju njoftojë me një SMS për statusin ku do të kaloni, si dhe mënyrën si mund të ktheheni në Statusin Aktiv, në të cilin do të mund të përdorni të gjitha ofertat dhe shërbimet e Vodafone Albania.