Si ta kuptoj nëse shërbimi Secure Net i Vodafone është aktiv?
Si ta kuptoj nëse shërbimi Secure Net i Vodafone është aktiv?
Me aktivizimin e mbrojtjes që ofron ky shërbim, do të shfaqet një ikonë e vogël në shfletuesin tuaj. Klikoni mbi ikonën dhe do të ndodheni përpara parametrave të konfigurimit të shërbimit Secure Net. Përcaktojeni vetë nivelin e sigurisë.
Në fashën përkatëse do të shfaqet niveli juaj i mbrojtjes. Nëse aktivizoni të gjithë elementët , do të keni caktuar nivelin e lartë të mbrojtjes (niveli i gjelbër). Nëse nuk i aktivizoni të gjitha funksionet e mbrojtjes do të shihni një fashë të kuqe. Shërbimin Secure Net mund të çaktivizohet në çdo kohë.
Kujdes: Ikona e Secure Net nuk shfaqet kur ju vizitoni faqe https.