Çfarë është Vodafone Secure Net?
Çfarë është Vodafone Secure Net?
Shërbimi Secure Net ju ndihmon të siguroni aparatin tuaj kundër viruseve, skedarëve të rrezikshëm dhe faqeve të dëmshme gjatë qëndrimit tuaj në rrjetin Vodafone. Me aktivizimin e Secure Net, nëse ju tentoni të shkarkoni një skedar të dëmshëm apo të rrezikshëm, Vodafone do të bllokojë shkarkimin dhe do t’ju njoftojë përmes një SMS. Nëse tentoni të aksesoni një faqe të pasigurtë, ne do t’ju drejtojmë te një faqe e cila ju paralajmëron për rrezikun dhe më pas ju mund të zgjidhni të vazhdoni te faqja apo të lundroni diku tjetër.
Nëse lidhni një tjeter numër telefoni me tuajin, ju mund të caktoni kontrollin prindëror për këtë numër, për shembull: shfletim i sigurtë për fëmijet, kohë joaktive dhe njoftime për shkarkim aplikacioni.
Informacion: Mbrojtja është aktive vetëm kur ju përdorni rrjetin celular të Vodafone. Kjo është e vlefshme edhe gjatë udhetimeve jashtë vendit. Në rrjetet e huaja (për shembull kur jeni në roaming) shërbimi Secure Net nuk është aktiv.