Tirana Ime
Tirana Ime
Aplikacioni “ Tirana Ime” është një udhëzues dixhital për kryeqytetin, me qëllimin e vetëm për lehtësuar dhe përmirësuar jetën tuaj.
I dizenjuar në një platformë unike dhe lehtësisht të aksesueshme, aplikacioni “Tirana Ime” përfshin 6 kategori të ndryshme (Trafiku, Transporti, Ndotja, Informacion, Raportime, Turizmi), të cilat ju vijnë në ndihmë për të marrë çdo informacion të nevojshëm në kohë reale, kurdo dhe kudo që të ndodheni.
Aplikacioni Tirana Ime mundësohet nga Vodafone Albania dhe Bashkia e Tiranës.
Sa kushton?
Nëse nuk keni një telefon smartphone ju mund të paguani parkimin duke dërguar një SMS me targën tuaj në numrin 50500 i cili kushton 100 Lekë (me TVSH).
Si funksionon?
Ju mund të paguani parkimin në 3 rrugët kryesore të qytetit të Tiranës (Bulevardi Dëshmorët e Kombit, rruga Myslym Shyri dhe rruga Ibrahim Rugova) nëpërmjet aplikacionit Tirana Ime shumë thjesht duke ndjekur shumë pak hapa:
1. Pasi keni parkuar makinën tuaj në një parkim të lirë, hyni në aplikacionin Tirana Ime, në menunë Paguaj Parkimin. Në këtë menu do të gjeni më shumë informacion mbi zonat, tarifat si edhe mund te zgjidhni mënyrën e pagesës që për momentin është Paguaj me SMS.
2. Vendosni targën e automjetit tuaj, zgjidhini zonën dhe më pas numrin e orëve për të cilat do të paguani.
3. Orari i parkimit publik me pagesë është nga e Hëna - e Premte, Ora 7:30 - 20:00. Pas këtij orari, parkimet publike janë të lira dhe pa pagesë.
4. Ju do te merrni një SMS konfirmues me detajet e pagesës.
5. 10 minuta para përfundimit ju do të njoftoheni më një SMS në mënyrë që të kryeni një pagesë për të shtyrë orarin ose të lëvizni makinën tuaj.