Discover Vodafone, Graduate Program


Mundesia më e mirë për tu përfshirë në dinamikën e Teknologjisë dhe Telekomunikacionit, është ky momenti për ti dhënë formë të ardhmes.

Sfido veten nëpërmjet programit Discover Vodafone dhe bëhu pjesë e një eksperience sfiduese dhe plot mundësi për një të ardhme emocionuese

Intervista Online

Pas aplikimit, kandidati merr ftesë me email ku përshkruhen qartë hapat që duhen ndjekur për një intervistë të sukseshme, si dhe jepen udhëzime të ndryshme në lidhje me intervistën.

Testimi Online

Është hartuar për të testuar aftësitë tuaja në zgjidhjen e problemeve. Faza e testimeve online për programin Discover Vodafone për të sapodiplomuarit përfshin dy testime:

  • Testi i gjykimit të situatave, i cili ju njeh me situata nga jeta e përditshme, me të cilat mund të përballeni edhe gjatë programit Discover në Vodafone. Nuk ju duhen njohuri teknike për t’iu përgjigjur pyetjeve të këtij testimi;
  • Testi i arsyetimit abstrakt. Ky test shërben për të matur aftësinë tuaj logjike, të gjetjes së rregullave logjikë dhe praktikimin e tyre në testim.

Qendra e vlerësimit

Qendrat tona të vlerësimit ju japin mundësinë për të na takuar dhe për të zbuluar si është në të vërtetë jeta në Vodafone. 
Dita e vlerësimit do të përfshijë tre faza:

  • Ushtrimi në grup. Qëllimi i kësaj faze është matja e aftësisë tuaj për të bashkëvepruar me kolegët;
  • Prezantim individual. Nëpërmjet një rasti studimor që do duhet të prezantoni, mund të tregoni aftësitë tuaja për të punuar individualisht;
  • Intervista në formë paneli- Pjesë e këtij paneli do të jenë drejtues të Vodafone Albania.

Oferta

Nuk do prisni gjatë për t’u informuar rreth rezultateve, pasi brenda ditës shpallim të përzgjedhurit dhe ju prezantojmë me ofertën zyrtare.

Please wait