Vodafone eShop
Vodafone eShop
Kushte dhe afate te perdorimit
1. Keto Kushte dhe Afate perbejne te gjithe Marreveshjen ndermjet Jush, Klienti i Vodafone dhe Vodafone Albania Sh.A (Vodafone ose Ne, VFAL perkatesisht) ne lidhje me perdorimin e dyqanit tone online (me poshte referuar si “Vodafone eShop”). Vodafone Albania Sh.A eshte nje shoqeri aksionere e thelemuar me Vendim te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane Nr. 25766, date 10 Maj 2001, me seli ne: Autostrada Tirane- Durres, Rr. “Pavaresia”, Nr. 61, Kashar, Tirane, Shqiperi, me Nipt: K11715005L.
2. Keto Kushte dhe Afate zbatohen per blerjet e kryera nepermjet Vodafone eShop, pervec Kushteve dhe Afateve te Pergjitshme qe zbatohen per perdorimin nga ana juaj te vodafone.al website. Ju lutemi klikoni ketu per te pare variantin elektronik te plote te kushteve dhe afateve te pergjithshme.
3. Vodafone eShop ju ofron mundesine te perdorni sherbime te ndryshme; te shihni me shume produkte, t’i krahasoni dhe bleni produktet online ne internet nen seksionin Vodafone eShop. Vodafone eShop ju ofron informacion me ane te nen-seksioneve te ndryshme te saj.
4. Ky sherbim ju ofrohet vetem me kushtet si me poshte: a. Ju duhet te jeni rezident ne Republiken e Shqiperise dhe te paraqisni adresen perkatese; b. Duhet te jeni 18 vjec ose me shume; c. Duhet te keni nje karte te vlefshme krediti ose debiti ne emrin tuaj;
5. Ju keshillojme t’i lexoni keto Kushte dhe Afate sa here deshironi te beni nje blerje duke qene se keto Kushte dhe Afate mund te ndryshojne here pas here me vendim te Vodafone. Kur beni nje porosi ne faqen tone, kjo nenkupton se i keni pranuar dhe jeni dakord me keto Kushte dhe Afate.
Sherbimi Vodafone eShop
Ne do t’ju ofrojme akses pa pagese ne elementet e Sherbimit por ju mund te keni shpenzime dhe kosto te tjera per navigimin ne internet ne perputhje me cmimet e planit tuaj tarifor nese vizitoni faqen web permes telefonit tuaj celular duke perdorur Vodafone Mobile Broadband. Sherbimi Vodafone eShop eshte ne pronesi te Vodafone; Ju pranoni se titulli dhe te drejtat e plota te pronesise per Sherbimin do te mbeten nen pronesine ekskluzive te Vodafone dhe Ju nuk do te tentoni te kopjoni, modifikoni, ndryshoni Sherbimin ne asnje menyre apo te nen-licensoni apo jepni me qira Sherbimin Vodafone eShop.
Sherbimi ju mundeson te:
a. Shihni pajisjet e disponueshme qe shiten permes Vodafone eShop. Ju mund te Shfaqni permbajtjen duke e klasifikuar ate me ane te zgjedhjeve, kategorive apo elementeve te tjere.
b. Duke krahasuar elementet e disponueshem, duke shtuar dhe/ose hequr deri ne 4 pajisje, ndersa shfaqet nje krahasim analitik i bazuar ne elementet kryesore. Kjo ju ndihmon te beni krahasimin ndermjet elementeve te pajisjeve.
c. Blerja e pajisjes/pajisjeve te perzgjedhura. Kur klienti i Vodafone shtyp tastin “Shto ne shporte” per artikullin/artikujt e perzgjedhur, klientit do t’i kerkohet te “Procedoje me blerjen” dhe me pas te “hyje” me kredencialet e aplikacioneve te My Vodafone apo te regjistrohet. Pas perfundimit me sukses te procesit te regjistrimit, klienti do te drejtohet ne faqen e pageses e-Commerce. Vodafone nuk do te grumbulloje te dhena financiare personale qe klientet kane dhene gjate ketij procesi. Klientet Vodafone te cilet nuk kane deshire te regjistrohen dhe kategorte e tjera te klienteve do te mund ta kryejne procesin e blerjes ne statusin Vizitor. Te gjithe klientet me statusin Vizitor nuk do te kene mundesi te krijojne nje historik te profilit te tyre, ndersa Vodafone do te ruaje hollesite e porosive te klienteve Vizitore te regjistruara.
d. Produkti/produktet jane te pajisura me informacionin e nevojshem per perdorim dhe kane te integruar garancite e ofruara nga prodhuesi. Te gjitha hollesite mbi produktin dhe pershkrimi i plote i porosise listohen ne hollesite e aparatit ne faqen e Vodafone eShop.
Kryerja e Blerjes
a. Kur zgjidhni te blini nje aparat do t’ju kerkohet te paraqisni hollesi te caktuara personale dhe te pageses. Informacioni qe ju na jepni per kryerjen e blerjes duhet te jete i plote dhe i sakte. Ne vecanti, ju duhet te siguroheni se jeni te legjitimuar dhe keni te drejta te plota per perdorimin e kartes se kreditit apo debitit te perdorur per blerjen dhe se keni fonde te mjaftueshme per te mbuluar shpenzimin perkates. Ne pranojme pagesa vetem nga disa lloje kartash krediti te caktuara. Nuk pranohen para cash apo ceqe. Kartat e kreditit qe ju perdorni duhet te jene te vlefshme ne daten e kryerjes se blerjes. Ne pranojme pagesa per aparatet sipas udhezimeve te dhena.
b. Cmimet per Pajisjet citohen ne Leke. Te gjitha cmimet perfshijne tatimin mbi vleren e shtuar (TVSH) me normen e caktuar (momentalisht 20%).
c. Kur paraqisni hollesite per kryerjen e blerjes, karta e kreditit kontrollohet nga platforma e pageses eCommerce Connect ne bashkepunim me Bank (banka partnere) e cila eshte partnere e Vodafone per Vodafone e-Shop. Ne do t’ju dergojme nje email qe konfirmon marrjen e porosise tuaj; ky email nuk perben pranim te porosise tuaj. Porosia nuk do te quhet e pranuar dhe nuk do te kete marreveshje ndermjet nesh deri sa produkti/ produktet t’ju dergohen. Karta juaj e kreditit do te faturohet per cmimin e Produktit/Produkteve.
d. Nese banka partnere refuzon te autorizoje karten tuaj te kreditit per pagese apo nese Produktet nuk jane gjendje ose per ndonje arsye tjeter legjitime, ne do t’ju njoftojme ne lidhje me kete.
e. Pranimi i ofertes – Ne do te konfirmoje pranimin duke ju derguar nje e-mail qe konfirmon se Produktet jane derguar (Konfirmim Dergimi). Kontrata ndermjet nesh do te konsiderohet se ekziston kur ne t’ju dergojme Konfirmimin e Dergimit.
f. Mungesa e Produktit – nese ne nuk do te jemi ne gjendje t’ju ofrojme nje Produkt te caktuar, per shembull per shkak se nuk ka me gjendje te Produktit perkates ose per shkak se ka ndodhur nje gabim ne cmim ne faqen tone sipas pershkrimit ne nenin 7/h me poshte, ne do t’ju njoftojme (me ane te nje emaili) dhe nuk do ta procedojme porosine tuaj. Nese e keni paguar Produktin, ne do t’ju rimbursojme shumen e plote brenda periudhes prej 30 ditesh nga data kur eshte bere porosia.
g. Gabimet ne Cmime – ne faqen tone ka nje numer te konsiderueshem Produktesh. Mundesia qe Produkte te caktuara te kene cmime te gabuara ekziston gjithmone, pavaresisht perpjekjeve tona qe kjo gje te mos ndodhe. Nese zbulojme se ka ndodhur nje gabim ne cmimin e Produkteve qe keni porositur, ne do t’ju njoftojme per kete gabim dhe do t’ju japim mundesi te vazhdoni me blerjen e Produktit ne cmimin e duhur apo te anuloni porosine tuaj. Ne nuk do te procedojme porosine tuaj deri sa te marrim udhezimet tuaja. Nese nuk arrijme t’ju kontaktojme me ane te kontakteve qe keni dhene gjate kryerjes se porosise, ne do te anulojme porosine dhe do t’ju njoftojme me shkrim ne lidhje me kete.
h. Me dhenien e konfirmimit online nga ana jone per blerjen tuaj, porosia nuk mund te anulohet me ne kete faze. Sidoqofte, ne zbatojme nje politike per kthimin e artikujve te blere ne perputhje me legjislacionin Shqiptar sipas se cilit produkti i blere mund te kthehet brenda 14 ditesh nga data e dergimit. Hollesite e metejshme te politikes se kthimit paraqiten ne faqen online. Nese deshironi te ktheni nje produkt, ju duhet te zbatoni Politiken e Kthimit te Produkteve, te printoni formularin e kthimit nga faqja on-line, ta plotesoni formularin dhe te na e dergoni ate se bashku me artikullin qe deshironi te ktheni. Ju lutemi vini re se per kthimin e Produktit/Produkteve ne ju kerkojme faturen origjinale si dhe emrin dhe adresen e plote. Pa patur kete informacion ne nuk do te jemi ne gjendje te identifikojme artikujt e kthyer qe ju perkasin juve dhe nuk do te jemi ne gjendje te procedojme me kthimin/rimbursimin.
i. Vini re se dergimi ne adresen e percaktuar nga ana juaj per porosine e bere online duhet te kryhet brenda afatit kohor te percaktuar ne Informacionin e Dergimit. Bashkelidhur Produktit/Produkteve ju do te merrni nje fature me TVSH. Ju duhet te plotesoni formularin e derguar dhe faturen me TVSH qe do t’ju dorezoje korrieri. Dergesat nuk do te behen ne adresa apo kuti postare jashte territorit te Republikes se Shqiperise. Ne rast te nje vonese apo mos dergim te produktit/sherbimeve, ju duhet te kontaktoni menjehere Sherbimin e Kujdesit per Klientin ne adresen e emailit nakontaktoni@vodafone.com ose duke telefonuar numrin 140 nese jeni klient me para pagese ose numrin 149 nese jeni klient me kontrate, ku do t’ju ndihmojne per zgjidhjen e problemit tuaj.
j. Ju mbani pergjegjesi per informacionin qe ju dorezoni, prandaj ju duhet te paraqisni informacion personal te vlefshem kur kryeni nje Blerje. Ne do ta dergojme porosine tuaj ne adresen qe ju keni dhene dhe nuk mbajme pergjegjesi nese porosia nuk merret nga ju personalisht.
Informacioni i dergeses
Ne do ta dergojme porosine tuaj pa pagese sipas afateve me poshte per secilin destinacion:
- Rrethi Tirane- brenda 24 oresh (dite pune)
- Ne pjesen tjeter te vendit – brenda 48 oresh (dite pune)
Per qellime te nenit si me siper, ditet e punes do te percaktohen sipas parashikimeve te Kodit Shqiptar te Punes.
Paketimi eshte i demtuar apo i hapur
Nese ne prani te korrierit (gjate procesit te dorezimit) ju vereni se paketimi eshte i hapur apo i demtuar, ju mund t’ia ktheni menjehere porosine korrierit duke plotesuar formularin e Autorizimit te Kthimit te Porosise, te cilin e gjeni brenda pakos ose mund ta printoni nga ketu. Ne rast se paketimi eshte i hapur ose i demtuar MOS E NENSHKRUANI voucher-in qe ju ka dhene korrieri; thjesht plotesoni formularin e (Autorizimi per Kthim) dhe jepjani ate korrierit jo me vone se sa procesi i dorezimit (nga korrieri drejt jush).
Informacioni Juaj
a. Vodafone mund te perdore informacionin personal qe ju i keni dhene per te kryer blerjen per qellime tona te brendshme. Qellimet ne fjale pershkruhen ne kushtet dhe afatet e pergjithshme per abonentet me parapagese dhe me kontrate dhe ne Politiken tone te Privatesise. Per te ofruar sherbimet qe kemi pershkruar ne keto kushte dhe afate, mund te linde nevoja qe informacionin tuaj personal dhe informacionin ne lidhje me pagesat t’ia dergojme pales tone te trete - bankes. Dergimi i ketij informacioni eshte i nevojshem per perpunimin e pagesave dhe per te garantuar dergimin e produktit/produkteve. Kryerja e blerjes nga ana juaj dhe perdorimi i faqes se internetit perben miratimin tuaj per kete perdorim, perpunim dhe dhenie informacioni.
b. Vodafone mund t’ju kontaktoje here pas here nepermjet postes, email-it, mesazheve apo telefonit per t’ju dhene informacion ne lidhje me produktet e reja, sherbimet, uljet apo informacion tjeter qe ne mendojme se mund te jete me interes per ju. Nese do te preferonit te mos e merrni kete informacion, ju lutemi shenjoni opsionin "opt out" gjate berjes se porosise.
c. Ju do te na jepni vetem informacion te sakte dhe te plote kur ju kerkohet. Ju lutemi, lexoni me kujdes politiken tone te privatesise per t’u informuar se si dhe perse ne e perdorim informacionin tuaj personal si dhe hollesite mbi te drejtat tuaja mbi kete informacion.
Te drejtat e Pronesise Intelektuale
Zgjidhja Vodafone e-Shop eshte prone e Vodafone Albania Sh.A.. Ju nuk mund ta riprodhoni, kopjoni, dublikoni, shisni, ri-shisni, jepni me qira apo ta tregtoni Sherbimin (apo nje pjese te tij) per asnje qellim. Me pranimin e ketyre kushteve dhe afateve Ju nuk perfitoni te Drejta te Pronesise Intelektuale apo te drejta te tjera te lidhura me to, duke perfshire patenta, dizenjo, marka tregtare dhe te drejta te autorit ne lidhje me permbajtjen e Vodafone e-Shop. Te Drejtat e Pronesise Intelektuale te Vodafone e-Shop mbrohen nga ligji Shqiptar ne fushen e te Drejtave te Pronesise Intelektuale si dhe marreveshjet perkatese nderkombetare.
Kufizimi i pergjegjesise
Faqja www.vodafone.al (duke perfshire Vodafone e-Shop) ofrohen “sic jane” dhe te gjitha kushtet dhe garancite te shprehura ose te nenkuptuara nga legjislacioni vendas perjashtohen per aq sa lejohet nga ligji. Pa paragjykim ndaj sa me siper, ne nuk japim garanci dhe nuk deklarojme se perdorimi i faqes do te jete i panderprere, do te ofrohet ne kohen e duhur apo pa gabime. Nese nuk eshte parashikuar ndryshe, ne nuk mbajme pergjegjesi per humbjet, demet (te ndryshme nga humbja e jetes apo demtimi fizik i shkaktuar nga ngelizhenca), kostot apo shpenzimet (duke perfshire humbjen e perdorimit, te dhenave, perfitimeve, kursime te biznesit apo te parashikuara) qe lindin nga ose jane shkaktuar ne lidhje me perdorimin e faqes, te bazuara ne kontrate ose jo, edhe nese ne ose furnitoret tane jane keshilluar ne lidhje me mundesine per keto humbje, deme, kosto apo shpenzime. Eshte pergjegjesia juaj te vleresoni informacionin ne lidhje me Produktin/Produktet e ofruara ne kete faqe dhe te vendosni ne lidhje me pershtatshmerine e ketyre Produkteve per nevojat tuaja.
Mungesa e transferimit te Sherbimit
Ju nuk mund te jepni apo te merrni me qira, te licensoni apo te jepni hua apo te kaloni te drejtat tuaja ne luidhje me Vodafone e-SHOP nje personi tjeter.
Te pergjithshme
a. Ne mund te modifikojme, pezullojme apo te pushojme vazhdimin e sherbimit Vodafone e-Shop ne cdo kohe duke dhene ose jo njoftim dhe pa asnje detyrim ndaj jush. Nderprerja e sherbimit mund te ndodhe per aresye te vlefshme teknike, operacionale apo komerciale. Ne nuk garantojme se funksionalitete te caktuara, elemente, informacion apo Produkte qe promovohen ne faqen e internetit do te jene te disponueshme per t’u blere nga ana juaj ne cdo kohe. Produktet do te jene te disponueshme nese jane gjendje dhe ne rezervojme te drejten te ndryshojme apo modifikojme Produktin e promovuar ne Vodafone e-Shop apo cmimet ne cdo kohe.
b. Ju pranoni:
1. Te permbushni te gjitha kerkesat tona te aresyeshme apo udhezimet tona ne lidhje me perdorimin e sherbimeve Vodafone e-Shop;
2. Te permbushni te gjitha kerkesat apo udhezimet e nje autoriteti te legjitimuar ne lidhje me perdorimin e Vodafone e-Shop apo internetit ne kuptimin e gjere ose per hetimin e shkeljeve te pretenduara.
3. Te zbatoni te gjitha ligjet e zbatueshme dhe rregulloret (duke perfshire te drejtat e autorit dhe ligjet per mbrojtjen e pronesise intelektuale);
4. Te mos shperndani, shkarkoni, ngarkoni apo transmetoni materiale qe permbajne viruse te demshme, Trojane, worms, time bombs, cancelbots, apo programe te tjera te demshme;
5. Te mos tentoni te merrni akses te paautorizuar apo te nderhyni ne kete faqe, te demtoni perdoruesit e tjere, sistemet kompjuterike apo rrjetet e lidhura me to;
6. Te mos fshihni origjinen e komunikimeve te transmetuara apo te shtiret si nje person apo ent tjeter;
7. Te na njoftoni menjehere ne lidhje me shkeljet e sigurise apo pretendimet apo procedim ligjor kundrejt jush ne lidhje me perdorimin e Vodafone e-Shop;
c. Ne mund te pezullojme apo perfundojme aksesin tuaj ne kete faqe teresisht ose pjeserisht dhe duke dhene ose jo njoftim per aresye te vlefshme duke perfshire, por pa u kufizuar me mos zbatimin nga ana juaj te detyrimeve te percaktuara ne kushtet dhe afatet e pergjithshme, ne ligjet perkatese, licensat, rregulloret, direktivat, kodet apo praktikat apo politikat e zbatueshme te perdorimit; ose ne rast se ju nuk arrini te shlyeni detyrimet perkatese ndaj nesh ose nese ju na jepni informacion te rreme, corientues apo te pasakte ne cdo kohe; ose nese ne pezullojme sherbimin ne faqen e internetit.
d. Ne ushtrimin e te drejtave tona sipas parashikimeve te Nenit 12 paragrafi c) nuk do te kete paragjykim ndaj apo ndikim ne ushtrimin e te drejtave te tjera apo masave te tjera qe ne kemi te drejte te ushtrojme. Ne nuk do te kemi detyrim ndaj jush apo nje pale te trete ne lidhje me pezullimin apo perfundimin e aksesit nga ana juaj te faqes.
e. Keto kushte dhe afate pergatiten ne Shqip dhe Anglisht, drejtohen nga ligji shqiptar dhe ne dhe ju i nenshtrohemi parashikimeve ekskluzive te juridiksionit te Gjykatave te Shqiperise. Nese nje pjese e ketyre kushteve dhe afateve rezulton te jete e pavlefshme apo e pazbatueshme, parashikime te tjera te vlefshme dhe te zbatueshme te peraferta ne qellim do te konsiderohen se mbizoterojne ndaj ketyre parashikimeve te pavlefshme apo te pazbatueshme dhe kushtet dhe afatet e tjera nuk do te ndikohen nga kjo pavlefshmeri apo pazbatueshmeri.
f. Nese keni komente apo kerkoni sqarime te metejshme ne lidhje me kushtet dhe afatet e Vodafone e-Shop, ju lutemi na kontaktoni me email ne: nakontaktoni@vodafone.com ose ne numrin e suportit 140 nese jeni klient me parapagese dhe ne numrin 149 nese jeni klient me kontrate.
Shtojce A
Promocioni Bazaar 2015-2016 Kushteve dhe Afateve te Vodafone eShop do t’u aplikohen dhe kushtet e meposhtme te promocionit Bazaar 2015-2016. a. Vodafone Albania eShop do te ofroje vetem nje sasi te limituar te produkteve Bazaar 2015
b. Vizitoret (klientet e paidentifikuar ne Vodafone eShop) nuk mund te blejne ne Vodafone eShop Bazaar 2015
c. Klientet Vodafone mund te blejne VETEM NJE PRODUKT te vetem gjate promocionit Bazaar
d. Kohezgjatja e promocionit Vodafone Bazaar eshte 18.12.2015 deri me 29.02.2016 (vetem ne rast se sasia e paracaktuar e produkteve nuk perfundon perpara ketij afati).