Portabiliteti i numrit me parapagesë
Portabiliteti i numrit me parapagesë
Për ta kaluar numrin në rrjetin Vodafone:
1. Numri duhet të jetë aktiv në operatorin të cilit i përkisni aktualisht
2. Duhet të keni kaluar mbi 3 muaj në operatorin aktual në mënyrë që kërkesa të pranohet
3. Numri duhet të jetë i regjistruar në emrin tuaj
4- Nëse nuk e keni përdorur kreditin përpara se bartja të bëhet aktive ( përkatësisht, 3 ditë nga nënshkrimi i Kërkesës për Bartje ), ai nuk mund të përdoret më prej jush.
Rastet kur një operator mund të refuzojë bartjen e një numri :
• Numri i përcaktuar në Kërkesën për Bartje të Vodafone nuk përputhet me numrin që është në rrjetin ekzistues
• Numri nuk është aktiv në rrjetin ekzistues
• Emri i Pajtimtarit në Kërkesën për Bartje të Vodafone nuk përputhet me emrin e pajtimtarit të rrjetit ekzistues me të njëjtin numër celular
• Data e lindjes ose numri i dokumentit identifikues në Kërkesën për Bartje të Vodafone nuk përputhet me datën e lindjes ose numrin e dokumentit identifikues të pajtimtarit të rrjetit ekzistues me të njëjtin numër celular