Portabiliteti i numrit me kontratë
Portabiliteti i numrit me kontratë
Për ta kaluar numrin në rrjetin Vodafone:
1. Numri duhet të jetë aktiv në operatorin të cilit i përkisni aktualisht
2. Duhet të keni kaluar mbi 3 muaj në operatorin aktual në mënyrë që kërkesa të pranohet
3. Numri nuk duhet të ketë detyrime të pashlyera në operatorin e mëparshëm
Dokumentat e nevojshme:
Individe:
• ID + garanci të paguar për numër
• Vërtetim punësimi ose vërtetim të llogarisë bankare kur bëhet fjalë për më shumë se një numër
• Fotokopje e lejes së qëndrimit në Shqipëri ( për shtetasit e huaj )
• Formulari I portabilitetit me formatin e përcaktuar nga AKEP (faqja e parë dhe faqja e kushteve)
• Faqja e parë e kontratës ku shënohen të dhënat personale/biznes sipas formatit të caktuar
• Një faturë e operatorit dhurues
Biznes:
• ID e administratorit
• Kartoni I NIPTIT
• Extracti i QKR-së ( pjesa ku pasqyrohet përfaqësuesi ligjor taxativ)
• Formulari i Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore-Formati për Përdorim Personal (ku pasqyrohet nr i punonjësve)
• Kërkese me vulën e biznesit dhe firmën e administratorit për aktivizimin e nr Vodafone
• Për të gjitha kontratat e reja, në rastet kur personi që firmos kontratën me Vodafone është ndryshe nga administratori, nevojitet dokumenti I Identifikimit të këtij personi si edhe një autorizim apo edhe prokure nga administratori I cili autorizon këtë të fundit për të kryer të gjitha veprimet me Vodafone
Rastet kur një operator mund të refuzojë bartjen e një numri :
• Kërkesa mund të jetë refuzuar nga operatori dhurues për shkak të problemeve me dokumentacionin.
• Numri i përcaktuar në Kërkesën për Bartje të Vodafone nuk përputhet me numrin që është në rrjetin ekzistues
• Numri nuk është aktiv në rrjetin ekzistues
• Emri i Pajtimtarit në Kërkesën për Bartje të Vodafone nuk përputhet me emrin e pajtimtarit të rrjetit ekzistues me të njëjtin numër celular
• Data e lindjes ose numri i dokumentit identifikues në Kërkesën për Bartje të Vodafone nuk përputhet me datën e lindjes ose numrin e dokumentit identifikues të pajtimtarit të rrjetit ekzistues me të njëjtin numër celular
• NIPT-i i Pajtimtarit në Kërkesën për Bartje nuk përputhet me NIPT-in e pajtimtarit në rrjetin ekzistues.
• Kërkesa mund të jetë ende brenda afatit të portabilitetit.