Info mbi llogarinë me kontratë (145)
Info mbi llogarinë me kontratë (145)
Dërgoni me mesazh në numrin 145, si tekst shkronjën A dhe brenda pak sekondash do të merrni një mesazh informues në Shqip për llogarinë e shpenzuar nga ju pa përfshirë TVSH, pagesën fikse mujore të shërbimit apo dhe pagesa të tjera fikse mujore deri në momentin e shpjeguar në mesazh.
Gjithashtu, në qoftë se dërgoni me mesazh në numrin 145, si text shkronjën "E" mesazhi informues për llogarinë tuaj mujore do të jetë në Anglisht.
- Shërbimi është i vlefshëm vetëm për abonentët e programit me kontratë.
- Mesazhi informues është pa pagesë .
- Në rast se dërgoni një mesazh që përmban shkronja të tjera përveç A dhe E, atëherë nuk do të mund të merrni informacion mbi llogarinë tuaj.
- Në qoftë se klienti sapo ka filluar të përdorë abonimin me kontratë, dhe dërgon një mesazh në numrin 145 atëherë informacioni për llogarinë e tij/saj mujore mund të ofrohet vetëm 24 orë pas telefonatës së parë të kryer nga ky abonent.
- Për më shumë informacion telefononi Shërbimin e Kujdesit për Klientin, në numrin 149 ose vizitoni dyqanet e Vodafone në mbarë vendin.