Produkte dhe shërbime

Numër i ri Tourist (me parapagesë)

1- Në momentin që ju bleni një numër të ri me parapagesë, duhet fillimisht ta regjistroni atë me një mjet identifikimi Pasaportë ose Kartë Identiteti.

2- Nëse jeni nën 18 vjeç, ju mund ta regjistroni numrin tuaj Vodafone duke u paraqitur i shoqëruar me një nga prindërit ose me një kujdestar ligjor në dyqanet tona Vodafone apo pikat e tjera të autorizuara për regjistrim. Duhet të jeni të pajisur me dokumentat e mëposhtme: 
  • Pasaportë (e Zakonshme, Shërbimi ose Diplomatike) e përdoruesit ose,
  • Kartë Identiteti e përdoruesit ose,
  • Çertifikatë Lindje me fotografi (vetëm për përdoruesit nën 16 vjeç)
DHE
  • Çertifikatë Familjare e përdoruesit, ose
  • Vendim Gjykate që përcakton se kush është kujdestari ligjor i individit nën 18 vjeç
3- Shtetasit e huaj mund të regjistrojnë numrin Vodafone me pasaportën e tyre duke dhënë adresën e tyre aktuale në Shqiperi.
4- Regjistrimi i numrit përfundon brënda gjysëm ore nga dorëzimi i kërkesës. Numri hapet përkohësisht dhe vetëm pasi verifikohen të gjitha dokumentat origjinale kryhet regjistrimi final i cili mund të zgjasë deri në 45 ditë. Ju njoftoheni me një SMS që ju konfirmon regjistrimin e numrit.

Aplikacione Vodafone

My Vodafone

1. Përkufizime
Termat e mëposhtëm do të kenë këto kuptime:
“Ne” është Vodafone Albania Sh.A. (më poshtë referuar si Vodafone); "Ju" është personi që përdor Shërbimin My Vodafone dhe që është klient (me kontratë ose me parapagesë) i Vodafone Albania Sh.A., që ka nënshkruar Kontratën e Pajtimtarit ose Formularin e Regjistrimit në rrjetin e Vodafone Albania Sh.A.; Shërbimi “My Vodafone” është shërbimi që iu mundëson klientëve të Vodafone të shkarkojnë në kohë reale detajet e llogarisë së tyre dhe faturën, përdorimin e paketave të tyre (telefonata, sms, internet), si edhe konsiston në shkarkimin pa pagesë shtesë të aplikacionit në aparatin celular. “Aplikacioni“ është Aplikacioni i shërbimit My Vodafone i shkarkuar nga ana juaj nëpërmjet aparatit tuaj celular nga faqja e internetit të Vodafone. 

2. Pranimi i Kushteve dhe Afateve
Këto Kushte dhe Afate të Përgjithshme për përdorimin e Shërbimit My Vodafone (“Marrëveshja”) përbëjnë një marrëveshje ligjore ndërmjet jush dhe Vodafone (së bashku “Palët” and veçmas “Pala”). DUKE KLIKUAR NË BUTONIN “PRANOJ” MË POSHTË, JU BINI DAKORD TË VEPRONI NË PËRPUTHJE ME KUSHTET E KËSAJ MARRËVESHJEJE DHE JU PRANONI SE I KENI LEXUAR, KUPTUAR DHE JENI DAKORD TË VEPRONI NË PËRPUTHJE ME TË GJITHA KUSHTET, AFATET DHE NJOFTIMET QË PËRMBAN APO REFERON KJO MARRËVESHJE. NËSE NUK JENI DAKORD TË VEPRONI NË PËRPUTHJE ME KUSHTET DHE AFATET E KËSAJ MARRËVESHJEJE, KLIKONI BUTONIN “NUK PRANOJ” MË POSHTË. Nëse nuk jeni dakord të veproni në përputhje me kushtet e Marrëveshjes, ndërmjet jush dhe Vodafone nuk do të ekzistojë asnjë Marrëveshje dhe Vodafone nuk do të jetë e detyruar t’ju ofrojë Shërbimin My Vodafone ose Aplikacionin. Pas një njoftimi të arsyeshëm, përfshi publikimin e një versioni të ri në faqet për Shërbimin, Vodafone ka të drejtë ta ndryshojë këtë Marrëveshje. Ju gjithashtu bini dakord se përdorimi në vazhdimësi nga ana juaj i Shërbimit përbën pranim të kushteve të kësaj Marrëveshjeje, me ndryshimet përkatëse. 
Me pranimin e kësaj marrëveshjeje, ju keni të drejtë të shkarkoni dhe perdorni Aplikacionin e shërbimit My Vodafone. Shkarkimi dhe përdorimi i Aplikacionit të shërbimit My Vodafone do të jetë pa pagesë, përveç tarifës së navigimit në faqen e internetit të Vodafone për të shkarkuar aplikacionin. 

3. Të drejtat e Përdorimit
Ne ju japim të drejta jo-ekskluzive për të përdorur Aplikacionin dhe Shërbimin My Vodafone. Ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi e nuk kemi asnjë detyrim, dhe as nuk japim liçensa/të drejta për përdorimin e Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone në një rrjet ose me nje kartë SIM që nuk është Vodafone. Ju nuk mund të kopjoni, ndryshoni, ndani në pjesë ose zbërtheni Aplikacionin dhe Shërbimin My Vodafone apo pjesët e tyre. Ju nuk mund të transferoni, të kaloni, të jepni me nën-liçense apo të shpërndani ose t’i lejoni një pale të tretë të përdorë Aplikacionin dhe Shërbimin My Vodafone ose një pjesë të tyre. Ju pranoni të mos përdorni Aplikacionin dhe Shërbimin My Vodafone apo një pjesë të tij në kundërshtim me ligjet dhe rregulloret e zbatueshme.

4. Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale 
Ju nuk përfitoni të drejta të Pronësisë Intelektuale ose të drejta të tjera të lidhura me të, përfshirë patenta, dizenjo, marka tregtare, të drejta të autorit në lidhje me përmbajtjen e Aplikacionit dhe Shërbimin My Vodafone. Ofrimi nga ana jonë i Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone nuk nënkupton transferimin e të drejtave të Pronësisë Intelektuale të zotëruara nga ana jonë apo nga ofruesit e liçensuar në lidhje me Aplikacionin dhe Shërbimin My Vodafone, por thjesht lejimin e përdorimit të Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone sipas Kushteve të Përgjithshme për Përdorimin e Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone. Përdorimi i Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone mbrohet nga ligji i zbatueshëm në fushën e Pronësisë Intelektuale dhe Traktatet Ndërkombëtare përkatëse. Ju nuk mund të printoni, kopjoni, riprodhoni, shpërndani, modifikoni ose të dublikoni në ndonjë mënyrë tjetër, tërësisht ose pjesërisht, software apo materiale të tjera që iu jepen në lidhje me Aplikacionin dhe Shërbimin My Vodafone. 

5. Përgjegjësia për Veprimet Tuaja
Ju mbani përgjegjësi të plotë për veprimet tuaja në lidhje me të gjithë Përmbajtjen që shkarkoni. 

6. Përgjegjësia për Sigurinë Tuaj
Nëse jeni 18 vjeç ose më shumë, ju mbani personalisht përgjegjësi për detyrimet tuaja qe lindin nga përdorimi i Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone të ofruar nga Vodafone.
Nëse jeni nën 18 vjeç, ju dhe prindërit tuaj ose kujdestari juaj ligjor mbani përgjegjësi për detyrimet tuaja qe lindin nga përdorimi i Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone. 

7. Rregullat e Përdorimit të Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone 
Me përdorimin e Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone, ju merrni përsipër sa më poshtë: 
• Mospërdorimin e Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone për qëllime komerciale. Shërbimi është vetëm për përdorimin personal të klientëve Vodafone dhe nuk mund të përdoret për veprimtari tregtare, përveçse kur është miratuar në mënyrë te qarte me shkrim nga Vodafone.
• Mosvendosja e Lidhjeve të Paautorizuara. Nëse dëshironi të lidheni me rrjetin Vodafone, ju pranoni se: (i) nuk do të riprodhoni Aplikacionin dhe Shërbimin My Vodafone (ii) nuk do të kryeni veprime që lidhen me ose shkaktojnë vendosjen e përmbajtjeve me natyrë përçmuese apo keqinformimuese rreth Vodafone në faqen e internetit.

Ju jeni në dijeni dhe pranoni se gjatë procedurës së regjistrimit, Ju do të na jepni informacionin personal për numrin e telefonit, adresën e email-it dhe PIN-in që keni zgjedhur, si dhe që Vodafone do të mbledhë informacion në lidhje me telefonin tuaj dhe mënyrën e përdorimit të aplikimit/shërbimit, çka është e nevojshme për funksionimin e aplikimit/shërbimit (për shembull, gjuha, pajisja dhe statistikat e përdorimit). Vodafone e përdor informacionin e mbledhur me qëllim ofrimin e shërbimit të kërkuar, ofrimin e suportit në rast të ndonjë problemi, për të ofruar mirëmbajtje, si dhe për të optimizuar dhe përmirësuar performancën e shërbimit. Vodafone e ruan informacionin e mbledhur në mënyrë të sigurtë në serverat e Vodafone.
Vodafone mund t’ju dërgojë SMS dhe email-e nga sistemi, si për shembull për konfirmimin e regjistrimit, kujtesat për fjalëkalimet, përditësimet për ndryshimet e bëra shërbimit duke përfshirë njoftimet që ne mund t’ju dërgojmë në lidhje me përdorimin nga ana juaj të shërbimit. Vodafone do të përdorë informacionin tuaj për qëllime marketing-u nëse ju keni dhënë pëlqimin tuaj për këtë. Me përdorimin e shërbimit dhe pranimin e këtyre kushteve, ju pranoni përdorimin nga ana jonë të të dhënave tuaja si më lartpërmendur. Për më shumë informacion sesi Vodafone Albania përdor informacionin tuaj personal, ju lutem konsultohuni me termat dhe kushtet e pajtimit dhe me politikën e privatësisë në www.vodafone.al. 


8. Shërbimi i Kujdesit ndaj Klientit 
Nëse keni nevojë për asistencë në lidhje me Aplikacionin dhe Shërbimin My Vodafone, ju lutemi telefononi Shërbimin e Kujdesit per Klientin ne numrin 140 (për klientët me parapagim) dhe 149 (për klientët me kontratë), nëse jeni duke përdorur rrjetin e Vodafone, vizitoni faqen tonë zyrtare vodafone.al ose hyni në faqen e Vodafone në Facebook.

9. Përjashtimi i Garancive
Për aq sa lejohet nga ligji i zbatueshëm, Aplikacioni dhe Shërbimi My Vodafone ju ofrohet "siç është" pa asnjë garanci apo kushte të tjera në lidhje me Aplikacionin dhe Shërbimin My Vodafone nga ofruesit e liçensuar të Aplikacionit dhe Sherbimit Mobile Care. Për aq sa lejohet nga ligji, ne dhe ofruesit tanë të liçensuar të Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone mohojmë dhe përjashtojmë të gjitha garancitë, përfaqësimet, kushtet dhe kushtet e tjera të çdo lloji, të shprehura apo të nënkuptuara, që lindin nga ligji, konventat apo në ndonjë mënyrë tjetër. 

10. Kufizimi i Përgjegjësisë 
Ne ose ofruesit tanë të liçensuar të Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone nuk do t’ju detyrohemi për rimbursim, kompensim apo për dëmet për shkak të humbjes së fitimit aktual apo të ardhshëm, humbjen e të ardhurave, xhiron e shitjeve; humbjen e emrit të mirë, humbjen ose dëmtimin e reputacionit, humbjen e kontratave ose klientëve, humbjen e kursimeve te parashikuara, humbjen ose dëmtimin e të dhënave apo programeve apo për arsye të tjera çfarëdo qofshin ose indirekte, të veçanta, të rastësishme ose të rëndësishme, qoftë të shkaktuara padrejtësisht (përfshi nga neglizhenca) qoftë për shkak të kontratës, madje edhe në qoftë se ne apo ofruesit tanë të liçensuar të Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone kanë qenë të informuar për mundësinë e humbjeve apo dëmtimeve të tilla. 

11. Ligji i zbatueshëm dhe Juridiksioni 
Për këto Kushte dhe Afate të Përgjithshme për përdorimin e Aplikacionit dhe Shërbimit My Vodafone do të zbatohet ligji Shqiptar. Palët i nënshtrohen juridiksionit ekskluziv të gjykatave Shqiptare. 

12. Të ndryshme
Ju pranoni që Aplikacioni dhe Shërbimit My Vodafone, mund të mos jetë e përdorshme për shkak të mospërputhshmërisë se saj me celularin juaj. Për të përdorur Aplikacionin dhe Shërbimin My Vodafone, Ju duhet të keni konfiguruar më parë celularin juaj për të mundësuar navigimin në internet. Të gjithë klientët Vodafone që aksesojnë faqen e publikuar nga aparati i tyre celular, pranojnë të përdorin Aplikacionin dhe Shërbimin My Vodafone, nëpërmjet aksesimit te internetit (nga WEB). Informacioni në lidhje me aparatet celulare nëpërmjet të cilëve mund të aksesohet Aplikacioni dhe Shërbimi My Vodafone mund të merret duke kontaktuar Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit të Vodafone Albania. 

Vodafone E-Bill

  • Ky shërbim ofron siguri maksimale pasi çdo herë që ju do të kërkoni të hyni/kontrolloni faturën tuaj elektronike, do të merrni me SMS një numër të ri PIN.
  • Fatura shfaqet në sistem çdo datë 4 të muajit pasardhës , pra fatura e muajit Nëntor mund të shikohet në datën 4 Dhjetor .
  • Ju mund të shihni të gjitha faturat tuaja elektronike për një periudhë deri në 12 muaj.
  • Fatura elektronike mund të shkarkohet në formatin Excel dhe më pas të ruhet në versionin që ju dëshironi

KUSHTET E PËRGJITHSHME TË OFRIMIT TË SHËRBIMIT E-BILL

I. Të përgjithshme
1. Vodafone Albania Sh.A., e regjistruar si person juridik me Vendim Nr. 25766, datë 10.05.2001, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Nipt: K11715005L (më poshtë quajtur 'Vodafone'), ofron për Pajtimtarin shërbimin e pajisjes me fatura elektronike (më poshtë quajtur "Shërbimi E-Bill").
2. Shërbimi E-Bill do të jetë i disponueshëm për të gjithë pajtimtarët me kontratë të Vodafone, ekzistues dhe të rinj, që kanë nënshkruar ose do të nënshkruajnë këto Kushte të Përgjithshme të Ofrimit të Shërbimeve (më poshtë quajtur 'Marrëveshja') dhe Kontratën e Pajtimit me Vodafone.
3. Për qëllimet e kësaj Marrëveshjeje, "Informacion konfidencial" do të konsiderohen të gjitha faturat elektronike të telefonisë së lëvizshme të Vodafone, të dhënat dhe informacioni që ato përmbajnë të cilat janë përgatitur nga Vodafone dhe nuk janë për përdorim të publikut, si dhe cdo e dhënë apo informacion që pajtimtari i bën të njohur Vodafone për qëllim të zbatimit të kësaj Marrëveshje.
4. Termat e Përgjithshme të Ofrimit të Shërbimeve të Telefonisë së Lëvizshme do të jenë të zbatueshme edhe për këtë Marrëveshje për sa nuk vijnë në kundërshtim me të.

II. Përshkrimi
1. E-Bill është shërbimi që i ofrohet Pajtimtarit nga Vodafone, duke i mundësuar kontrollin e detajuar të fatures së tij mujore në rruge elektronike. Aksesimi i këtij Shërbimi mund të kryhet nëpërmjet faqes "https://ebill.vodafone.al". Me nënshkrimin e Marrëveshjes pajtimtari bie dakort që të marrë në zarf (me postë) vetëm faturën tatimore mujore, ndërsa fatura e detajuar për këto shërbime në bazë të kuadrit ligjor në fuqi do t'i ofrohet nëpërmjet shërbimit E-Bill.
2. E-Bill do të përmbajë periudhën e faturimit, pagesën fikse mujore për shërbimin,numrat e thirrur, datën, kohën, kohëzgjatjen e bisedave të kryera si edhe pagesën përkatëse për çdo komunikim të kryer.

III. Detyrimet e Vodafone Albania
1. Vodafone garanton ofrimin e shërbimit E-Bill sipas kushteve të kësaj Marrëveshje dhe atyre të bëra me dije pajtimtarit nëpërmjet faqes zyrtare në internet https://ebill.vodafone.al. Pajtimtari do të ketë mundësi të shikojë nëpërmjet E-Bill faturat e 6 muajve të fundit. Fatura më e vjeter do të fshihet automatikisht kur e reja të jetë gati.
2.Vodafone do t'i japë Pajtimtarit asistencën e nevojshme për aksesimin e E-bill.
3. Vodafone ruan informacionin konfidencial në përputhje me parashikimet e Kontratës së Pajtimit, Ligjit Nr.9902 datë 19.05.2008 (i ndryshuar) dhe Ligjit Nr.9887 datë 10.03.2008

IV. Detyrimet e Pajtimtarit
1. Pajtimtari duhet të ndalojë çdo përdorim të paautorizuar të shërbimit E-Bill për përhapjen e informacionit konfidencial.
2.. Vodafone Albania nuk mban asnjë përgjegjësi ndaj Pajtimtarit ose kundrejt ndonjë pale të tretë për veprime të kryera nga Pajtimtari ose nga ndonjë person i autorizuar nga Pajtimtari në lidhje me shërbimin E-Bill, që mund të kenë shkaktuar dëme.
3. Pajtimtari ka të drejtë të hapë dhe/ose të mbyllë një llogari të vecantë për të aksesuar shërbimin E-Bill për cdo numër telefoni celular që Pajtimtari ka lidhur sipas Kontratës së Pajtimit. Pajtimtari ka akses të kontrollojë të gjitha llogaritë e shërbimit E-Bill të hapura nga ai, si dhe të lejojë aksesin për personat e autorizuar prej tij për kontrollimin e faturave përkatëse. Pajtimtari është totalisht përgjegjës për cdo llogari të hapur dhe/ose të mbyllur të shërbimit E-Bill për të gjithë numrat e tij celular.

V. Afati dhe Zgjidhja
Kjo Marrëveshje i fillon efektet e saj në momentin kur Pajtimtari e nënshkruan atë dhe do të përfundojë në një nga rastet e mëposhtme:
a) me mbarimin ose zgjidhjen e Kontratës se Pajtimit midis Vodafone dhe Pajtimtarit,
b) me zgjidhjen e kësaj Marrëveshjeje nga secila palë me njoftim paraprak me shkrim 30 ditë palës tjetër.

VI. Të ndryshme
1. Vodafone nuk do të mbajë përgjegjësi kundrejt Pajtimtarit për shkeljen e kushteve të kësaj Marrëveshjeje në rastet e forces madhore sipas përkufizimit të saj në Kontratën e Pajtimit.
2. Ligji shqiptar zbatohet për këtë Marrëveshje. Të gjitha mosmarrëveshjet që mund të lindin midis Palëve, të cilat nuk mund të zgjidhen me mirëkuptim midis Palëve, do të zgjidhen në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe përpara Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
3. Kjo Marrëveshje përgatitet në 2 (dy) kopje te njëjta, nga 1 (një) kopje për secilën palë.

VII. Pajtimtari
U informova plotësisht dhe pranoj Kushtet dhe Afatet e kësaj Marrëveshje.

Sekretaria telefonike

Për të hyrë në menunë e Sekretarisë Telefonike shtypni 135 nga çdo celular Vodafone ose 069100135 nga një linjë telefonike fikse. 
Çdo përdorues ka një kod të caktuar (4444) që në momentin e aktivizimit të numrit celular. Për sigurinë e mesazheve tuaja do të ishte më mirë të ndiqnit instruksionet e menusë dhe të ndërronit kodin e hyrjes. Struktura të tjera ndihmëse dhe lehtësisht të përdorshme do t'ju mundësojne të: 
 
Ky sistem do të informojë abonentin mbi numrin e mesazheve të padëgjuara. Të gjitha mesazhet e reja do ti dëgjoni automatikisht njëra pas tjetrës të paraprira nga një informacion i shkurtër mbi numrin e telefonuesit, datën dhe orën e lënies së mesazhit. Telefononi në numrin 135 nga celulari juaj Vodafone (ose 069 100 111 nga çdo linjë fikse) dhe ju keni hyrë në menunë e Sekretarisë Telefonike dhe mund të ndiqni instruksionet e dhëna, pasi të keni dëgjuar mesazhin.

Për të ridëgjuar mesazhin shtypni 1 (mesazhet e reja ruhen deri në 5 ditë)
Për të ruajtur një mesazh shtypni 3 (mesazhi i arkivuar mund të ruhet deri në 3 ditë). Nëse një mesazh është dëgjuar por nuk është arkivuar ai do të ruhet vetëm për 1 ditë.
Për të fshirë gjithë mesazhet shtypni 2.

Përdorni funksionet kryesore (shtypni butonin "7")
Për të zgjedhur gjuhën shtypni butonin "1" dhe pas mesazhit udhëzues shtypni "1" për gjuhën shqipe ose "2" për atë angleze. 
Për të regjistruar një mesazh përshëndetës shtypni butonin "2" 
Për të ndërruar fjalëkalimin shtypni butonin "4" Ju duhet të ndërroni fjalëkalimin për të mënjanuar çdo rrezik të aksesit të sekretarisë tuaj telefonike nga persona të paautorizuar. 
Për të zgjedhur mesazhin përshëndetës shtypni butonin "1"
Për të zgjedhur parametra të tjerë personalë (si ndërrimi i fjalëkalimit, zgjedhja e gjuhës, kontrolli audio etj), shtypni butonin "2"
Për të zgjedhur konfigurimin e njoftimeve shtypni butonin "3 
Nëse dëshironi të dilni nga menuja e Sekretarisë Telefonike, shtypni (*).

Karakteristikat kryesore të shërbimit të Sekretarisë Telefonike 
Kohëzgjatja maksimale e mesazhit përshëndetës 45"
Kohëzgjatja maksimale e mesazhit të marrë 2'
Numri maksimal i mesazheve të marra 15
Periudha e ruajtjes së mesazheve të reja 5 ditë
Periudha e rujatjes së mesazheve 3 ditë
Periudha e ruajtjes së mesazheve të dëgjuara 1 ditë
Sekretaria Telefonike e Vodafone mund të identifikojë numrin e cilitdo që ju lë mesazh, nëse ky numër është i disponueshem.
Sekretaria Telefonike aktivizohet menjëherë me lidhjen e numrit Vodafone.
Për të aktivizuar Sekretarinë Telefonike sipas nevojave tuaja ndiqni me vëmendje udhëzimet e mëposhtme:
 
Kur nuk mund të përgjigjeni shtypni: **61*069 135 2xxxxxx# dhe pastaj shtypni butonin me telefon 
Kur Celulari juaj është i mbyllur ose kur ju ndodheni jashtë zonës së mbulimit shtypni: **62*069 135 2xxxxxx# dhe pastaj shtypni butonin me telefon 
Kur linja është e zënë shtypni: **67*069 135 2xxxxxx# dhe pastaj shtypni butonin me telefon 
Për të transferuar të gjitha telefonatat shtypni: **21*069 135 2xxxxxx# dhe pastaj shtypni butonin me telefon
 
Në rast se zgjidhni opsionin e fundit, të gjitha thirrjet do të transferohen në Sekretarinë tuaj Telefonike edhe nëse telefoni juaj është i hapur. 

 

Jetëgjatësia e numrit me parapagesë

Një numër i ri Vodafone, nga momenti i lidhjes në rrjet, për një periudhë 13 mujore nuk kalon në status pasiv. Pas kësaj periudhe ju mund ta llogarisni jetëgjatësinë e numrit tuaj Vodafone duke u bazuar në rimbushjen tuaj të fundit.
Për tu informuar mbi datën e skadencës së kreditit hyr në aplikacionin MyVodafone ose menune #123#.  
Nëse brenda 1 muaji nga data e skadencës së kreditit ju nuk kryeni një rimbushje apo merrni një transfertë krediti, atëherë numri çaktivizohet dhe nuk mund të përdoret më.
Ju do të njoftoheni me një SMS 1 javë përpara se numri juaj të kalojë në statusin pasiv në mënyrë që të keni mundësinë të kryeni një nga veprimet e përmendura më sipër. Ndërkohë, në momentin që numri juaj kalon në statusin pasiv, krediti juaj do të konfiskohet përgjithmonë.
Ju keni dy mundësi për të shtyrë afatin e çaktivizimit ( jetëgjatësinë ) e numrit tuaj Vodafone:
1.Të merrni një transfertë (numri kthehet në statusin Aktiv)
2.Të kryeni një rimbushje (numri kthehet në statusin Aktiv)
Për më shumë informacion mbi statusin e numrit, shikoni më poshtë në seksionin Statusi i Kartës SIM.
 

Numër i ri me parapagesë

1- Në momentin që ju bleni një numër të ri me parapagesë, duhet fillimisht ta regjistroni atë me një mjet identifikimi Pasaportë ose Kartë Identiteti.

2- Nëse jeni nën 18 vjeç, ju mund ta regjistroni numrin tuaj Vodafone duke u paraqitur i shoqëruar me një nga prindërit ose me një kujdestar ligjor në dyqanet tona Vodafone apo pikat e tjera të autorizuara për regjistrim. Duhet të jeni të pajisur me dokumentat e mëposhtme: 
  • Pasaportë (e Zakonshme, Shërbimi ose Diplomatike) e përdoruesit ose,
  • Kartë Identiteti e përdoruesit ose,
  • Çertifikatë Lindje me fotografi (vetëm për përdoruesit nën 16 vjeç)
DHE
  • Çertifikatë Familjare e përdoruesit, ose
  • Vendim Gjykate që përcakton se kush është kujdestari ligjor i individit nën 18 vjeç
3- Shtetasit e huaj mund të regjistrojnë numrin Vodafone me pasaportën e tyre duke dhënë adresën e tyre aktuale në Shqiperi.
4- Regjistrimi i numrit përfundon brënda gjysëm ore nga dorëzimi i kërkesës. Numri hapet përkohësisht dhe vetëm pasi verifikohen të gjitha dokumentat origjinale kryhet regjistrimi final i cili mund të zgjasë deri në 45 ditë. Ju njoftoheni me një SMS që ju konfirmon regjistrimin e numrit.

Një paketë lidhjeje Vodafone me parapagese kushton :
  • 500 Lekë (me TVSH) 

Statusi i Kartës SIM

Statusi Aktiv

Ju mund të shfrytëzoni plotësisht të gjitha mundësitë që ju jep Vodafone në momentin që do të kryeni një telefonatë drejt një numri (ose drejt 131), të dërgoni SMS apo konsumoni internet.

Kujdes:

Aktiviteti dalës (telefonatë, SMS , internet) duhet të kryhet në Shqipëri.

Duke përdorur My Vodafone app, ose menunë #123# ju do të informoheni mbi datën e rimbushjes së fundit si dhe mbi datën e skadimit të këtij krediti. Data e skadimit te kreditit përcakton kohëzgjatjen e Statusit Aktiv, gjatë të cilit ju keni mundësi të perdorni të gjitha shërbimet që i përkasin planit tuaj tarifor.

Çdo rimbushje e rrit vlefshmërinë e kreditit tuaj në varësi të afatit të vlefshmërisë që ka vetë rimbushja dhe datës së skadimit të kreditit.

Afatet e vlefshmërisë së rimbushjeve janë si më poshtë:

Vlera e rimbushjes (Leke)

Validiteti I Rimbushjeve

100-499

30 Dite

500-999

45 Dite

1000-2500

60 Dite

+2501

90 Dite

 


Në çdo rast, afati më i gjatë i vlefshmërisë së kreditit i përcaktuar nga rimbushjet e kryera do të klasifikohet gjithashtu edhe si afati i skadimit të kreditit, duke ju dhënë kështu mundësi të përdorni më shumë shërbimet dhe ofertat e Vodafone.

Nëse ju nuk e rimbushni numrin tuaj Vodafone deri në datën e përmendur në mesazhin e regjistruar, numri juaj do të kalojë në Statusin Pasiv. Ju do të njoftoheni me një SMS 7 ditë përpara datës së kalimit në Statusin Pasiv, në mënyrë që të rimbushni llogarinë tuaj Vodafone dhe të qëndroni në statusin aktiv.

Statusi Pasiv

Në rast se ju nuk kryeni asnjë rimbushje edhe brenda 5 ditësh nga momenti që jeni njoftuar me SMS, numri juaj kalon automatikisht në Statusin Pasiv.

Statusi Pasiv i korrespondon një periudhe 1 mujore në të cilën ju mund të beni rrimbushje, merrni thirrje, SMS, MMS, apo trasfertë krediti nga një numër tjetër, por nuk mund të kryeni aktivitet dalëse apo të përdorni shërbimet e tjera Vodafone.

Nëse në momentin që numri juaj kalon në statusin pasiv balanca e kreditit tuaj është më e madhe se zero, krediti i mbetur do të konfiskohet përgjithmonë dhe nuk do të mund të përdoret më. Në rast se ju kryeni një rimbushje gjatë statusit pasiv apo nëse një numër tjetër do t’ ju transferojë kredit dhe numri juaj do të kalojë në Statusin Aktiv.

Çaktivizimi i numrit tuaj nga rrjeti Vodafone

Në rast se nuk kryeni asnjë rimbushje gjatë Statusit Pasiv , atëherë numri juaj çaktivizohet nga rrjeti Vodafone.

Vodafone do t’ju njoftojë me një SMS 10 ditë përpara datës së çaktivizimit të numrit tuaj, në mënyrë që të rimbushni llogarinë tuaj dhe numri juaj të kalojë në Statusin Aktiv. Në rast se numri juaj çaktivizohet nga rrjeti Vodafone, Formulari i Regjistrimit për Përdorim të Shërbimit Telefonik të Lëvizshëm për numrin tuaj konsiderohet automatikisht i zgjidhur. Pas çaktivizimit të numrit tuaj, Vodafone rezervon të drejtën për të shkeputur numrin tuaj nga rrjeti Vodafone. 

Për çdo rast Vodafone do t’ju njoftojë me një SMS për statusin ku do të kaloni, si dhe mënyrën si mund të ktheheni në Statusin Aktiv, në të cilin do të mund të përdorni të gjitha ofertat dhe shërbimet e Vodafone Albania.

Portabiliteti i numrit me kontratë

Për ta kaluar numrin në rrjetin Vodafone:

1. Numri duhet të jetë aktiv në operatorin të cilit i përkisni aktualisht
2. Duhet të keni kaluar mbi 3 muaj në operatorin aktual në mënyrë që kërkesa të pranohet
3. Numri nuk duhet të ketë detyrime të pashlyera në operatorin e mëparshëm        

Dokumentat e nevojshme:

Individe:
• ID + garanci të paguar për numër
• Vërtetim punësimi ose vërtetim të llogarisë bankare kur bëhet fjalë për më shumë se një numër
• Fotokopje e lejes së qëndrimit në Shqipëri ( për shtetasit e huaj )
• Formulari I portabilitetit me formatin e përcaktuar nga AKEP (faqja e parë dhe faqja e kushteve)
• Faqja e parë e kontratës ku shënohen të dhënat personale/biznes sipas formatit të caktuar
• Një faturë e operatorit dhurues 

Biznes:
• ID  e administratorit
• Kartoni I NIPTIT
• Extracti i QKR-së ( pjesa ku pasqyrohet përfaqësuesi ligjor taxativ)
• Formulari i Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore-Formati për Përdorim Personal (ku pasqyrohet nr i punonjësve)
• Kërkese me vulën e biznesit dhe firmën e administratorit për aktivizimin e nr Vodafone
• Për të gjitha kontratat e reja, në rastet kur personi që firmos kontratën me Vodafone është ndryshe nga administratori, nevojitet dokumenti I Identifikimit të këtij personi si edhe një autorizim apo edhe prokure nga administratori I cili autorizon këtë të fundit për të kryer të gjitha veprimet me Vodafone 


Rastet kur një operator mund të refuzojë bartjen e një numri :

• Kërkesa mund të jetë refuzuar nga operatori dhurues për shkak të problemeve me dokumentacionin.
• Numri i përcaktuar në Kërkesën për Bartje të Vodafone nuk përputhet me numrin që është në rrjetin ekzistues 
• Numri nuk është aktiv në rrjetin ekzistues 
• Emri i Pajtimtarit në Kërkesën për Bartje të Vodafone nuk përputhet me emrin e pajtimtarit të rrjetit ekzistues me të njëjtin numër celular 
• Data e lindjes ose numri i dokumentit identifikues në Kërkesën për Bartje të Vodafone nuk përputhet me datën e lindjes ose numrin e dokumentit identifikues të pajtimtarit të rrjetit ekzistues me të njëjtin numër celular 
• NIPT-i i Pajtimtarit në Kërkesën për Bartje nuk përputhet me NIPT-in e pajtimtarit në rrjetin ekzistues. 

• Kërkesa mund të jetë ende brenda afatit të portabilitetit.     

Portabiliteti i numrit me parapagesë

Për ta kaluar numrin në rrjetin Vodafone:

1. Numri duhet të jetë aktiv në operatorin të cilit i përkisni aktualisht
2. Duhet të keni kaluar mbi 3 muaj në operatorin aktual në mënyrë që kërkesa të pranohet
3. Numri duhet të jetë i regjistruar në emrin tuaj
4- Nëse nuk e keni përdorur kreditin përpara se bartja të bëhet aktive ( përkatësisht, 3 ditë nga nënshkrimi i Kërkesës për Bartje ), ai nuk mund të përdoret më prej  jush.                    

Rastet kur një operator mund të refuzojë bartjen e një numri :

• Numri i përcaktuar në Kërkesën për Bartje të Vodafone nuk përputhet me numrin që është në rrjetin ekzistues  
• Numri nuk është aktiv në rrjetin ekzistues  
• Emri i Pajtimtarit në Kërkesën për Bartje të Vodafone nuk përputhet me emrin e pajtimtarit të rrjetit ekzistues me të njëjtin numër celular  
• Data e lindjes ose numri i dokumentit identifikues në Kërkesën për Bartje të Vodafone nuk përputhet me datën e lindjes ose numrin e dokumentit identifikues të pajtimtarit të rrjetit ekzistues me të njëjtin numër celular

Call me back

Shërbimi Vodafone Call Me Back të jep mundësi që në mungesë të kreditit të mjaftueshëm për të kryer një telefonatë, të dërgosh një kërkesë kundrejt numrit që dëshiron të telefonojë duke:

1.Hyrë në menunë #123# dhe nëpërmjet opsionit CallMeBack, të njoftosh falas numrin Vodafone që dëshironi të telefonojë. Ky i fundit do të njoftohet me një SMS për kërkesën

ose

2.Dërguar SMS falas në  numrin 144 me tekst “ Te lutem me telefono_(hapësirë)_(numrin e personit që dëshironi t’ju telefonojë)” p.sh.: Te lutem me telefono 06XXXXXXXX

Ju mund të dërgoni deri në 8 kërkesa në muaj (maksimumi 4 në ditë).  
Ky shërbim ofrohet falas dhe është i vlefshëm për të gjithë klientët Vodafone.

Numër i ri me kontratë

Dokumentat e nevojshme:
Individë
1. Pasaporta ose Kartë Identitetit
2. Vërtetim punësimi për më shumë se një numër
3. Leja e qendrimit (e detyrueshme për shtetasit e huaj)

Biznes
1. Pasaporta ose Karta e Identitetit
2. Ektrakti i QKR-së (kopja e printuar nga faqja zyrtare e Internetit).   www.qkr.gov.al
3. Formulari i Deklarimit të Pagesës së Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore për Punonjësit, kopja e printuar nga faqja zyrtare e tatimeve. www.tatime.gov.al
4. Vula ( vetëm në rastin e një biznesi të madh ) 

Pagesat

1.Numri juaj hapet brenda 24 orësh nga momenti i identifikimit të pagesës së kryer.  
2.Ju mund të shlyeni individualisht detyrimet e numrit tuaj vetëm pasi të keni rënë dakort me administratorin e grupit tuaj për mënyrën e pagesës, në mënyrë që të shmangni pagesa të dyfishta.  
3.Nëse keni një marrëveshje të nënshkruar për tërheqjen e detyrimeve tuaja të numrit Vodafone nga llogaria bankare, ju nuk duhet të kryeni pagesa cash në mënyrë që të shmangni pagesat e dyfishta.  

Kam humbur telefonin

  • Kyçni dhe bllokoni telefonin nëpërmjet Vodafone Protect nëse e keni shkarkuar më parë aplikacionin.
  • Bllokoni ose transferoni telefonatat në një numër tjetër duke u drejtuar në një dyqan Vodafone , plotëso formën online  ose telefono falas 24/7 Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit  140/ 149.
  • Kryeni zëvendësimin e  kartës në dyqanet Vodafone, shoqëruar me kartë identiteti ose pasaportë. Kini parasysh që proçedura mund të kryhet vetëm nga personi në të cilin është regjistruar numri.
  • Karta bëhet aktive menjëherë . Zëvendesimi i kartës kushton 400 Lekë me TVSH.  
  •  
  • Tërhiqni kontaktet e telefonit nëpërmjet Vodafone Contact nëse e keni shkarkuar më parë aplikacionin.

Ndryshimi i të dhënave/ pronësisë së numrit

  • E vetmja mundësi për të ndryshuar të dhënat e numrit është të vizitoni një nga dyqanet Vodafone së bashku me personin që e ka regjistruar fillimisht numrin në emrin e tij.
  • Të dy duhet të jeni të pranishëm dhe të pajisur me mjetet përkatëse të identifikimit ( pasaportë ose kartë identiteti ) .
  • Nëse ju jeni personi që e keni regjistruar fillimisht numrin dhe dëshironi të përditësoni të dhënat tuaja ( P.Sh numrin e mjetit të identifikimit ), mjafton të vizitoni një dyqan Vodafone për të bërë një kërkesë pa pagesë.

Info mbi llogarinë me kontratë (145)

Dërgoni me mesazh në numrin 145, si tekst shkronjën A dhe brenda pak sekondash do të merrni një mesazh informues në Shqip për llogarinë e shpenzuar nga ju pa përfshirë TVSH, pagesën fikse mujore të shërbimit  apo dhe pagesa të tjera fikse mujore deri në momentin e shpjeguar në mesazh. 
 
Gjithashtu, në qoftë se dërgoni me mesazh në numrin 145, si text shkronjën "E" mesazhi informues për llogarinë tuaj mujore do të jetë në Anglisht.

  • Shërbimi është i vlefshëm vetëm për abonentët e programit me kontratë.
  • Mesazhi informues është pa pagesë .
  • Në rast se dërgoni një mesazh që përmban shkronja të tjera përveç A dhe E, atëherë nuk do të mund të merrni informacion mbi llogarinë tuaj.
  • Në qoftë se klienti sapo ka filluar të përdorë abonimin me kontratë, dhe dërgon një mesazh në numrin 145 atëherë informacioni për llogarinë e tij/saj mujore mund të ofrohet vetëm 24 orë pas telefonatës së parë të kryer nga ky abonent.
  • Për më shumë informacion telefononi Shërbimin e Kujdesit për Klientin, në numrin 149 ose vizitoni dyqanet e Vodafone në mbarë vendin. 

Vodafone eShop

Kushte dhe afate te perdorimit

1. Keto Kushte dhe Afate perbejne te gjithe Marreveshjen ndermjet Jush, Klienti i Vodafone dhe Vodafone Albania Sh.A (Vodafone ose Ne, VFAL perkatesisht) ne lidhje me perdorimin e dyqanit tone online (me poshte referuar si “Vodafone eShop”). Vodafone Albania Sh.A eshte nje shoqeri aksionere e thelemuar me Vendim te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane Nr. 25766, date 10 Maj 2001, me seli ne: Autostrada Tirane- Durres, Rr. “Pavaresia”, Nr. 61, Kashar, Tirane, Shqiperi, me Nipt: K11715005L.

2. Keto Kushte dhe Afate zbatohen per blerjet e kryera nepermjet Vodafone eShop, pervec Kushteve dhe Afateve te Pergjitshme qe zbatohen per perdorimin nga ana juaj te vodafone.al website. Ju lutemi klikoni ketu per te pare variantin elektronik te plote te kushteve dhe afateve te pergjithshme.

3. Vodafone eShop ju ofron mundesine te perdorni sherbime te ndryshme; te shihni me shume produkte, t’i krahasoni dhe bleni produktet online ne internet nen seksionin Vodafone eShop. Vodafone eShop ju ofron informacion me ane te nen-seksioneve te ndryshme te saj.

4. Ky sherbim ju ofrohet vetem me kushtet si me poshte: a. Ju duhet te jeni rezident ne Republiken e Shqiperise dhe te paraqisni adresen perkatese; b. Duhet te jeni 18 vjec ose me shume; c. Duhet te keni nje karte te vlefshme krediti ose debiti ne emrin tuaj;

5. Ju keshillojme t’i lexoni keto Kushte dhe Afate sa here deshironi te beni nje blerje duke qene se keto Kushte dhe Afate mund te ndryshojne here pas here me vendim te Vodafone. Kur beni nje porosi ne faqen tone, kjo nenkupton se i keni pranuar dhe jeni dakord me keto Kushte dhe Afate.

 

Sherbimi Vodafone eShop

Ne do t’ju ofrojme akses pa pagese ne elementet e Sherbimit por ju mund te keni shpenzime dhe kosto te tjera per navigimin ne internet ne perputhje me cmimet e planit tuaj tarifor nese vizitoni faqen web permes telefonit tuaj celular duke perdorur Vodafone Mobile Broadband. Sherbimi Vodafone eShop eshte ne pronesi te Vodafone; Ju pranoni se titulli dhe te drejtat e plota te pronesise per Sherbimin do te mbeten nen pronesine ekskluzive te Vodafone dhe Ju nuk do te tentoni te kopjoni, modifikoni, ndryshoni Sherbimin ne asnje menyre apo te nen-licensoni apo jepni me qira Sherbimin Vodafone eShop.

Sherbimi ju mundeson te:

a. Shihni pajisjet e disponueshme qe shiten permes Vodafone eShop. Ju mund te Shfaqni permbajtjen duke e klasifikuar ate me ane te zgjedhjeve, kategorive apo elementeve te tjere.

b. Duke krahasuar elementet e disponueshem, duke shtuar dhe/ose hequr deri ne 4 pajisje, ndersa shfaqet nje krahasim analitik i bazuar ne elementet kryesore. Kjo ju ndihmon te beni krahasimin ndermjet elementeve te pajisjeve.

c. Blerja e pajisjes/pajisjeve te perzgjedhura. Kur klienti i Vodafone shtyp tastin “Shto ne shporte” per artikullin/artikujt e perzgjedhur, klientit do t’i kerkohet te “Procedoje me blerjen” dhe me pas te “hyje” me kredencialet e aplikacioneve te My Vodafone apo te regjistrohet. Pas perfundimit me sukses te procesit te regjistrimit, klienti do te drejtohet ne faqen e pageses e-Commerce. Vodafone nuk do te grumbulloje te dhena financiare personale qe klientet kane dhene gjate ketij procesi. Klientet Vodafone te cilet nuk kane deshire te regjistrohen dhe kategorte e tjera te klienteve do te mund ta kryejne procesin e blerjes ne statusin Vizitor. Te gjithe klientet me statusin Vizitor nuk do te kene mundesi te krijojne nje historik te profilit te tyre, ndersa Vodafone do te ruaje hollesite e porosive te klienteve Vizitore te regjistruara.

d. Produkti/produktet jane te pajisura me informacionin e nevojshem per perdorim dhe kane te integruar garancite e ofruara nga prodhuesi. Te gjitha hollesite mbi produktin dhe pershkrimi i plote i porosise listohen ne hollesite e aparatit ne faqen e Vodafone eShop.

Kryerja e Blerjes

a. Kur zgjidhni te blini nje aparat do t’ju kerkohet te paraqisni hollesi te caktuara personale dhe te pageses. Informacioni qe ju na jepni per kryerjen e blerjes duhet te jete i plote dhe i sakte. Ne vecanti, ju duhet te siguroheni se jeni te legjitimuar dhe keni te drejta te plota per perdorimin e kartes se kreditit apo debitit te perdorur per blerjen dhe se keni fonde te mjaftueshme per te mbuluar shpenzimin perkates. Ne pranojme pagesa vetem nga disa lloje kartash krediti te caktuara. Nuk pranohen para cash apo ceqe. Kartat e kreditit qe ju perdorni duhet te jene te vlefshme ne daten e kryerjes se blerjes. Ne pranojme pagesa per aparatet sipas udhezimeve te dhena.

b. Cmimet per Pajisjet citohen ne Leke. Te gjitha cmimet perfshijne tatimin mbi vleren e shtuar (TVSH) me normen e caktuar (momentalisht 20%).

c. Kur paraqisni hollesite per kryerjen e blerjes, karta e kreditit kontrollohet nga platforma e pageses eCommerce Connect ne bashkepunim me Bank (banka partnere) e cila eshte partnere e Vodafone per Vodafone e-Shop. Ne do t’ju dergojme nje email qe konfirmon marrjen e porosise tuaj; ky email nuk perben pranim te porosise tuaj. Porosia nuk do te quhet e pranuar dhe nuk do te kete marreveshje ndermjet nesh deri sa produkti/ produktet t’ju dergohen. Karta juaj e kreditit do te faturohet per cmimin e Produktit/Produkteve.

d. Nese banka partnere refuzon te autorizoje karten tuaj te kreditit per pagese apo nese Produktet nuk jane gjendje ose per ndonje arsye tjeter legjitime, ne do t’ju njoftojme ne lidhje me kete.

e. Pranimi i ofertes – Ne do te konfirmoje pranimin duke ju derguar nje e-mail qe konfirmon se Produktet jane derguar (Konfirmim Dergimi). Kontrata ndermjet nesh do te konsiderohet se ekziston kur ne t’ju dergojme Konfirmimin e Dergimit.

f. Mungesa e Produktit – nese ne nuk do te jemi ne gjendje t’ju ofrojme nje Produkt te caktuar, per shembull per shkak se nuk ka me gjendje te Produktit perkates ose per shkak se ka ndodhur nje gabim ne cmim ne faqen tone sipas pershkrimit ne nenin 7/h me poshte, ne do t’ju njoftojme (me ane te nje emaili) dhe nuk do ta procedojme porosine tuaj. Nese e keni paguar Produktin, ne do t’ju rimbursojme shumen e plote brenda periudhes prej 30 ditesh nga data kur eshte bere porosia.

g. Gabimet ne Cmime – ne faqen tone ka nje numer te konsiderueshem Produktesh. Mundesia qe Produkte te caktuara te kene cmime te gabuara ekziston gjithmone, pavaresisht perpjekjeve tona qe kjo gje te mos ndodhe. Nese zbulojme se ka ndodhur nje gabim ne cmimin e Produkteve qe keni porositur, ne do t’ju njoftojme per kete gabim dhe do t’ju japim mundesi te vazhdoni me blerjen e Produktit ne cmimin e duhur apo te anuloni porosine tuaj. Ne nuk do te procedojme porosine tuaj deri sa te marrim udhezimet tuaja. Nese nuk arrijme t’ju kontaktojme me ane te kontakteve qe keni dhene gjate kryerjes se porosise, ne do te anulojme porosine dhe do t’ju njoftojme me shkrim ne lidhje me kete.

h. Me dhenien e konfirmimit online nga ana jone per blerjen tuaj, porosia nuk mund te anulohet me ne kete faze. Sidoqofte, ne zbatojme nje politike per kthimin e artikujve te blere ne perputhje me legjislacionin Shqiptar sipas se cilit produkti i blere mund te kthehet brenda 14 ditesh nga data e dergimit. Hollesite e metejshme te politikes se kthimit paraqiten ne faqen online. Nese deshironi te ktheni nje produkt, ju duhet te zbatoni Politiken e Kthimit te Produkteve, te printoni formularin e kthimit nga faqja on-line, ta plotesoni formularin dhe te na e dergoni ate se bashku me artikullin qe deshironi te ktheni. Ju lutemi vini re se per kthimin e Produktit/Produkteve ne ju kerkojme faturen origjinale si dhe emrin dhe adresen e plote. Pa patur kete informacion ne nuk do te jemi ne gjendje te identifikojme artikujt e kthyer qe ju perkasin juve dhe nuk do te jemi ne gjendje te procedojme me kthimin/rimbursimin.

i. Vini re se dergimi ne adresen e percaktuar nga ana juaj per porosine e bere online duhet te kryhet brenda afatit kohor te percaktuar ne Informacionin e Dergimit. Bashkelidhur Produktit/Produkteve ju do te merrni nje fature me TVSH. Ju duhet te plotesoni formularin e derguar dhe faturen me TVSH qe do t’ju dorezoje korrieri. Dergesat nuk do te behen ne adresa apo kuti postare jashte territorit te Republikes se Shqiperise. Ne rast te nje vonese apo mos dergim te produktit/sherbimeve, ju duhet te kontaktoni menjehere Sherbimin e Kujdesit per Klientin ne adresen e emailit nakontaktoni@vodafone.com ose duke telefonuar numrin 140 nese jeni klient me para pagese ose numrin 149 nese jeni klient me kontrate, ku do t’ju ndihmojne per zgjidhjen e problemit tuaj.

j. Ju mbani pergjegjesi per informacionin qe ju dorezoni, prandaj ju duhet te paraqisni informacion personal te vlefshem kur kryeni nje Blerje. Ne do ta dergojme porosine tuaj ne adresen qe ju keni dhene dhe nuk mbajme pergjegjesi nese porosia nuk merret nga ju personalisht.

Informacioni i dergeses

Ne do ta dergojme porosine tuaj pa pagese sipas afateve me poshte per secilin destinacion:

- Rrethi Tirane- brenda 24 oresh (dite pune)

- Ne pjesen tjeter te vendit – brenda 48 oresh (dite pune)

Per qellime te nenit si me siper, ditet e punes do te percaktohen sipas parashikimeve te Kodit Shqiptar te Punes.

Paketimi eshte i demtuar apo i hapur

Nese ne prani te korrierit (gjate procesit te dorezimit) ju vereni se paketimi eshte i hapur apo i demtuar, ju mund t’ia ktheni menjehere porosine korrierit duke plotesuar formularin e Autorizimit te Kthimit te Porosise, te cilin e gjeni brenda pakos ose mund ta printoni nga ketu. Ne rast se paketimi eshte i hapur ose i demtuar MOS E NENSHKRUANI voucher-in qe ju ka dhene korrieri; thjesht plotesoni formularin e (Autorizimi per Kthim) dhe jepjani ate korrierit jo me vone se sa procesi i dorezimit (nga korrieri drejt jush).

Informacioni Juaj

a. Vodafone mund te perdore informacionin personal qe ju i keni dhene per te kryer blerjen per qellime tona te brendshme. Qellimet ne fjale pershkruhen ne kushtet dhe afatet e pergjithshme per abonentet me parapagese dhe me kontrate dhe ne Politiken tone te Privatesise. Per te ofruar sherbimet qe kemi pershkruar ne keto kushte dhe afate, mund te linde nevoja qe informacionin tuaj personal dhe informacionin ne lidhje me pagesat t’ia dergojme pales tone te trete - bankes. Dergimi i ketij informacioni eshte i nevojshem per perpunimin e pagesave dhe per te garantuar dergimin e produktit/produkteve. Kryerja e blerjes nga ana juaj dhe perdorimi i faqes se internetit perben miratimin tuaj per kete perdorim, perpunim dhe dhenie informacioni.

b. Vodafone mund t’ju kontaktoje here pas here nepermjet postes, email-it, mesazheve apo telefonit per t’ju dhene informacion ne lidhje me produktet e reja, sherbimet, uljet apo informacion tjeter qe ne mendojme se mund te jete me interes per ju. Nese do te preferonit te mos e merrni kete informacion, ju lutemi shenjoni opsionin "opt out" gjate berjes se porosise.

c. Ju do te na jepni vetem informacion te sakte dhe te plote kur ju kerkohet. Ju lutemi, lexoni me kujdes politiken tone te privatesise per t’u informuar se si dhe perse ne e perdorim informacionin tuaj personal si dhe hollesite mbi te drejtat tuaja mbi kete informacion.

Te drejtat e Pronesise Intelektuale

Zgjidhja Vodafone e-Shop eshte prone e Vodafone Albania Sh.A.. Ju nuk mund ta riprodhoni, kopjoni, dublikoni, shisni, ri-shisni, jepni me qira apo ta tregtoni Sherbimin (apo nje pjese te tij) per asnje qellim. Me pranimin e ketyre kushteve dhe afateve Ju nuk perfitoni te Drejta te Pronesise Intelektuale apo te drejta te tjera te lidhura me to, duke perfshire patenta, dizenjo, marka tregtare dhe te drejta te autorit ne lidhje me permbajtjen e Vodafone e-Shop. Te Drejtat e Pronesise Intelektuale te Vodafone e-Shop mbrohen nga ligji Shqiptar ne fushen e te Drejtave te Pronesise Intelektuale si dhe marreveshjet perkatese nderkombetare.

Kufizimi i pergjegjesise

Faqja www.vodafone.al (duke perfshire Vodafone e-Shop) ofrohen “sic jane” dhe te gjitha kushtet dhe garancite te shprehura ose te nenkuptuara nga legjislacioni vendas perjashtohen per aq sa lejohet nga ligji. Pa paragjykim ndaj sa me siper, ne nuk japim garanci dhe nuk deklarojme se perdorimi i faqes do te jete i panderprere, do te ofrohet ne kohen e duhur apo pa gabime. Nese nuk eshte parashikuar ndryshe, ne nuk mbajme pergjegjesi per humbjet, demet (te ndryshme nga humbja e jetes apo demtimi fizik i shkaktuar nga ngelizhenca), kostot apo shpenzimet (duke perfshire humbjen e perdorimit, te dhenave, perfitimeve, kursime te biznesit apo te parashikuara) qe lindin nga ose jane shkaktuar ne lidhje me perdorimin e faqes, te bazuara ne kontrate ose jo, edhe nese ne ose furnitoret tane jane keshilluar ne lidhje me mundesine per keto humbje, deme, kosto apo shpenzime. Eshte pergjegjesia juaj te vleresoni informacionin ne lidhje me Produktin/Produktet e ofruara ne kete faqe dhe te vendosni ne lidhje me pershtatshmerine e ketyre Produkteve per nevojat tuaja.

Mungesa e transferimit te Sherbimit

Ju nuk mund te jepni apo te merrni me qira, te licensoni apo te jepni hua apo te kaloni te drejtat tuaja ne luidhje me Vodafone e-SHOP nje personi tjeter.

Te pergjithshme

a. Ne mund te modifikojme, pezullojme apo te pushojme vazhdimin e sherbimit Vodafone e-Shop ne cdo kohe duke dhene ose jo njoftim dhe pa asnje detyrim ndaj jush. Nderprerja e sherbimit mund te ndodhe per aresye te vlefshme teknike, operacionale apo komerciale. Ne nuk garantojme se funksionalitete te caktuara, elemente, informacion apo Produkte qe promovohen ne faqen e internetit do te jene te disponueshme per t’u blere nga ana juaj ne cdo kohe. Produktet do te jene te disponueshme nese jane gjendje dhe ne rezervojme te drejten te ndryshojme apo modifikojme Produktin e promovuar ne Vodafone e-Shop apo cmimet ne cdo kohe.

b. Ju pranoni:

1. Te permbushni te gjitha kerkesat tona te aresyeshme apo udhezimet tona ne lidhje me perdorimin e sherbimeve Vodafone e-Shop;

2. Te permbushni te gjitha kerkesat apo udhezimet e nje autoriteti te legjitimuar ne lidhje me perdorimin e Vodafone e-Shop apo internetit ne kuptimin e gjere ose per hetimin e shkeljeve te pretenduara.

3. Te zbatoni te gjitha ligjet e zbatueshme dhe rregulloret (duke perfshire te drejtat e autorit dhe ligjet per mbrojtjen e pronesise intelektuale);

4. Te mos shperndani, shkarkoni, ngarkoni apo transmetoni materiale qe permbajne viruse te demshme, Trojane, worms, time bombs, cancelbots, apo programe te tjera te demshme;

5. Te mos tentoni te merrni akses te paautorizuar apo te nderhyni ne kete faqe, te demtoni perdoruesit e tjere, sistemet kompjuterike apo rrjetet e lidhura me to;

6. Te mos fshihni origjinen e komunikimeve te transmetuara apo te shtiret si nje person apo ent tjeter;

7. Te na njoftoni menjehere ne lidhje me shkeljet e sigurise apo pretendimet apo procedim ligjor kundrejt jush ne lidhje me perdorimin e Vodafone e-Shop;

c. Ne mund te pezullojme apo perfundojme aksesin tuaj ne kete faqe teresisht ose pjeserisht dhe duke dhene ose jo njoftim per aresye te vlefshme duke perfshire, por pa u kufizuar me mos zbatimin nga ana juaj te detyrimeve te percaktuara ne kushtet dhe afatet e pergjithshme, ne ligjet perkatese, licensat, rregulloret, direktivat, kodet apo praktikat apo politikat e zbatueshme te perdorimit; ose ne rast se ju nuk arrini te shlyeni detyrimet perkatese ndaj nesh ose nese ju na jepni informacion te rreme, corientues apo te pasakte ne cdo kohe; ose nese ne pezullojme sherbimin ne faqen e internetit.

d. Ne ushtrimin e te drejtave tona sipas parashikimeve te Nenit 12 paragrafi c) nuk do te kete paragjykim ndaj apo ndikim ne ushtrimin e te drejtave te tjera apo masave te tjera qe ne kemi te drejte te ushtrojme. Ne nuk do te kemi detyrim ndaj jush apo nje pale te trete ne lidhje me pezullimin apo perfundimin e aksesit nga ana juaj te faqes.

e. Keto kushte dhe afate pergatiten ne Shqip dhe Anglisht, drejtohen nga ligji shqiptar dhe ne dhe ju i nenshtrohemi parashikimeve ekskluzive te juridiksionit te Gjykatave te Shqiperise. Nese nje pjese e ketyre kushteve dhe afateve rezulton te jete e pavlefshme apo e pazbatueshme, parashikime te tjera te vlefshme dhe te zbatueshme te peraferta ne qellim do te konsiderohen se mbizoterojne ndaj ketyre parashikimeve te pavlefshme apo te pazbatueshme dhe kushtet dhe afatet e tjera nuk do te ndikohen nga kjo pavlefshmeri apo pazbatueshmeri.

f. Nese keni komente apo kerkoni sqarime te metejshme ne lidhje me kushtet dhe afatet e Vodafone e-Shop, ju lutemi na kontaktoni me email ne: nakontaktoni@vodafone.com ose ne numrin e suportit 140 nese jeni klient me parapagese dhe ne numrin 149 nese jeni klient me kontrate.

Shtojce A

Promocioni Bazaar 2015-2016 Kushteve dhe Afateve te Vodafone eShop do t’u aplikohen dhe kushtet e meposhtme te promocionit Bazaar 2015-2016. a. Vodafone Albania eShop do te ofroje vetem nje sasi te limituar te produkteve Bazaar 2015

b. Vizitoret (klientet e paidentifikuar ne Vodafone eShop) nuk mund te blejne ne Vodafone eShop Bazaar 2015

c. Klientet Vodafone mund te blejne VETEM NJE PRODUKT te vetem gjate promocionit Bazaar

d. Kohezgjatja e promocionit Vodafone Bazaar eshte 18.12.2015 deri me 29.02.2016 (vetem ne rast se sasia e paracaktuar e produkteve nuk perfundon perpara ketij afati).

Të lutem prit