Vodafone Distinction Bursary Fund


Vodafone Distinction Bursary Fund
Fondacioni Vodafone Albania prezanton një iniciativë të re me qëllim fuqizimin e brezit të ri me aftësi dhe njohuri dixhitale. Vodafone Distinction Bursary Fund është një program bursash i dedikuar studentëve që kanë aplikuar dhe janë pranuar nga universitetet ndërkombëtare për studime masteri dhe kanë aftësi të kufizuara financiare për të përballuar shkollimin.

“Vodafone Distinction Bursary Fund” i ofron të diplomuarve dhe profesionistëve të rinj shqiptarë, një mundësi unike për diploma master profesionale dhe shkencore në degë që kërkojnë aftësi dixhitale që mund të përfshijnë por nuk limitohen në: TIK, Inovacion, IT, Telekomunikacion, Inxhinieri Software, Robotikë, Prodhim Filmi dhe Animacion, Marketing Dixhital, Programim.

Bursa e Distrinction Bursary Fund mbulon plotësisht ose një pjesë të tarifave të shkollimit.

Distinction Bursary Fund do të përzgjedh deri në 4 studentë të shkëlqyer përmes kritereve të përsosmërisë dhe aftësive dixhitale.”

Kush mund të aplikojë?

  • Çdo Shtetas Shqiptar rezident në Shqipëri;
  • Kushdo që ka aplikuar dhe është pranuar një prej universiteteve më të mira ndërkombëtare për të kryer studimet master në një prej fushave të lartpërmendura, duke nisur nga viti akademik 2019-2020.
  • Ata që kanë aftësi dhe talent të spikatur në fushën dixhitale.
  • Ata që janë të gatshëm të kthehen në Shqipëri pas përfundimit të studimeve të tyre dhe të kryejnë një praktikë 6 mujore në Vodafone Albania.
  • Ata që nuk kanë studiuar më parë ose kanë një diplomë tjetër masteri.

Si të aplikoni?

Ju lutem dërgoni me email tek foundation.al@vodafone.com   materialet e mëposhtme të aplikimit  (madhësia e emailit nuk duhet të kalojë 10 MB): 

  1.  Video personale ku ndani historinë, kualifikimet dhe aftësitë tuaja. Na tregoni se kush jeni dhe pikat tuaja më të forta në një video jo më të gjatë se 2-3 minuta. Videon mund ta   dërgoni me wetransfer link për të mos kaluar limitin e madhësisë së emailit aplikues.
  2. Letrën e pranimit nga universiteti  ndërkombëtar që keni aplikuar dhe jeni pranuar për të nisur studimet master në vitin akademik 2019-2020. Bashkangjisni gjithashtu kurset që do të ndiqni dhe tarifat e studimit për këtë master. Çdo informacion tjetër lidhur me fushën e studimit do të vlerësohet.
  3. Curriculum Vitae
  4. Letër ose dokument që provon mundësi të limituara për të përballuar kostot e studimit master. (psh deklaratat e të ardhurave personale dhe/ose familjare dhe çdo provë tjetër relevante për kriteret).
  5. Aplikimi do të jetë i hapur deri në 19 Qershor 2019.

Tik Tok - June 19th is approaching

Kriteret e përzgjedhjes së fituesve

Pasi të keni aplikuar, bordi i Fondacionit Vodafone Albania i përbërë nga pesë anëtarë do të vlerësojë çdo student për:

  • my-vodafone
    Karakter të spikatur bazuar në videon me të cilën do aplikoni
  • rank_lith_icn_Pioneer
    Letra e pranimit nga universiteti 
  • rank-genius
    Renditja botërore e universitetit në të cilin keni aplikuar
  • rank_lith_icn_Wizard
    Kualifikimet profesionale dhe eksperiencat bazuar në CV tuaj
  • rank_lith_icn_Badge_title
    Aftësitë dixhitale
  • rank_lith_icn_Pro
    Financa të kufizuara për të ndjekur studimet tuaja

Pyetje dhe përgjigje të tjera të mundshme

A ka kufizime moshe?

Çdo individ deri në 35 vjeç.

Une jam pranuar nga një Universitet i mirënjohur për master online. A mund te aplikoj për bursë? 

Distinction Bursary Fund i jep prioritet studimeve me kohë të plotë, megjithatë në proces vlerësimi do të përfshihen edhe masterat online. 

Unë jam tashmë i regjistruar në një master në një Universitet Ndërkombëtar. A mund të kualifikohem për ndonjë bursë të mundshme?

Kjo bursë vlen vetëm për ata që fillojnë për herë të parë studimet master në vitin 2019-2020.

A përfshin kjo bursë ndonjë fond për diplomë bachelor në fushën dixhitale?

Ky fond bursash është i dedikuar vetëm për ata që ndjekin masterin.

Unë jam një qytetar shqiptar që jeton jashtë vendit dhe kam aplikuar për master në fushën e kërkuar. A kam të drejtë të përzgjidhem? 

Bursa është krijuar për të mbështetur vetëm shtetasit shqiptarë që banojnë në Shqipëri.

Unë nuk kam një diplomë bachelor, por jam pranuar për një studim të nivelit master. A kam të drejtë të përzgjidhem? 

Po, disa studime master kërkojnë një portofol profesional pavarësisht diplomës bachelor. Nëse letra e pranimit nga universiteti është dorëzuar, e drejta për të marrë fonde është e vlefshme.

A ka ndonjë formular aplikimi online? 

Nuk ka formular aplikimi online. Ju lutemi shihni udhëzimet e mësipërme mbi mënyrën e aplikimit.

Si mund ta di që aplikimi im është marrë?

Një email konfirmimi do të dërgohet pas pranimit të aplikimit. Nëse aplikimi nuk është i plotë, ju do të njoftoheni për të dorëzuar informacionin shtesë.

A duhet të bëj një njoftim në Universitetin tim se unë kam aplikuar për marrjen e një fondi të mundshëm bursash?

Në qoftë se kandidati është përzgjedhur, do të lidhet një kontratë dhe shuma do të disbursohet direkt në universitet duke mbuluar shumën e pranueshme. 
Të lutem prit