Detajet e paketës Vodafone 4G Fly
- Me këtë paketë ju keni mundësinë të keni dhe BONUS 250 MB për të vazhduar lundrimin në internet edhe për 1 orë pasi të ka mbaruar interneti i paketës.
- Minutat kombëtare janë të vlefshme drejt të gjithë operatorëve kombëtarë fiks dhe celularë.
- SMS-të kombëtare/ndërkombëtare janë të vlefshme drejt të gjithë destinacioneve kombëtare dhe ndërkombëtare.
- SMS-të drejt Vodafone janë të vlefshme brenda Vodafone.
- Minutat ndërkombëtare janë të vlefshme me të gjithë operatorët në Rumani, Austri, Bullgari, Suedi, Poloni, Norvegji, Kinë, Slloveni, Greqi, Itali, Francë, SHBA, Kanada, Mbretëri e Bashkuar, Gjermani, Turqi, Zvicër, Belgjikë, Hollandë, Spanjë, Maqedoni, Kosovë, Serbi, Mal i Zi, Kroaci, Republikë Ceke, Danimarkë, Irlandë, Luksemburg, Hungari.
- Ju mund të blini një paketë të re edhe nëse paketa aktuale nuk ka përfunduar. Detaje mbi riblerjen e paketave si më poshtë.
- Ju mund të kontrolloni njësitë e mbetura të paketës tuaj nëpërmjet:
- SMS me tekst bosh në numrin 131
- menusë #123#
- aplikacionit My Vodafone
- Thirrjet drejt destinacioneve që nuk janë të përfshira në paketë do të tarifohen sipas ҫmimeve standarte të Vodafone.
- Nëse keni aktivizuar shërbimin SOS Credit Top Up, vlera që i detyroheni Vodafone do të zbritet nga rimbushja dhe më pas balanca e mbetur do të konsiderohet për aktivizimin e paketës.
Tarifimi bëhet si më poshtë:
- Tarifimi i MB do të bëhet në blloqe prej 10 KB.
- Koha fillestare e tarifimit është 60+60 sekonda për thirrjet drejt rrjetit Vodafone dhe drejt destinacioneve kombëtare/ndërkombëtare.
- Vlefshmëria e paketës është 30 ditë.
- Kjo ofertë është e vlefshme deri më 31 Maj 2021.
- Çmimet e lartpërmendura përfshijnë TVSH.
- Mund të blini deri në 3 paketa në muaj.
Aktivizimi
- Nëpërmjet aplikacionit My Vodafone
- Vizito dyqanin më të afërt Vodafone
- Telefono #123#
- Telefono në numrin 131
Detaje mbi riblerjen e paketave.
- Ju mund të ribleni një paketë të re 30 ditore, por paketa aktuale 30 ditore me njësitë e mbetura do të anullohet.
- Me anullimin e paketës 30 ditore, ju nuk do të mund të përdorni njësitë e saj apo të kërkoni kthimin e shumës së shpenzuar për blerjen e saj.
- Vlefshmëria do të jetë sipas paketës së re 30 ditore.
- Ju mund të blini një paketë të re 10 ditore edhe nëse nuk ka kaluar afati i skadencës, por keni përfunduar të gjithë elementet e paketës 30 ditore
Të lutem prit